Who cast that first fateful tomato that started the La Tomatina revolution? The reality is no one knows. Maybe it was an anti-Franco rebellion, or a carnival that got out of hand. According to the most popular version of the story, during the 1945 festival of Los Gigantes (a giant paper mâché puppet parade), locals were looking to stage a brawl to get some attention. They happened upon a vegetable cart nearby and started hurling ripe tomatoes. Innocent onlookers got involved until the scene escalated into a massive melee of flying fruit. The instigators had to repay the tomato vendors, but that didn't stop the recurrence of more tomato fights—and the birth of a new tradition.
Fearful of an unruly escalation, authorities enacted, relaxed, and then reinstated a series of bans in the 1950s. In 1951, locals who defied the law were imprisoned until public outcry called for their release. The most famous effrontery to the tomato bans happened in 1957 when proponents held a mock tomato funeral complete with a coffin and procession. After 1957, the local government decided to roll with the punches, set a few rules in place, and embraced the wacky tradition.
Though the tomatoes take center stage, a week of festivities lead up to the final showdown. It's a celebration of Buñol's patron saints, the Virgin Mary and St. Louis Bertrand, with street parades, music, and fireworks in joyous Spanish fashion. To build up your strength for the impending brawl, an epic paella is served on the eve of the battle, showcasing an iconic Valencian dish of rice, seafood, saffron, and olive oil.
Today, this unfettered festival has some measure of order. Organizers have gone so far as to cultivate a special variety of unpalatable tomatoes just for the annual event. Festivities kick off around 10 a.m. when participants race to grab a ham fixed atop a greasy pole. Onlookers hose the scramblers with water while singing and dancing in the streets. When the church bell strikes noon, trucks packed with tomatoes roll into town, while chants of "To-ma-te, to-ma-te!" reach a crescendo.
Then, with the firing of a water cannon, the main event begins. That's the green light for crushing and launching tomatoes in all-out attacks against fellow participants. Long distance tomato lobbers, point-blank assassins, and medium range hook shots. Whatever your technique, by the time it's over, you will look (and feel) quite different. Nearly an hour later, tomato-soaked bombers are left to play in a sea of squishy street salsa with little left resembling a tomato to be found. A second cannon shot signals the end of the battle. | Kush ishte vallë personi që qëlloi me atë domaten e parë fatkeqe, e cila u bë shkak për shpërthimin e revolucionit të domates ''La Tomatina''? E vërteta është se askush nuk e di. Ka mundësi të ketë nisur si një kryengritje ndaj regjimit fashist të diktatorit Franko ose thjesht si një karnavale që doli jashtë kontrollit. Sipas versionit më popullor të historisë, gjatë festivalit të ''Los Gigantes'' (një paradë gjigante e kukullave prej letre), të vitit 1945, banorët e zonës dëshironin të organizonin përleshje në publik për të tërhequr vëmendjen. Ajo nisi mbi një karrocë me perime, të ndodhur aty pranë, teksa pjesëmarrësit nisën të godasin me domate të pjekura. Në to u përfshinë edhe spektatorë të pafajshëm, derisa situata u shndërrua në një përleshje masive me fruta që fluturonin gjithandej. Nxitësve të përleshjes iu desh të dëmshpërblejnë shitësit e domateve, por ky fakt nuk pengoi kurrsesi vazhdimësinë e luftërave të tjera me domate dhe lindjen e një tradite të re. Të frikësuar për ndonjë përshkallëzim të pakontrollueshëm të situates, autoritetet e miratuan me ligj, u qetësuan dhe më pas, në vitet 1950, ndërmorën një sërë masash ndaluese. Në vitin 1951, banorët e zonës që nuk respektonin ligjin dënoheshin me burgim, gjë që zgjati deri në shpërthimin e një proteste publike që bënte thirrje për lirimin e tyre. Akti më i famshëm i pafytyrësisë të masave ndaluese për domatet ndodhi në vitin 1957, kur ithtarët e tyre organizuan një ceremoni mortore të domates, në mbyllje të së cilës formuan një kortezh me arkivol. Pas vitit 1957, qeveria lokale vendosi t'i përshtatej situatës, vendosi disa rregulla dhe priti krahëhapur këtë traditë të krisur. Megjithëse epiqendra e traditës janë domatet, festimet një javore vazhdojnë deri në shfaqjen finale. Këto festime janë një kremtim ndaj shenjtorëve mbrojtës të fshatit Bunol, Shën Mërisë dhe Shën Luiz Bertrandit, me parada nëpër rrugë, muzikë dhe hedhje fishekzjarresh sipas stilit gazmor spanjoll. Për t'u përgatitur fizikisht për betejën e afërt, në prag të saj serviret pjata epike ''Paella'', e cila portretizon një ushqim tradicional të Valencias, të përgatitur me oriz, fruta deti, shafran dhe vaj ulliri. Në ditët e sotme, për këtë festival të çliruar nga prangat janë vendosur disa rregulla me qëllim ruajtjen e rendit. Madje, organizatorët kanë arritur deri në kultivimin e varieteteve të veçanta të domateve pa shije, vetëm e vetëm për këtë eveniment vjetor. Festimet fillojnë rreth orës 10 të mëngjesit, kur pjesëmarrësit nisin garën për të kapur një copë proshutë të vendosur në një shtyllë të rrëshqitshme. Spektatorët lagin me ujë pjesëmarrësit në përleshje, teksa këndojnë dhe kërcejnë nëpër rrugë. Në mesditë, me të rënë kambanat e kishës, kamionët e ngarkuar me domate i drejtohen qytetit, teksa brohoritjet që thërrasin ''to-ma-te, to-ma-te'' arrijnë kulmin. Më pas vijon hapja e çezmave të një autoboti që shënon edhe fillimin e evenimentit kryesor. Kjo ndez dritën jeshile për të filluar shtypjen e domateve dhe betejën e goditjeve me to me shënjestër miqtë pjesëmarrës. Hedhje domatesh në largësi, goditje të drejtpërdrejta ballë për ballë dhe goditje në largësi mesatare duke hapur krahët. Cilado qoftë teknika juaj, deri në momentin që do mbarojë gjithçka, pamja juaj (dhe ndjesitë që do të përjetoni) do të ndryshojnë krejtësisht. Rreth një orë më pas, bombarduesit e zhytur në salcë domatesh mbeten të luajnë nëpër rrugët që “notojnë’’ në një det salce, ku vështirë se të zë syri diçka që ngjason me domate të mirëfilltë. Një autobot i dytë hap çezmat duke sinjalizuar kështu edhe përfundimin e përleshjes. |