Pages in topic:   [1 2 3] >
Çështje gramatikore: PĂ«rdorimi i shkronjave tĂ« mĂ«dha
Thread poster: Monika Coulson

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 14:19
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Jul 3, 2003

Shkronja e madhe përdoret për të dalluar emrat e përveçëm dhe emërtimet e barasvlershme me ta nga emrat e përgjithshëm.



[Edited at 2003-11-06 01:00]


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 14:19
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Shkruhen me shkronjën e parë të madhe: Jul 3, 2003

emrat dhe mbiemrat e personave, epitetet ose ofiqet (nofkat) që janë pjesë përbërëse e tyre, si edhe pseudonimet:

Avni Rustemi, Dedë Gjo Luli, Gjergj Elez Alia, Gjergj Kastrioti, Gjeto Basho Muji, Ismail Qemali, Naim Frashëri, Pjetër Budi etj.;

Aleksandër Dyma Biri, Gavril Dara i Riu, Gjergj Balsha i Parë, Gjergj Qimekeqi, Ivani i Tmerrshëm, Rikard Zemërluani, Leka i Madh, Lleshi i Zi, Mark Shalëgjati etj.;

Asdreni, Buburicka, Çajupi, Jakin Shkodra, Migjeni, Platonicus, Rushit Bilbil Gramshi etj.


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 14:19
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Shënim 1: Jul 3, 2003

Nyjat dhe pjesëzat e mbiemrave të huaj shkruhen me shkronjë të vogël, kur jepet i plotë emri dhe mbiemri i personit, por shkruhen me shkronjë të madhe kur përdoret vetëm mbiemri dhe kur nyja ose pjesëza është element i domosdoshëm i tij:

Kalderon de la Barka, por De La Barka
Leonardo da Vinçi, por Da Vinçi
Lope de Vega, por De Vega
Mahmud al Kazhgari, por Al Kazhgari
Sharl dë Koster, por Dë Koster
Vincent van Gog, por Van Gog etj.

Me shkronjë të madhe shkruhen edhe pjesët O, Mak, San, Sen të mbiemrave të huaj të personave:
O Brien, O Konor, O Kejsi; Mak-Dovell, San-Martin, Sen-Simon etj.

[Edited at 2003-07-03 03:21]


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 14:19
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Shënim 2: Jul 3, 2003

Të gjitha pjesët e emrave dhe të mbiemrave kinezë, koreanë, vietnamezë e birmanë fillojnë me shkronjë të madhe:
Fan Dinj Fung, Kan Gam Çan, Li Sju Çen, Lu Sin, Ngujen Van Troi, Sun Jat Sen etj.


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 14:19
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Shkruhen me shkronjën e parë të madhe Jul 4, 2003

Shkruhen me shkronjën e parë të madhe emrat dhe mbiemrat e përveçëm, të cilët, megjithëse përdoren për të shënuar një kategori të caktuar njerëzish, nuk janë kthyer në emra të përgjithshëm:

janë të rrallë në histori Gjergj Kastriotët; kemi edhe ne Homerët tanë; një Promete i ditëve tona etj.


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 14:19
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Shënim 3: Jul 9, 2003

Kur emrat e përveçëm të njerëzve janë kthyer në emra të përgjithshëm që shënojnë tipin përkatës, shkruhen me shkronjë të vogël:

ciceron, donkishot, gobsek, harpagon, kuisling, mecen, mentor etj.

Me shkronjë të vogël shkruhen edhe emërtimet e njësive të matjes, të mjeteve teknike, të sendeve, etj., të cilat burojnë nga emra të përveçëm:

amper-i, om-i, vat-i, volt-i, zhul-i; dizel, ford, mauzer, rëntgen etj.


