https://www.proz.com/forum/albanian/108413-microsoft_language_home.html

Microsoft Language Home
Thread poster: Juliana Cullafiq
Juliana Cullafiq
Juliana Cullafiq
Albania
Local time: 13:59
Member
English to Albanian
+ ...
Jun 21, 2008

A keni pasur rastin të përdorni programe të Microsoft-it në shqip?

Nëse jo, ja një sajt për të parë se si është përkthyer në shqip terminologjia e përdorur nga Microsoft-i.

Shkoni në adresën: http://www.microsoft.com/language/xx/xx/default.mspx

E gjeta rastësisht dhe e pashë të arsyeshme ta dërgoj në këtë forum.

... See more
A keni pasur rastin të përdorni programe të Microsoft-it në shqip?

Nëse jo, ja një sajt për të parë se si është përkthyer në shqip terminologjia e përdorur nga Microsoft-i.

Shkoni në adresën: http://www.microsoft.com/language/xx/xx/default.mspx

E gjeta rastësisht dhe e pashë të arsyeshme ta dërgoj në këtë forum.

Për mendimin tim, ky sajt është një hap i parë dhe i rëndësishëm drejt njehësimit të termave të TI-së (Teknologjisë Informatike) në shqip.

Jam shumë kureshtare të di se çfarë mendoni dhe ju.

Përshëndetje të gjithëve,
Juliana
Collapse


 
Gentiana Kasemi
Gentiana Kasemi  Identity Verified
France
Local time: 13:59
Albanian to Italian
+ ...
Nuk po e gjej në shqip :) Jul 10, 2008

Juliana,

e hapa këtë link-un, që jep ti, nja dy herë, po nuk i gjeta termat në shqip.

Ndoshta duhet të kërkoj më në thellësi
Nëse ke dëshirë, mund të më thuash ku duhet të klikoj?

Thanks!
G


 
Juliana Cullafiq
Juliana Cullafiq
Albania
Local time: 13:59
Member
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Termat kërkohen një nga një Jul 10, 2008

Përshëndetje Gentiana,

Duhet të futësh termin në anglisht në fushën e emërtuar English Term në të djathtë të ekranit dhe në listën me lëshim poshtë zgjedh Albanian (ose cilëndo gjuhë dëshiron). Më pas shtyp Search dhe do të hapet një dritare e re me përkthimet përkatëse (nëse ekzistojnë).

Përkthimi i shumë prej termave më pëlqen, por ka raste që has dhe në gabime drejtëshkrimi ose në përkthime të dobëta.

Kërkim të mbarë,
Juliana


 
Sherefedin MUSTAFA
Sherefedin MUSTAFA
Netherlands
Local time: 13:59
Dutch to Albanian
+ ...
Shembull Jul 10, 2008

http://www.microsoft.com/language/xx/xx/search.mspx?sString=file&langID=sq-al

 
Gentiana Kasemi
Gentiana Kasemi  Identity Verified
France
Local time: 13:59
Albanian to Italian
+ ...
UUU, paska qenë e lehtë fare :) Jul 10, 2008

Falemnderit të dyve!

Juliana, është shpejt për të thënë mbresat e mia, por sa për fillim, pashë shembullin e Sherefedinit apo provova me fjalën "site":
http://www.microsoft.com/language/xx/xx/search.mspx?sString=SITE&langID=sq-al... See more
Falemnderit të dyve!

Juliana, është shpejt për të thënë mbresat e mia, por sa për fillim, pashë shembullin e Sherefedinit apo provova me fjalën "site":
http://www.microsoft.com/language/xx/xx/search.mspx?sString=SITE&langID=sq-al

dhe e krahasova me:
http://www.albaglobal.com/modules.php?name=easyTerm&file=index_easy


Së fundmi, bëre mirë, që na e sinjalizove: sa herë të kem nevojë do ta konsultoj.

Përshëndetje,
G
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 05:59
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Ashtu mendoj dhe unë, Samir Jul 25, 2008

Plotësisht pajtohem me mendimin dhe vëzhgimin tuaj, Samir.

Gjithashtu ju uroj mirëseardhjen në forumin tonë. Më pëlqen kontributi juaj dhe shpresoj që të vazhdoni të kontribuoni edhe në të ardhmen.

