Nuk paska lindur ende :) 18:20 Nov 3, 2008
Përshëndetje të gjithëve. Faleminderit Alban për lidhjen me dokumentin e BE-së. Ky term, që të jetë pikërisht ai i sakti jo vetëm nga pikëpamja gjuhësore por edhe nga ajo teknike dhe e domethënies së vërtetë, nuk paska lindur ende. Tani, dokumenti qenka pak i vjetër (2006) por ky fakt nuk ka gjithnjë rëndësi. Ka dokumente shumë shumë më të vjetra që përdoren si referencë, por thjeshtë po mendoja nëse MoJ dhe institucione të tjera i kanë gjetur ende vendin këtij termi në kuadrin ligjor shqiptar e pastaj edhe përkthimin.
Nga ana tjetër mua më vjen mirë që lexoj këtë dokument edhe për shkak të termave të tjerë që plot përkthyes aventuroheshin t'i përkthenin, sidomos ndër ata që përpiqeshin me çdo kusht të përdornin fjalë shqipe. Tek një institucion ndërkombëtar para nja 3-4 vjetësh kemi pasur një diskutim me ditë të tëra për disa terma të kontrollit dhe prokurimeve, të cilat nga shumica e përkthyesëve përktheheshin fjalë për fjalë.
Përshëndetje :) |