Login or register (free and only takes a few minutes) to participate in this question.
You will also have access to many other tools and opportunities designed for those who have language-related jobs (or are passionate about them). Participation is free and the site has a strict confidentiality policy.
Italian to Albanian translations [PRO] Environment & Ecology
Italian term or phrase:Sviluppo sostenibile
Fraza e sipërme është shkëputur nga emri i një projekti. Sikurse mund të kuptohet përkthimi/përshtatja e saktë në këtë rast ka një peshë të veçantë.
Projekti ka të bëjë me një studim kryer në fushën mjedisore, përkujdesi, ruajtja e mjedisit, ndikimi i aktiviteteve të ndryshëm prodhues mbi mjedisin.
Termi që jam duke përdorur në përkthime është "Pajtueshmëri": pra zhvillim i pajtueshëm, zhvillim që respekton mjedisin.
Vështirësia në përdorimin e termit të mësipërm lind kur ndeshen fraza si p.sh. "sostenibilità ambientale".
Ide? Mendimi juaj? Dikush tjetër është marrë me përkthime të ngjashme në fushën e mjedisit dhe ka përdorur terminollogji më të përshtatshme?
Explanation: Kjo është shprehja që përdoret në gjuhën tonë.
Ref.:
Sustainable development (Zhvillim i qëndrueshëm)
Është ai zhvillim që plotëson nevojat e së tashmes pa rrezikuar aftësinë e brezave të ardhshëm për të plotësuar nevojat e tyre.
SWOT Analysis: Perfshin analizen e aneve te forta dhe te dobta (S=Strong dhe W=Weakness) dhe nje analize te shanceve dhe te rreziqeve
-------------------------------------------------- Note added at 1 hr (2008-04-05 10:15:15 GMT) --------------------------------------------------
Tung Laurent, të falenderoj për reagimin. Duhet t'ju pranoj sinqerisht se nuk e di se kush e ka përdorur këtë shprehje për herë të parë në gjuhën shqipe. Megjithatë, mund t'ju them se kjo shprehje, mu në këtë trajtë dhe me këtë kuptim është përkthyer dhe përdoret edhe né gjuhë të tjera, si p.sh. në holandishte, që rastësisht e zotëroj "duurzame ontwikkeling", apo frëngjisht "développement" durable... kuptimi është d.m.th. "dicka që është për kohë të gjatë, dicka që mund të qëndrojë në kohë dhe rrethana të ndryshme" edhe atë sidomos në aspektin e mbrojtjes së ambientit, d.m.th aspekti ekologjik.
Zhvillim i qëndrueshëm do të thotë zhvillim pa efekte të dëmshme për ambientin.
Ky do të ishte për mendimin tim një tentim modest për zbërthimin semantik të kësaj shprehje.
Ok, detyruar nga përkthimet ekzistuese në shqip (shpeshherë zyrtare) vendosa të përdor edhe unë "qëndrueshmëri" në përkthime... vetëm se... opsss, ja ku ndesha me "l'edilizia sostenibile": e kujt ja mban t'a përkthejë si "ndërtimi i qëndrueshëm"???
Sidoqoftë, për materialin që kam nën dorë mund të gjej me lehtësi një kompromis, problemin po ja kaloj kujt "do të ketë fatin" të përkthejë normativat ISO, e me më saktësi: ISO 21930:2007, Sustainability in building construction – Environmental declaration of building products, etj, etj...
Dy shënimet e fundit të Illyricus besoj që sqarojnë mirë arsyen e dyshimeve në lidhje me përdorimin e termit "qëndrueshmëri". (Shënimet e orës 16:35:14 dhe 16:42:16).
i 1980-ës e shpreh më së miri.
Sugjerova opsionet e tjera, në mënyrë që të rrihen të gjitha versionet e sinonimet kështu që kur të mbyllet pyetja të mos mbetem me një pikëpyetje në mendje :). Me siguri do të na duihet si term në të ardhmen të gjithëve.
