08:26 May 11, 2011
Po, njëri shpjegim do të ishte ai teksa ka edhe kuptime të tjera si p.sh.:
- heqje e porosisë,
- porosi e paanshme,
- prezumimi ligjor (ekzistenca e fakteve që nuk mund të vihen në diskutim),
- prekluzivitet (afate të përcaktuara me ligj),
të cilat jane të gjitha terma ligjorë që vlejnë për termin në fjalë por që nuk mund të përcaktohet nga kaq pak kontekst.
Për më tepër jam në dyshim edhe për kuptimin e termit "principal" i cili mund të përkthehet në disa forma si "principali", "paditësi" (nëse bëhet fjalë për padi) ose "ankuesi" (nëse bëhet fjalë për ankim vendimi).
Mgjt mesa kuptoj behet fjalë për padi në lidhje me një marrëveshje gojore për një pasuri të paluajtshme. Dhe në fjalinë në fjalë paditësi/ankuesi kërkon ose tjetërsimin e principalit (çmimit të rënë dakort sipas marrëveshjen gojore) ose kërkon heqjen e porosisë (të drejtën e dhënë).
Një tjetër teori është në kuadrin e fitimit të titullit të pronësisë në mirëbesim që në thelb është e drejta e fitimit të pronësisë mbi një pasuri të paluajtshme të mbajtur në mirëbesim nga një subjekt (pasi kanë kaluar periudha kohore të përcaktuara me ligj). |