KudoZ home » English to Albanian » Law (general)

Detention Centres / Detention Advisor

Albanian translation: Qendër paraburgimi / Këshilltar i qendrës së paraburgimit

Advertisement

Login or register (free and only takes a few minutes) to participate in this question.

You will also have access to many other tools and opportunities designed for those who have language-related jobs
(or are passionate about them). Participation is free and the site has a strict confidentiality policy.
GLOSSARY ENTRY (DERIVED FROM QUESTION BELOW)
English term or phrase:Detention Centres / Detention Advisor
Albanian translation:Qendër paraburgimi / Këshilltar i qendrës së paraburgimit
Entered by: Fabiana Papastefani-Pezzoni
Options:
- Contribute to this entry
- Include in personal glossary

19:04 Apr 3, 2007
English to Albanian translations [PRO]
Law/Patents - Law (general) / Immigration Legislation & Practices
English term or phrase: Detention Centres / Detention Advisor
"Please got o the detention centre and ask to speak to the detention duty advisor"
Ju përshëndes. Ne (sidomos shqiptarët në fillim të viteve nëpër vende ku emigruan) në gjuhën e përditshme u themi "kampe refugjatësh / nëpunësi i kampit të refugjatëve " më duket, por:
a) nuk jam e sigurt;
b) edhe sikur të jetë kështu, a është termi i saktë sipas jush?

Ju falenderoj, Fabiana
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Romania
Local time: 12:57
qendër paraburgimi / këshilltar i qendrës së paraburgimit
Explanation:
Fabi,
varet plotësisht nga konteksti i materialit që po përkthehet. Nëse bëhet fjala për "detention centers" të emigracionit këtu në SH.B.A., atëherë do ta përktheja si "qendër paraburgimi".
Këtu, kur vijnë emigrantë ilegalë, nuk i fusin në burgje, as nuk quhen kampe internimi, por janë thjesht "qendra paraburgimi". Përsëri, njerëzit kanë kufizime të caktuara, por të paktën nuk janë burgje. Kanë më shumë liri se burgjet e vërteta dhe ajo më kryesorja është se mbahen aty derisa të merret vendimi se çfarë do bëhet me ta: nëse do kthehen mbrapsht nga erdhën, apo nëse do t'u jepet mundësia të shkojnë në gjyq dhe rrjedhimisht të lirohen, apo edhe nëse do të lirohen me kusht, nën kujdesin e të afërmeve të tyre.

Nëse nuk ishte ky konteksti i materialit ku përdoret shprehja, atëherë në ç'kuptim përdoret?

Ah po, "Detention Advisor" do të ishte "këshilltar i qendrës së paraburgimit" nëse gjithmonë bëhet fjalë për kontekstin e përshkruar më lart.

Shënim mbi "kampet e refugjatëve". Këto në SH.B.A. të paktën, "kampet e refugjatëve" janë diçka krejt tjetër dhe krijohen vetëm në raste krizash, si p.sh. në rastin e refugjatëve që u sollën nga Kosova (dhe që jam e bindur që shumë prej kolegëve këtu i njohin mirë). Unë vetë pata mundësinë të punoj në njërin prej kampeve të refugjatëve kosovarë, nga maji 99-korrik 99 (deri në ditën e fundit) dhe kampet e refugjatëve janë gjë krejt tjetër nga "qendrat e paraburgimit".
Kampet e refugjatëve janë tamam si fshatra banimi, me kufij të caktuar, por ndryshimi kryesor është që njerëzit gëzojnë liri të madhe, ndryshe nga "detention centers".

Në kampet e refugjatëve ka ushqim, ujë, lojëra, qendra kompjuterash, këshilltarë për të biseduar, ndihmës në çdo kohë dhe në çdo vend.

Qendrat e paraburgimit, (edhe pse nuk i kam parë vetë), mesa kam dëgjuar nga përkthimet që bëj në telefon, janë të mbyllura dhe duken tamam si burgje. Njerëzit dalin jashtë me orar të caktuar dhe janë tepër të kufizuar.

