This site uses cookies.
Some of these cookies are essential to the operation of the site,
while others help to improve your experience by providing insights into how the site is being used.
For more information, please see the ProZ.com privacy policy.
Juliana Cullafiq Albania Local time: 01:12 Member English to Albanian + ...
Apr 23, 2008
Shpesh herë duke kërkuar në internet për verifikimin e termave të ndryshme has dhe në ligjet e Kuvendit Popullor.
Në ligjin (e datës 14.6.2000) për Telekomunikacionet në Republikën e Shqipërisë, ndërmjet të tjerave pashë të përdoren terma të tilla si "Akses", "frekuencë" etj. ndërkohë që tendenca e shumë përkthyesve (midis të cilëve dhe unë) është të përdorim në vend të tyre fjalë shqipe si: "E drejtë hyrjeje" ose "Qasje" ( për "Access"); "ndër... See more
Shpesh herë duke kërkuar në internet për verifikimin e termave të ndryshme has dhe në ligjet e Kuvendit Popullor.
Në ligjin (e datës 14.6.2000) për Telekomunikacionet në Republikën e Shqipërisë, ndërmjet të tjerave pashë të përdoren terma të tilla si "Akses", "frekuencë" etj. ndërkohë që tendenca e shumë përkthyesve (midis të cilëve dhe unë) është të përdorim në vend të tyre fjalë shqipe si: "E drejtë hyrjeje" ose "Qasje" ( për "Access"); "ndërhyrje" në vend të fjalës "interferencë"etj.
Pyetja ime është kjo: A duhet t'i referohemi ligjeve për përdorimin e termave shqip në përkthime?
E dashur Juliana, Kuptohet që ne duhet ta mbajmë gjuhën shqipe jo vetëm të pastër, por edhe të kuptueshme për shqipfolësit. Meqë ra fjala, në internet gjen gjithfarë lloje të shkruarish dhe ato nuk janë për t'u besuar. Gjithkush mund të shkruajë aty sot. Sa për ligjet e shkruara, shpesh ato përkthehen prej amatorëve (që është për të ardhur keq). Ndonjëherë ndodh që shkruhen prej atyre që duan të fusin fjalë të huaja, për t'u dukur se dinë një gjuhë të h... See more
E dashur Juliana, Kuptohet që ne duhet ta mbajmë gjuhën shqipe jo vetëm të pastër, por edhe të kuptueshme për shqipfolësit. Meqë ra fjala, në internet gjen gjithfarë lloje të shkruarish dhe ato nuk janë për t'u besuar. Gjithkush mund të shkruajë aty sot. Sa për ligjet e shkruara, shpesh ato përkthehen prej amatorëve (që është për të ardhur keq). Ndonjëherë ndodh që shkruhen prej atyre që duan të fusin fjalë të huaja, për t'u dukur se dinë një gjuhë të huaj (për të treguar "kulturën" e tyre të lartë).
Shkaku kryesor që më erdhi në mendje kjo temë është se duke mos pasur në dorë një terminologji të miratuar ose zyrtare për Teknologjinë Informatike, puna e përkthyesit është shumë e vështirë. Aq më tepër kur duhet të japësh argumente për arsyen e përdorimit ose të mospërdorimit të një termi të veçantë (e kam fjalën për procesin "review" ose "proofreading").
Kam përshtypjen se ligjet në të shumtën e rasteve, pasqyrojnë terminologjinë e përdorur në Shqipëri nga ofruesit e shërbimeve dhe si rrjedhim dhe nga vetë shtetasit shqiptarë.
Gjithashtu mendoj se projektligjet formulohen nga specialistë të jurisprudencës në bashkëpunim me specialistë të fushës për të cilën krijohet ligji (në këtë rast nga specialistë të telekomunikacionit). Ligjet janë pasqyra e një shteti. Besoj se personat që i formulojnë janë njohës të mirë të gjuhës shqipe (apo gabohem?).
A nuk janë këto arsye të mjaftueshme për t'u mbështetur tek ato???
The leading translation software used by over 270,000 translators.
Designed with your feedback in mind, Trados Studio 2022 delivers an unrivalled, powerful desktop
and cloud solution, empowering you to work in the most efficient and cost-effective way.
Exclusive discount for ProZ.com users!
Save over 13% when purchasing Wordfast Pro through ProZ.com. Wordfast is the world's #1 provider of platform-independent Translation Memory software. Consistently ranked the most user-friendly and highest value