Monika

Samir Hajdari wrote:


Është një katastrofë, ndonëse rasti "Gugëll shqip" është edhe më i trishtueshëm. Do të thosha se problematika e këtyre përkthimeve përbëhet nga disa rrethana fatkeqe. E para është që ata përkthyes që e zotërojnë shqipen ashtu si duhet ta zotërojnë përkthyesit, zakonisht janë të prapambetur në lëmenj që kanë të bëjnë me infoteknologji dhe informatikë; e dyta është që ata që i njohin këto gjëra mirë, zakonisht nuk e zotërojnë shqipen mjaft. E treta dhe më e trishtueshmja është që një pjesë e madhe e këtyre përkthimeve bëhen nga ish fëmijë emigrantësh, të rritur në shtetin e madh MSN - pa prekur kurrë ndonjë libër shqip.


 
TrueBaller
TrueBaller  Identity Verified
Local time: 07:59
Albanian to English
+ ...
Edhe nje shembull tjeter... Jul 25, 2008






Fjala "printer". Ngelet nje enigme per mua qe nuk eshte mundur t'i gjehet perkthimi i duhur ne shqip...

http://www.microsoft.com/language/xx/xx/search.mspx?sString=printer&langID=sq-al


 
Sherefedin MUSTAFA
Sherefedin MUSTAFA
Netherlands
Local time: 13:59
Dutch to Albanian
+ ...
Shembull i shembullit të një shembulli Jul 25, 2008

Mimoza,

Lidhjen që ia propozova Gentës kishte një qëllim të vetëm: që ajo të shihte se si mund të kërkonte fjalë në faqen e referuar.

Nuk dua aspak të diskutoj rreth korrektësisë së përmbajtjes që ofron ajo faqe, e lëre më që ta mbështes atë.

Sa për fjalën printer ke plotësisht të drejtë.

Për mendimin tim gjuha shqipe duhet të zhvillohet e t'u bëjë ballë zhvillimeve shoqërore, politike, informatike, teknologji
... See more
Mimoza,

Lidhjen që ia propozova Gentës kishte një qëllim të vetëm: që ajo të shihte se si mund të kërkonte fjalë në faqen e referuar.

Nuk dua aspak të diskutoj rreth korrektësisë së përmbajtjes që ofron ajo faqe, e lëre më që ta mbështes atë.

Sa për fjalën printer ke plotësisht të drejtë.

Për mendimin tim gjuha shqipe duhet të zhvillohet e t'u bëjë ballë zhvillimeve shoqërore, politike, informatike, teknologjike etj. etj. të kohës e jo të mbetet e ngujuar në kanune e dekrete të kujtdo qoftë. Druaj se çdo shqipfolës, qoftë edhe profesionist gjuhe (përfshirë zanatin tonë), vuan nga një kompleks apo ta quaj edhe frikë nga mendimi kritik i "të tjerëve" (Sartri me plot të drejtë do të thoshte: l'enfer , ce sont les autres), se mos po fitojnë të tjerët përshtypjen se “nuk po e flas apo shkruaj shqipen standarde".

Procesi i zhvillimit të një gjuhe diktohet, nga njëra anë, nga prirja e gjuhëtarëve që atë sa më tepër ta përcaktojnë, kufizojnë, rregullojnë e ta ngujojnë me norma e ligje të llojllojshëm me qëllim që ajo mos të ndryshojë kurrë, e nga ana tjetër nga forcat kaotike, kreative dhe zhvilluese që përfaqësojnë përdoruesin e përditshëm të gjuhës i cili zbulon mënyra inteligjente për t'u bërë lak rregullave dhe për të komunikuar me folësit e tjerë të asaj gjuhe.

Më kujtohet një fillim kadaresk ku ai përdor fjalën setër (= xhaketë). Po atë fjalë e përdornin pleqtë në fshatin tim që nuk kishin bërë as një ditë shkollë, por ia dinin mirë domethënien dhe asnjëherë nuk e përdornin gabimisht. Kur lexojmë një fjalë të tillë te Kadareja themi në vete: “sa fjalë të bukur që ka përdorur”, kurse ne nuk mund të gjejmë guxim që të përdorim një fjalë të tillë “popullore” apo “të rrugës” apo “të thjeshtë” apo “të pagdhendur”.

Mendoj se varet shumë edhe nga ne, nga guximi që kemi apo mund ta gjejmë në vete (por çdoherë duke u bazuar mbi përvojën që kemi, talentin që mendojmë se zotërojmë apo nevoja për të krijuar) për t’u shprehur ashtu si mendojmë se duhet të shprehemi, me kusht që të jemi të qartë dhe mos t'i mbetemi borxh bashkëbiseduesit apo lexuesit.

