KudoZ home » English to Albanian » Medical

Health Care Agent

Albanian translation: Mëkëmbës për vendime shëndetësore

Advertisement

Login or register (free and only takes a few minutes) to participate in this question.

You will also have access to many other tools and opportunities designed for those who have language-related jobs
(or are passionate about them). Participation is free and the site has a strict confidentiality policy.
GLOSSARY ENTRY (DERIVED FROM QUESTION BELOW)
English term or phrase:Health Care Agent
Albanian translation:Mëkëmbës për vendime shëndetësore
Entered by: Monika Coulson
Options:
- Contribute to this entry
- Include in personal glossary

19:52 Jun 7, 2002
English to Albanian translations [PRO]
Medical
English term or phrase: Health Care Agent
I do not want to translate it as "agjent", so please give me some ideas.
Mira
Mëkëmbës për vendime shëndetësore
Explanation:
Ligji i Prokurës për vendimet shëndetësore lejon që ju të caktoni dikë që e besoni – për shembull një pjestar të familjes ose një mik të ngushtë - për të marrë vendime shëndetësore për ju, nëse nuk do të jeni më në gjendje të merrni vendime për veten.

Duke caktuar një mëkëmbës të autorizuar për vendime shëndetësore, mund të siguroheni që institucionet shëndetësore veprojnë sipas dëshirave tuaja. Personi i autorizuar prej jush mund të vendosë se si të zbatojë dëshirat tuaja me ndryshimin e gjendjes suaj mjekësore.

Spitalet, mjekët dhe institucionet mjekësore janë të detyruar t’i zbatojnë vendimet e mëkëmbësit të autorizuar prej jush, sikur të ishin tuajat. Ju mund t’i jepni personit që ngarkoni si mëkëmbësin tuaj për të marrë vendime shëndetësore për ju shumë autoritet ose pak, sipas dëshirës.

Ju mund ta lejoni mëkëmbësin e autorizuar t’i marrë të gjitha vendimet shëndetësore për ju, ose vetëm disa vendime të caktuara. Ju gjithashtu mund t’i jepni mëkëmbësit tuaj udhëzime, të cilat ai ose ajo duhet t’i zbatojë.

Mëkëmbësi juaj nuk mban përgjegjësi ligjore për vendimet shëndetësore të bëra në emrin tuaj me besim të mirë. Gjithashtu ai nuk mban përgjegjësi për koston e kujdesit mjekësor, vetëm sepse është mëkëmbësi juaj.

Mëkëmbësi juaj i autorizuar është i detyruar të marrë vendime të bazuara në dëshirat tuaja. Nëse i keni shprehur qartë dëshirat e veçanta, ose keni dhënë udhëzime të veçanta për mjekimet, mëkëmbësi juaj e ka për detyrë t’i zbatojë këto dëshira, përveçse rastit kur baza të forta për të besuar se dëshirat tuaja kanë ndryshuar ose nuk i përshtaten më rrethanave.

Është shumë e rëndësishme të dini se fuqia e mëkëmbësit tuaj të autorizuar për të marrë vendime shëndetësore në emrin tuaj merr fund me vdekjen tuaj, pra mëkëmbësi nuk merr dot vendime për dhurimin e organeve dhe indit/indeve.

Nëse zgjidhni një mjek si mëkëmbësin tuaj, ai duhet të zgjedhë nëse do të veprojë si mëkëmbës apo si mjeku juaj, sepse mjeku nuk mund t’i kryejë të dyja detyrat në të njëjtën kohë.

Çdo njeri 18 vjeç e sipër mund të bëhet mëkëmbës i autorizuar për marrjen e vendimeve shëndetësore. Personi që caktoni si mëkëmbësin tuaj të autorizuar ose si mëkëmbësin zëvendës (në rast se i pari nuk është në dispozicion), nuk mund të nënshkruajë si dëshmitar në formularin e Prokurës për vendime shëndetësore.

Mëkëmbësi i autorizuar për vendimet shëndetësore fillon të marrë vendime shëndetësore mbasi mjeku juaj vendos që ju nuk jeni më në gjendje të merrni vendime shëndetësore për veten. Por gjatë kohës që ju do të jeni në gjendje të merrni vendime shëndetësore për veten, ju e ruani këtë të drejtë.

Shpresoj që ky informacion t'ju ndohmojë sado pak. Nëse keni pyetje të tjera, mund të më shkruani direkt për t'ju dërguar disa materiale shtesë ose për t'ju treguar referenca të tjera. Mgjt besoj se ky informacion ishte mëse i bollshëm për këtë pyetje.