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 14:19
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Emërtimet e funksioneve shtetërore, politike e ushtarake, të gradave, të titujve fetarë Jul 9, 2003

shkruhen me shkronjë të vogël:

ministri i Ndërtimit N.N., deputeti i Kuvendit Popullor N.N., kryetari i Komitetit Ekzekutiv N.N., presidenti i Republikës, perandori Kostandin, mbretëresha Teuta, sulltan Murati II;

sekretari i Komitetit, anëtari i Sekretariatit, sekretari i Presidencisë, komisari i korpusit, komisari i batalionit, ambasadori N.N.;

komandanti i regjimentit, komandanti i korpusit, komandanti i bridagës, shefi i shtabit, admirali N.N., mareshali Vatutin, gjenerali Dombrovski, major Petrit Bardhi, toger Skënder Petrela;

dukë Gjin Tanushi, princi Karl Topia, kont Niketë Topia, vojvodë Janosh Huniadi, Ali pashë Gucia, Mehmet pashë Bushati, Ali bej Evrenozi;

anëtari i Akademisë së Shkencave N.N., profesor N.N., docent N.N., doktor profesor Aleksandër Xhuvani, bashkëpunëtor i vjetër shkencor N.N.*;

(*Kur këto emërtime përdoren më vete e jo në fjali, siç ndodh zakonisht në rastet kur u drejtohemi personave përkatës, në nënshkrimet, si edhe në renditjen e emërtimeve në fjalë në dokumentet zyrtare, ato shkruhen me shkronjë të madhe si në formën e plotë, ashtu edhe në formën e shkurtuar).
papa Kalisti III, peshkopi Pal Engjëlli, at Shtjefën Gjeçovi, imzot Luigj Bumçi, sheh Mustafa Tetova etj.

Kur emërtimet e mësipërme janë pjesë e pandarë e një emri të përveçëm, ato shkruhen me shkronjë të madhe:

Baba Faja, Hoxha Tahsini, Kont Urani, Madam dë Stal, Papa Kristo Negovani, Princ Vidi etj.


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 14:19
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Shkruhen me shkronjë të madhe: Jul 9, 2003

EmĂ«rtimet e funksioneve zyrtare e shoqĂ«rore mĂ« tĂ« larta, titujt mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« nderit nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ« dhe emĂ«rtimet e urdhĂ«rave e tĂ« medaljeve shtetĂ«rore(tĂ« gjitha fjalĂ«t qĂ« hyjnĂ« nĂ« pĂ«rbĂ«rjen e tyre, ME PËRJASHTIM tĂ« nyjave); po kĂ«shtu veprohet edhe nĂ« rastet e ngjashme nĂ« kumtimet e nĂ« dokumentet zyrtare:

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë, Hero i Popullit, Hero i Punës, Mësues i Popullit, Artist i Popullit, Urdhri i Flamurit, Urdhri i Punës i Klasit të Parë, Urdhri i Lirisë, Medalja e Trimërisë, Medalja e Punës, Urdhri "Naim Frashëri" etj.

Shënim 1:

Emërtimet e titujve të tjerë të nderit shkruhen me shkronjë të madhe vetëm në fjalën e parë:

Artist i merituar, Mësues i merituar, Mjeshtër i sportit etj.

Shënim 2:

Emërtimet e titujve të nderit vihen në thonjëza, kur përdoren menjëherë pas fjalës "titull", si ndajshtim i paveçuar me presje: iu dha titulli "Hero i Popullit", "Hero i Punës", "Artist i Popullit" etj., por: Heroi i Popullit Qemal Stafa, Mësuesi i Popullit Aleksandër Xhuvani, Mjeshtri i sportit N.N. etj.


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 14:19
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Emrat e përveçëm të botës mitologjike e fetare, si edhe ata të figurave e të tregimeve popullore Jul 9, 2003

shkruhen me shkronjë të madhe:

Adami, Apoloni, Buda, Eva, Hermesi, Krishti, Minerva, Muhameti, Neptuni, Polifemi, Zeusi etj.; Borëbardha, e Bukura e Dheut, Hirushja, Maro Përhitura, Syqenëza etj. (por shkruhen me shkronjë të vogël emrat e përgjithshëm të sferave të mësipërme si allah, engjëll, perëndi, perri, shenjt, xhind, zanë.).

[Edited at 2003-07-09 17:59]


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 14:19
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Emrat e përveçëm të kafshëve Jul 9, 2003

shkruhen me shkronjë të madhe:

Balashi, Baloja, Kazili, Kuqali, Laroja, Rosinanti etj.


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 14:19
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Emërtimet e planetëve, të yjeve, të yjësive e të trupave të tjerë qiellorë Jul 9, 2003

shkruhen me shkronjë të madhe:

Arusha e Madhe, Arusha e Vogël, Galaktika, Jupiteri, Kashta e Kumtrit, Dielli, Hëna, Marsi, Neptuni, Saturni, Toka, Urani, Ylli Polar etj.

