Login or register (free and only takes a few minutes) to participate in this question.
You will also have access to many other tools and opportunities designed for those who have language-related jobs (or are passionate about them). Participation is free and the site has a strict confidentiality policy.
17:20 Oct 7, 2011
This question was closed without grading. Reason: Other
Italian to Albanian translations [PRO] Law (general)
Italian term or phrase:fotosegnalamento
è l'attività di raccolta dei dati, svolta durante il fermo di una persona da parte delle forze dell'ordine. In albanese ci deve essere un termine tecnico relativo a questa attività. In inglese è : enrolling.
1) Ne ende nuk kemi në shqip një term për këtë, ndaj unë nuk mund të them se ky sugjerim është termi. Ne nuk kemi ende procedurën në Shqipëri, të rregulluar me ligje, dhe jemi ende në det të hapur me këtë element. Ndoshta, si me shumë terma të tjerë, këtë term italian do të marrim edhe ne....
2) Genta ka të drejtë që Fotosegnaletica përdoret edhe në rast skedimi, pa pasur domosdoshmërisht shkelje, por le të qëndrojmë pakëz tek termi fotosegnalare, fotosegnaletica që është VETËM fotografim. Aty mund të shtohen pastaj, shenjat e gishtërinjve, ose JO, mund të shtohen hollësi të tjera (sipas 2 dell'art. 349 cpp recita: "Alla identificazione della persona nei cui confronti vengono svolte le indagini può procedersi anche eseguendo, ove occorra, rilievi dattiloscopici, fotografici e antropometrici nonchè altri accertamenti") ose JO. Në të vërtetë, kur merren vetëm shenjat e gishtave ajo nuk quhet më "fotosegnalamento", dhe ngelet kështu kur fotografisë së marrë nga autovelox apo aparati në stacionin e policisë/kuesturës, i shtohet elementët e tjerë.
3) Konteksti është NDALIMI i një qytetari nga forcat e rendit, ndaj mund të variojë nga gjoba deri tek skedimi për vepër penale e arrest.
Po Fabiana jam dakort. Dhe komenti im neutral ndaj pergjigjes tende do te thote: "S'jam e sigurt se cili term do te ishte me i pershtatshem pa patur kontekstin e plote" :)
P.s. po te pergjigjem ketu sepse per cdo pergjigje lejohet vetem nje koment.
Pikerisht. Jam shume dakord dhe ndaj pyeta per kontekstin. Ervisi tha qe behet fjale per ndalim kur ka sinjalizim per kryerje krimi. Ne kete rast kemi te bejme me procedure penale dhe jo administrative (si ne rastim e "skedimit" te nje qytetari per pajisjen me dokument identifikimi). Pa nje-dy fjali te plota ku perdoren termat, cdo sugjerim mbetet i pergjithshem :)
nuk ka të bëjë vetëm me çastin e ndalimin të një personi në rast krimi, lidhet në përgjithësi me procesin e "skedimit" të një personi (foto, marrje shenjash të gishtërinjve etj.) të zakonshëm, p.sh. kur merret leja e qëndrimit në Itali apo kur, në Shqipëri, kërkohet karta e identitetit. Kjo thjesht për të sqaruar përse bëhet fjalë, termin specifik që përdoret në shqip nuk e di, duhet të kërkoj, "verifikim identiteti" nuk më duket i keq megjithëse pak si i përgjithshëm. Gjithsesi nëse përdoret kështu në Shqipëri duhet marrë në konsideratë; unë do mundohesha të gjeja apo të përshtasja një version pak më specifik.
Shëndet! :)
Edhe dicka te fundit. Termi qe perdoret ne Kodin Penal eshte "verifikim identiteti" dhe nenkupton gjithe proceduren e mbledhjes dhe verifikimit te te dhenave (gjeneraliteteve, fotografi, shenja te gishterinjve, etj.) te nje te dyshuari pasi ndalohet nga policia (forcat e rendit) dhe shoqerohet ne para-burgim per tu marre ne pyetje nga prokurori.
Kurse ne dokumentin qe dergova me pare perdoret "kontrolli i identitetit".
Personalisht preferoj termin e kodit penal. Mgjt je ti ai qe vendos se ke term te perdoresh :)
Uroj te kem ndihmuar sadopak.
Ok. Fotosegnalamento eshte marrja e gjurmeve te gishtave dhe pellembeve me qellim verifikimin e identitetit te te ndaluarit. Verifikimi i identitetit behet per te regjistruar (plotesuar proces verbalin e ndalimit) personin e ndaluar/arrestuar.
Bëhet fjalë për ndalim nga policia kur ka marrë sinjalizimin se ka ndodhur një krim. Më duhet shqipërimi i termave "fotosegnalamento" dhe "fotosegnalato. Faleminderit Iliona.
Pershendetje,
Kam nje pyetje ne lidhje me kontekstin. Per cfare lloj ndalimi behet fjale? D.m.th. Ndalimi nga policia rrugore per kontroll dokumentash, ndalim per arrestim apo per rastet e verifikimit te te dhenave per te dyshuar?
Automatic update in 00:
Answers
1 hr confidence:
fotografi identifikuese/provë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor
Explanation: Ervis, përshëndetje. Në të vërtetë bëhetë fjalë për fotografitë e shkrepura nga aparatet e policisë, të cilët janë të programuar që të fotografojnë shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor (shpejtësia, mënyrat e parakalimit, parkimi i ndaluar, qarkullim në krah të kundërt, dhe kundërvajtjet e tjera. Këto prova në Itali përdoren gjerësisht nga forcat e policisë, nga policia bashkiake për për shkelje civile por pranohen edhe si evidenca (prova) për shkelje penale, në këtë rast ndoshta për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. Nuk ka rëndësi se cila instancë e përdor - ajo është një gjë e vetme dhe nuk janë gjurmë gishtërinjsh.