Përkthim të mbarë,
Monika
Selected response from:

Monika Coulson
Local time: 10:14
Grading comment
4 KudoZ points were awarded for this answer

Advertisement


Summary of answers provided
5 +2Mëkëmbës për vendime shëndetësore
Monika Coulson
4Perfaqesuesi/Kompania e Kujdesit ShendetesorKozeta Elzhenni


  

Answers


1 day7 hrs   confidence: Answerer confidence 4/5Answerer confidence 4/5
Perfaqesuesi/Kompania e Kujdesit Shendetesor


Explanation:
Mira te lutem na jep edhe disa shpjegime te tjera perreth kesaj.
Eshte Health Care Agent kompania a sigurimit shendetesor apo personi qe eshte caktuar te kujdeset per shendetin e dikujt ne qofte se personi eshte shume i semure?


Kozeta Elzhenni
Native speaker of: Native in AlbanianAlbanian
Login to enter a peer comment (or grade)

2 days1 hr   confidence: Answerer confidence 5/5 peer agreement (net): +2
Mëkëmbës për vendime shëndetësore


Explanation:
Ligji i Prokurës për vendimet shëndetësore lejon që ju të caktoni dikë që e besoni – për shembull një pjestar të familjes ose një mik të ngushtë - për të marrë vendime shëndetësore për ju, nëse nuk do të jeni më në gjendje të merrni vendime për veten.

Duke caktuar një mëkëmbës të autorizuar për vendime shëndetësore, mund të siguroheni që institucionet shëndetësore veprojnë sipas dëshirave tuaja. Personi i autorizuar prej jush mund të vendosë se si të zbatojë dëshirat tuaja me ndryshimin e gjendjes suaj mjekësore.

Spitalet, mjekët dhe institucionet mjekësore janë të detyruar t’i zbatojnë vendimet e mëkëmbësit të autorizuar prej jush, sikur të ishin tuajat. Ju mund t’i jepni personit që ngarkoni si mëkëmbësin tuaj për të marrë vendime shëndetësore për ju shumë autoritet ose pak, sipas dëshirës.

Ju mund ta lejoni mëkëmbësin e autorizuar t’i marrë të gjitha vendimet shëndetësore për ju, ose vetëm disa vendime të caktuara. Ju gjithashtu mund t’i jepni mëkëmbësit tuaj udhëzime, të cilat ai ose ajo duhet t’i zbatojë.

Mëkëmbësi juaj nuk mban përgjegjësi ligjore për vendimet shëndetësore të bëra në emrin tuaj me besim të mirë. Gjithashtu ai nuk mban përgjegjësi për koston e kujdesit mjekësor, vetëm sepse është mëkëmbësi juaj.

Mëkëmbësi juaj i autorizuar është i detyruar të marrë vendime të bazuara në dëshirat tuaja. Nëse i keni shprehur qartë dëshirat e veçanta, ose keni dhënë udhëzime të veçanta për mjekimet, mëkëmbësi juaj e ka për detyrë t’i zbatojë këto dëshira, përveçse rastit kur baza të forta për të besuar se dëshirat tuaja kanë ndryshuar ose nuk i përshtaten më rrethanave.

Është shumë e rëndësishme të dini se fuqia e mëkëmbësit tuaj të autorizuar për të marrë vendime shëndetësore në emrin tuaj merr fund me vdekjen tuaj, pra mëkëmbësi nuk merr dot vendime për dhurimin e organeve dhe indit/indeve.

Nëse zgjidhni një mjek si mëkëmbësin tuaj, ai duhet të zgjedhë nëse do të veprojë si mëkëmbës apo si mjeku juaj, sepse mjeku nuk mund t’i kryejë të dyja detyrat në të njëjtën kohë.

Çdo njeri 18 vjeç e sipër mund të bëhet mëkëmbës i autorizuar për marrjen e vendimeve shëndetësore. Personi që caktoni si mëkëmbësin tuaj të autorizuar ose si mëkëmbësin zëvendës (në rast se i pari nuk është në dispozicion), nuk mund të nënshkruajë si dëshmitar në formularin e Prokurës për vendime shëndetësore.

Mëkëmbësi i autorizuar për vendimet shëndetësore fillon të marrë vendime shëndetësore mbasi mjeku juaj vendos që ju nuk jeni më në gjendje të merrni vendime shëndetësore për veten. Por gjatë kohës që ju do të jeni në gjendje të merrni vendime shëndetësore për veten, ju e ruani këtë të drejtë.

Shpresoj që ky informacion t'ju ndohmojë sado pak. Nëse keni pyetje të tjera, mund të më shkruani direkt për t'ju dërguar disa materiale shtesë ose për t'ju treguar referenca të tjera. Mgjt besoj se ky informacion ishte mëse i bollshëm për këtë pyetje.

Përkthim të mbarë,
Monika


    Eng-Eng legal dictionary
Monika Coulson
Local time: 10:14
Native speaker of: Native in AlbanianAlbanian
PRO pts in pair: 364

Peer comments on this answer (and responses from the answerer)
agree  Flamur
461 days

agree  aneta_xh
504 days
Login to enter a peer comment (or grade)




Return to KudoZ list


KudoZ™ translation help
The KudoZ network provides a framework for translators and others to assist each other with translations or explanations of terms and short phrases.



See also:



Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search