The good, the bad and... the ugly
Thread poster: Eno Damo (X)
Eno Damo (X)
Eno Damo (X)  Identity Verified
Local time: 13:26
English to Albanian
+ ...
Apr 22, 2003

Të nderuar kolegë:



Shpresoj t’ia kaloni mirë. Po e nis këtë diskutim nga një përvojë mjaft interesante që pata pak më parë këtë mbrëmje. Një firmë në Turqi më kontaktoi për një pune redaktimi fare të vogël, vetëm 250 fjalë. Unë e pranova dhe iu ofrova një tarifë të arsyeshme, siç bëj pothuajse gjithnjë. Ata m’u përgjigjën nëse unë mund t’a ulja pak tarifën dhe unë pranova. Në fakt pata një parandjenjë për t’a refuzuar men
... See more
Të nderuar kolegë:



Shpresoj t’ia kaloni mirë. Po e nis këtë diskutim nga një përvojë mjaft interesante që pata pak më parë këtë mbrëmje. Një firmë në Turqi më kontaktoi për një pune redaktimi fare të vogël, vetëm 250 fjalë. Unë e pranova dhe iu ofrova një tarifë të arsyeshme, siç bëj pothuajse gjithnjë. Ata m’u përgjigjën nëse unë mund t’a ulja pak tarifën dhe unë pranova. Në fakt pata një parandjenjë për t’a refuzuar menjëherë, duke qënë se nuk më kishin dërguar as numër telefoni apo informacion tjetër kontakti, por nuk e bëra. Përgjigja ime sikur u hapi oreksin dhe kërkuan një zbritje tjetër. Fillimisht mendova t’u thosha “se mos e doli t’a bëj falas”, por më pas thjesht u shkrova se tarifa që po kërkonin ishte thjesht e PAPRANUESHME, kështu që duhet të gjenin dikë tjetër.



Jam i sigurtë se shumë, në mos të gjithë prej jush duhet të keni përvoja të tilla të papëlqyeshme, ato që më pëlqen t’i quaj “the ugly” të profesionit tonë. Pse të mos i ndajmë me njëri-tjetrin, përvojat dhe reagimet? Në lidhje me “the bad” mund të përmend një rast kur Polylingua, një firmë famëkeqe në Republikën Çeke, doli tamam firmë piramidale duke mashtruar mbi 50 përkthyes nga e gjithë bota, përfshirë edhe të nënshkruarin. Po kështu edhe një firmë lituaneze, Aidai ir Partneriai, e cila që prej një muaji thjesht nuk u përgjigjet mesazheve të mia pothuajse të përditshme.



Nga ana tjetër janë edhe të mirët, “the good”, ku mund të përmend një firmë malajzeze, e cila më pagoi një shumë të madhe, madje edhe parapagim e pjesën tjetër në kohë dhe po kështu një firmë polake që më parapagoi 1/3 dhe më pas shpresoj të më dërgojnë në kohë pjesën e mbetur.



Gjithë të mirat dhe le të ndajmë përvojat tona, të mira, të këqija dhe… të shëmtuara



Eno

Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 13:26
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Moti i mirë duket që në mëngjes... Apr 22, 2003

thotë një shprehje popullore.

Shpesh ndodh kështu dhe me kompanitë e përkthimit. Kompanitë e mira duken që në fillim. Unë nuk u besoj shumë atyre kompanive që kërkojnë \"sample translation\" të gjata (mbi 150 fjalë), apo fillojnë të diskutojnë çmimet nga 2-3 herë. Shpeshherë, ata që kërkojnë \"sample translation\", e bëjnë këtë me të gjithë përkthyesit që ofrojnë shërbimin e tyre, dhe kështu e mbarojnë të tërë materialin e përkthimit pa paguar as
... See more
thotë një shprehje popullore.

Shpesh ndodh kështu dhe me kompanitë e përkthimit. Kompanitë e mira duken që në fillim. Unë nuk u besoj shumë atyre kompanive që kërkojnë \"sample translation\" të gjata (mbi 150 fjalë), apo fillojnë të diskutojnë çmimet nga 2-3 herë. Shpeshherë, ata që kërkojnë \"sample translation\", e bëjnë këtë me të gjithë përkthyesit që ofrojnë shërbimin e tyre, dhe kështu e mbarojnë të tërë materialin e përkthimit pa paguar asnjë përkthyes. Kuptohet që këto lloj kompanish nuk e vrasin shumë mendjen për cilësinë e përkthimit që marrin, (edhe pse ndryshon dora e përkthimit dhe se përkthyesë të ndryshëm, që nuk janë të koordinuar mes tyre, përdorin terminologji të ndryshme). Atyre u intereson vetëm fitimi i tyre dhe kaq... Megjithatë, nuk mund t\'i fus të gjithë në një kallëp, ka edhe përjashtime.

Sidoqoftë, këto kohët e fundit unë po shoh pak e më pak prej këtyre kompanive joserioze dhe shpresoj që të mos t\'i shohim më ato

Gjithë të mirat,

Monika
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 13:26
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Edhe diçka tjetër... Apr 23, 2003

Gjithashtu desha të shtoja se nëse kontaktoheni nëpërmjet ProZ.com nga ndonjë agjensi joserioze ose të dyshimtë, ju lutem më lajmëroni dhe më dërgoni të gjitha informatat që keni për atë rast. Ju faleminderit.

Monika



 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


The good, the bad and... the ugly






Anycount & Translation Office 3000
Translation Office 3000

Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.

More info »
Trados Studio 2022 Freelance
The leading translation software used by over 270,000 translators.

Designed with your feedback in mind, Trados Studio 2022 delivers an unrivalled, powerful desktop and cloud solution, empowering you to work in the most efficient and cost-effective way.

More info »