Kampet e refugjatëve janë si parajsë për refugjatët në krahasim me qendrat e paraburgimit. E vetmja liri që nuk gëzohet e plotë në kampet e refugjatëve në SH.B.A. është dalja pa leje nga kufiri i "fshatit" ose i "kampit". Kampi i refugjatëve ku punova unë ishte në fakt një bazë ushtarake që u shndërrua në "refugee village" (kamp refugjatësh në gjuhën tonë).

Kampet e refugjatëve siç e shpreh edhe lart krijohen vetëm në raste krizash, ndërsa qendrat e paraburgimi janë në funksionim 24/7, pa asnjë pushim dhe gjatë gjithë kohës, pavarësisht nga krizat e përkohshme që mund të ndodhin në botë.

Besoj se e shpreha qartë ndryshimin e madh mes kampeve të refugjatëve dhe qendrave të paraburgimit në SH.B.A.

--------------------------------------------------
Note added at 2 orë (2007-04-03 21:12:25 GMT)

"nëpunës" apo "këshilltar": unë do të përdorja "këshilltar" pasi ka shumë lloje nëpunësish, por "këshilltar" është një vend i caktuar pune. Edhe një llogaritar quhet nëpunës, por ama ndryshon nga, ta zemë "këshilltari". "Këshilltarët" në qendrat e paraburgimit zakonisht janë nëpunësit që ndërmjetësojnë "njerëzit" që fmbahen aty me administratën e qendrës, marrin hollësi rreth gjyqit, lehtësojnë kontaktimin me avokatin ose të afërmit etj.

Note added at 8 hrs (2007-04-04 03:25:03 GMT)

:) :)
Shpresoj që kjo të jetë shtesa e fundit që bëj për këtë përgjigje Fabi.
Ndryshimi kryesor mes "kampit të refugjatëve" dhe "qendrës së paraburgimit" (në SH.B.A. të paktën) është se në kampet e refugjatëve, refugjatët/emigrantët sillen nga vetë qeveria, ndërsa në "qendrat e paraburgimit" futen ose mbahen emigrantët ilegalë, pra ata që vijnë ilegalisht dhe që sipas ligjit të vendit kanë shkelur ligjet duke hyrë ilegalisht në dhe të huaj. Mbasi kapen (zakonisht në aeroporte, ose përgjatë vijës kufitare), futen në qendrën e paraburgimit deri në marrjen e një vendimi (çfarëdo qoftë ai).
Selected response from:

Monika Coulson
Local time: 03:57
Grading comment
Monika, rrofsh. Përgjigja jote ishte plotësisht sqaruese. Shumë falemnderit. Fabiana :))
4 KudoZ points were awarded for this answer

Advertisement

Summary of answers provided
3 +2qendër paraburgimi / këshilltar i qendrës së paraburgimit
Monika Coulson

Answers

2 hrs   confidence: Answerer confidence 3/5Answerer confidence 3/5 peer agreement (net): +2
detention centres / detention advisor

Meets criteria
Specializes in field
Native speaker of: Native in AlbanianAlbanian
PRO pts in category: 16
Grading comment
Monika, rrofsh. Përgjigja jote ishte plotësisht sqaruese. Shumë falemnderit. Fabiana :))

Peer comments on this answer (and responses from the answerer)
agree  Orian Cuko
10 hrs
  -> Faleminderit Orian

agree  Edlira BABAMUSTA (MCIL): Shumë e saktë, pikërisht e njëjta gjë dhe në Angli 'Qendër Paraburgimi'
1 day50 mins
  -> Faleminderit Edlira
Login to enter a peer comment (or grade)

Return to KudoZ list

KudoZ™ translation help
The KudoZ network provides a framework for translators and others to assist each other with translations or explanations of terms and short phrases.

See also:

Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search