Shënim: Emrat dielli, dheu, hëna, toka etj. shkruhen me shkronjë të vogël, kur nuk përdoren si terma të astronomisë, p.sh. perëndimi i diellit, temperatura në det e në tokë është e ndryshme, një natë pa hënë etj.


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 14:19
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Emërtimet gjeografike e territoriale-administrative, Jul 9, 2003

si edhe emrat e tjerë të vendeve shkruhen me shkronjë të madhe:

Adriatiku, Ballkani, Alpet, Buna, Dajti, Devolli, Drini, Joni, Labëria, Mirdita, Myzeqeja, Sazani, Skrapari, Shqipëria, Tomori, Vjosa etj.

Pjesët përbërëse të një emërtimi gjeografik a të një emri vendi prej dy a më shumë fjalësh shkruhen me shkronjë të madhe (me përjashtim të nyjave, lidhëzave e parafjalëve):

Amerika Latine, Azia e Vogël, Bishti i Pallës, Bjeshkët e Nëmura, Bregu i Fildishtë, Bregu i Matës, Briri i Artë, Deti i Kuq, Deti i Zi, Drini i Bardhë, Fusha Mbret, Gadishulli Ballkanik, Gadishulli Iberik, Guineja e Re, Guri i Hasit, Sheshi i Flamurit, Shtegu i Dhenve, Vendet e Ulëta, Zelanda e Re etj.


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 14:19
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Shënim 1 për emërtimet gjeografike e territoriale-administrative Jul 15, 2003

Emrat e përgjithshëm gjeografikë si breg, buzë, çukë, det, gadishull, kanal, kep, kodër, liqen, lumë, ngushticë, shkretëtirë, shpellë, tropik, varmal etj., kur nuk janë pjesë përbërëse e një emërtimi të përveçëm, por përdoren si përcaktues të një emri gjeografik ose përcaktohen prej tij, shkruhen me shkronjë të vogël:

çuka e Ajtojt, deti Adriatik, deti i Kinës Jugore, fusha e Korçës, fusha e Myzeqesë, gadishulli i Ballkanit, gryka e Këlcyrës, kanali i Fortuzit, liqeni i Prespës, liqeni i Shkodrës, mali i Dajtit, lumi i Tiranës, qafa e Llogarasë, qyteti i Fierit, shpella e Dragobisë, vargmali i Andeve etj.


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 14:19
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Shënim 2 për emërtimet gjeografike e territoriale-administrative Jul 15, 2003

Mbiemrat që janë pjesë përbërëse të emrave gjeografikë, sikurse shihet edhe nga shembujt e mësipërm, shkruhen kurdoherë me shkronjë të madhe:

Curraj i Epërm, Drini i Bardhë, Drini i Zi, Kanali i Madh, Kurveleshi i Poshtëm, Labova e Sipërme, Malësia e Madhe, Myzeqeja e Vogël, Prespa e Madhe, Prespa e Vogël etj.


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 14:19
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Shënim 3 për emërtimet gjeografike e territoriale-administrative Jul 15, 2003

Të gjitha pjesët përbërëse të emërtimeve zyrtare të shteteve fillojnë me shkronjë të madhe (me përjashtim të nyjave):

Despotati i Epirit, Mbretëria e Nepalit, Perandoria Osmane, Perandoria Romake e Lindjes, Perandoria Romake e Perëndimit, Principata e Arbërisë, Republika Franceze, Republika e Shqipërisë, Republika e San-Marinos, Republika e Venedikut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj.


Direct link Reply with quote
 
Pages in topic:   [1 2 3] >


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Çështje gramatikore: PĂ«rdorimi i shkronjave tĂ« mĂ«dha

Advanced search






memoQ translator pro
Kilgray's memoQ is the world's fastest developing integrated localization & translation environment rendering you more productive and efficient.

With our advanced file filters, unlimited language and advanced file support, memoQ translator pro has been designed for translators and reviewers who work on their own, with other translators or in team-based translation projects.

More info »
WordFinder
The words you want Anywhere, Anytime

WordFinder is the market's fastest and easiest way of finding the right word, term, translation or synonym in one or more dictionaries. In our assortment you can choose among more than 120 dictionaries in 15 languages from leading publishers.

More info »



Forums
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search