Ju uroj shëndet dhe verë të këndshme.

Sherefedini
Collapse


 
Juliana Cullafiq
Juliana Cullafiq
Albania
Local time: 13:59
Member
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Një rast i mirë për të dhënë kontributin tonë Jul 25, 2008

I lexova me interes komentet e mësipërme dhe mendoj se keni të drejtë kur thoni se shqipja e përdorur në produktet e Microsoft-it, shpesh herë lë për të dëshiruar. Aq më tepër kur në përkthimet e përdorura në produkte të ndryshme mungon konsistenca (rregulli kryesor në përkthimet teknologjike).

Megjithatë në këtë sajt ekziston dhe një seksion i titulluar "Give Terminology Feedback". Nëse një term është përkthyer gabim, çdonjëri nga ne mund të sugjer
... See more
I lexova me interes komentet e mësipërme dhe mendoj se keni të drejtë kur thoni se shqipja e përdorur në produktet e Microsoft-it, shpesh herë lë për të dëshiruar. Aq më tepër kur në përkthimet e përdorura në produkte të ndryshme mungon konsistenca (rregulli kryesor në përkthimet teknologjike).

Megjithatë në këtë sajt ekziston dhe një seksion i titulluar "Give Terminology Feedback". Nëse një term është përkthyer gabim, çdonjëri nga ne mund të sugjerojë përkthimin e saktë dhe të komentojë arsyen e këtij korrigjimi.

Pse të mos e shfrytëzojmë?

Korrigjim të mbarë,
Juliana
Collapse


 
Albana Dhimitri
Albana Dhimitri  Identity Verified
Greece
Local time: 14:59
Greek to Albanian
+ ...
Përsiatje mbi diskutimet Sep 24, 2008

Mendoj se pikërisht raste të tilla përkthimesh të cilat janë bërë për llogari ndërmarrjesh e organizmash të rëndësishëm (siç është rasti në fjalë i Microsoft-it ) dhe logjikisht do të përdoren prej një mase të madhe shqipfolësish duhet të bëhen objekt i kritikës sonë jo vetëm në faqet përkatëse në internet (duke shkruar përshtypjet tona e paraqitur fjalë më të përshtatshme në vend të të kritikuarave) por, edhe në forumin tonë në proZ sepse siç theksohe... See more
Mendoj se pikërisht raste të tilla përkthimesh të cilat janë bërë për llogari ndërmarrjesh e organizmash të rëndësishëm (siç është rasti në fjalë i Microsoft-it ) dhe logjikisht do të përdoren prej një mase të madhe shqipfolësish duhet të bëhen objekt i kritikës sonë jo vetëm në faqet përkatëse në internet (duke shkruar përshtypjet tona e paraqitur fjalë më të përshtatshme në vend të të kritikuarave) por, edhe në forumin tonë në proZ sepse siç theksohet edhe në objektivat e këtij organizmi, ai është mbi të gjitha një vend pune përkthyesish.

Rrahjet e mendimeve në faqet e këtij forumi janë (mendoj unë) nga më seriozet në fushën e përkthimit e me siguri shumë prej tyre do të shfrytëzohen si pika referimi edhe në të ardhmen për përkthyesit ( e jo vetëm ata).

Unë vetë ndiej nevojën të falënderoj gjithë kolegët që marrin mundimin të informojnë dhe parashtrojnë mendimet e tyre për çfarëdolloj teme sepse, pavarësisht nga saktësia e informacionit (që do të aprovohet ose korrigjohet nga bashkësia e lexuesve), ata sjellin të reja në lëmin që na intereson të gjithëve dhe vullnetarisht kontribuojnë për pasurimin e njohurive personale të çdo profesionisti.

Do të doja të theksoja se duke u pajtuar me mendimin e Sherefedinit edhe unë do të parapëlqeja një parashtrim e sugjerim guximtar, se sa një ngurrim për të shprehur mendimin nga frika e kritikës së mundshme.

Pa pionierë të mendimit asgjë e re nuk ndodh e nuk shkohet përpara.

Përshëndetje e punë të mbarë!
Collapse


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Microsoft Language Home






CafeTran Espresso
You've never met a CAT tool this clever!

Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer. Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools. Download and start using CafeTran Espresso -- for free

Buy now! »
Anycount & Translation Office 3000
Translation Office 3000

Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.

More info »