Po, po, Sherefedin, jam akoma e mendimit që "i qëndrueshëm" është kompromisi më i mirë në këtë situatë, e që pasqyron thelbin e ketij koncepti. "i qëndrueshëm" përkrah "zhvillim", nuk ka më një kuptim statik, por kuptimin që ti thua e që fjalori shq.-shq.
Genta, mundohu të përqëndrohesh në kuptimin thelbësor të mbiemrit "qëndrueshëm", që është dicka që qëndron, që mbetet kohë të gjatë, dicka që "duron dhëmbin e kohës"...
Më lejoni nja dy përsiatje gjuhësore:
Sustainable - capacity to be sustained;
Në mënyrë analoge, përkthimi i drejtpërdrejtë i "sostenibile" i bie të jetë "i mbështetshëm".
Do të shtoja:
në pajtim me mjedisin; mbështetja/ruajtja e mjedisit.
Përshëndetje Laurenti, nuk të duket i bindshëm termi "Qëndrueshmëri ambientale/mjedisore"?
Më beso, në vendin tënd do të isha gjendur në të njëjtat dilema, megjithatë "zhvillim i qëndrueshëm" nuk më duket i papeshë. Do të vazhdoj të kërkoj gjithsesi! G.
Automatic update in 00:
Answers
31 mins confidence: peer agreement (net): +3
zhvillim i qëndrueshëm
Explanation: Kjo është shprehja që përdoret në gjuhën tonë.
Ref.:
Sustainable development (Zhvillim i qëndrueshëm)
Është ai zhvillim që plotëson nevojat e së tashmes pa rrezikuar aftësinë e brezave të ardhshëm për të plotësuar nevojat e tyre.
SWOT Analysis: Perfshin analizen e aneve te forta dhe te dobta (S=Strong dhe W=Weakness) dhe nje analize te shanceve dhe te rreziqeve
-------------------------------------------------- Note added at 1 hr (2008-04-05 10:15:15 GMT) --------------------------------------------------
Tung Laurent, të falenderoj për reagimin. Duhet t'ju pranoj sinqerisht se nuk e di se kush e ka përdorur këtë shprehje për herë të parë në gjuhën shqipe. Megjithatë, mund t'ju them se kjo shprehje, mu në këtë trajtë dhe me këtë kuptim është përkthyer dhe përdoret edhe né gjuhë të tjera, si p.sh. në holandishte, që rastësisht e zotëroj "duurzame ontwikkeling", apo frëngjisht "développement" durable... kuptimi është d.m.th. "dicka që është për kohë të gjatë, dicka që mund të qëndrojë në kohë dhe rrethana të ndryshme" edhe atë sidomos në aspektin e mbrojtjes së ambientit, d.m.th aspekti ekologjik.
Zhvillim i qëndrueshëm do të thotë zhvillim pa efekte të dëmshme për ambientin.
Ky do të ishte për mendimin tim një tentim modest për zbërthimin semantik të kësaj shprehje.
Sherefedin MUSTAFA Netherlands Local time: 18:55 Native speaker of: Albanian, Macedonian PRO pts in category: 1
Notes to answerer
Asker: Faleminderit Sherefedin, po, duke "google-uar" për disa minuta ndesha në përdorimin e shpeshtë të përkthimit të propozuar... mesa duket po harroj shqipen!?!... apo shqipja po ndryshon në menyrë jo "të qëndrueshme"? Kur kryej përkthime përdor një skemë të ngjashme me: Faza 1) orgjinali->përkthimi; Faza 2) përkthimi->orgjinali; Faza 3) Korrigjime; Faza 4) Përsëritja e fazave 1,2 e 3. Termi i "qëndrueshëm" nuk kalon as fazën e parë. Kush dhe ku e ka përdorur për herë të parë?
KudoZ™ translation help
The KudoZ network provides a framework for translators and others to assist each other with translations or explanations of terms and short phrases.