Përshëndetje Thread poster: Fabiana Papastefani-Pezzoni
|
Mirëdita të dashura kolege e kolegë,
Së pari shpresoj të jeni të gjithë mirë.
Përveç dëshirës për t'ju përshëndetur të gjithëve, po ju shkruaj që t'ju njoftoj se nuk do të jem më moderatore e forumit të gjuhës shqipe, të kudoz italisht në anglisht dhe e forumit të Shpalljeve dhe Njoftimeve të Industrisë së Përkthimeve.
Unë dua t'ju falenderoj të gjithëve përzemërsisht për bashkëpunimin dhe profesionalizmin tuaj. Mirë u takofshim nëpër kudoz e forume, si zakonisht .
Me respekt, Fabiana | | |
Të faleminderit | Mar 11, 2009 |
E nderuar Fabi,
Para marrjes së këtij vendimi me siguri ke menduar kohë të gjatë dhe patjetër do të kesh arsyet tua për një hap të tillë, që nga secili duhet të respektohet.
Në radhë të parë dua të të falënderohem për bashkëpunimin dhe komunikimin çdoherë korrekt e miqësor.
Jam më se i bindur se edhe në të ardhmen do të vazhdosh ta ndash diturinë e çmuar dhe përvojën tënde profesionale me anëtarët shqipfolës të këtij forumi.
Të priftë e mbara dhe shëndet,
Sherefedini | | |
|
Monika Coulson Local time: 23:14
 Member (2001) English to Albanian + ...
Faleminderit Fabi, jo vetëm për shoqërinë, por edhe për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm që kemi patur këto vite.
Ende më qan zemra për vendimin tënd, prandaj nuk më dilnin dot fjalët të shkruaja këtu deri tani...
Shihemi,
Monika | | |
There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact
site staff »