https://www.proz.com/forum/albanian/131315-pershendetje_dhe_dua_tju_bej_nje_pyetje.html

Pershendetje dhe dua tju bej nje pyetje
Thread poster: Avenir Baci
Avenir Baci
Avenir Baci
Local time: 09:43
Mar 26, 2009

Ne radhe te pare do te deshiroja tju uroja perzemersisht te gjitheve, tju uroja shendet dhe suksese ne punen tuaj. Une jam student mjeksie dhe sot duke lundruar ne rrjet gjeta kete faqe ne web dhe jam bere anetar me shume deshire. Une banoj ne Tirane, ne Shqiperi. Sic ju thashe jam student dhe me pelqen te perktheje materiale mjeksie. Duke pare kete faqe pashe reklamen e nje programi te tille Dragon Naturally SPeaking 10 (English, French & German). Une nga tastiera nuk jam ndonje shkruajtes i mi... See more
Ne radhe te pare do te deshiroja tju uroja perzemersisht te gjitheve, tju uroja shendet dhe suksese ne punen tuaj. Une jam student mjeksie dhe sot duke lundruar ne rrjet gjeta kete faqe ne web dhe jam bere anetar me shume deshire. Une banoj ne Tirane, ne Shqiperi. Sic ju thashe jam student dhe me pelqen te perktheje materiale mjeksie. Duke pare kete faqe pashe reklamen e nje programi te tille Dragon Naturally SPeaking 10 (English, French & German). Une nga tastiera nuk jam ndonje shkruajtes i mire, prandaj do te desha tju pyesja nese egziston ndonje program i tille apo i ngjashem me te dhe ne Shqip. pra qe te flasesh shqip dhe pc te shkruaje shqip. do ta falenderoja shume ate qe me jep nje informacion te tille se si mund te shkruhet me shpejt nga kompjuteri ne Shqip apo e vetmja menyre eshte te shkruash nga tastiera. Ju uroj gjithe te mirat.Collapse


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albania
Local time: 09:43
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Mirë se erdhe Mar 27, 2009

I dashur Avenir,

Mirë se ke ardhur në faqen proz.com. Unë nuk e di nëse ke pasur ndopak kohë që të vish vërdallë nëpër faqe për të parë me të vërtetë se çfarë bëhet këtu dhe kush "rri" këtu. Ti je student mjekësie dhe nuk di a ke bile kohe për këtë por kur të lirohesh, hidhi një sy http://www.proz.com/?sp=info/index dhe shih menynë si në të majtë ashtu edhe
... See more
I dashur Avenir,

Mirë se ke ardhur në faqen proz.com. Unë nuk e di nëse ke pasur ndopak kohë që të vish vërdallë nëpër faqe për të parë me të vërtetë se çfarë bëhet këtu dhe kush "rri" këtu. Ti je student mjekësie dhe nuk di a ke bile kohe për këtë por kur të lirohesh, hidhi një sy http://www.proz.com/?sp=info/index dhe shih menynë si në të majtë ashtu edhe menynë horizontale në të djathtë. Shumë pyetje kanë përgjigje te http://www.proz.com/faq ku flitet për të gjitha veprimtaritë e faqes.

Unë e di që ti pyete për diçka tjetër, por arsyeja pse të tregoja menjëherë lidhjen mbi faqen për të shpjeguar që proz.com, edhe pse ofrohen profile studentësh dhe përkthyesish të rinj, është një faqe e përkthyesëve profesionistë dhe e atyre që dëshirojnë të bëhen profesionistë.

Ti the që dëshiron të bësh përkthime në fushën mjekësore. Kush më mirë se ti do të dijë terminologjinë mjekësore, por së pari të lutem prano një këshillë:

Dikush që përkthen në shqip duhet edhe të shkruajë shqip. Me këtë dua të them që duhet të dijë të përdorë gërmat shqipe, por edhe të dijë të shkruajë një shqipe të kulluar, pa gabime. Shoh që ti nuk i përdor gërmat shqipe.

Është shumë e rëndësishme që gjyshja ime të kuptojë përshkrimin e makinës së diabetit që do të përkthesh ti, këtë doja të thoja me fjalë të varfra.

Programet kompjuterike vijnë në ndihmë për drejtshkrimin, në word p.sh. Programi që përmende ti, me sa di unë, shkruan vetëm në holandisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht. Ky program është shumë i ndjeshëm, dhe nga ana tjetër duhet edhe të dish mirë gjuhën ku do të shkruash, që dokumenti yt të ketë një pamje për të qënë. Sa për shqipen, nuk është ende e mundur që dikush të flasë në shqip dhe programi të shkruajë në shqip. Duhet të përkthesh me shkrim.

Shpresoj që të mos ngeli hatri me atë që të thashë më sipër. Ti do mësosh shumë shpejt që çdo punë që do të marrësh përsipër duhet bërë me profesionalizëm dhe përsosmëri. Ky është kushti për të mos marrë më qafë pacientë/klientë dhe për të bërë përpara në profesionin që do të zgjedhësh.

Të përshëndes, Avenir, me dëshirë jam gati të të ndihmoj me aq sa mundem.

Qofsh mirë dhe gjithë të mirat.

Fabiana
Collapse


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Pershendetje dhe dua tju bej nje pyetje






CafeTran Espresso
You've never met a CAT tool this clever!

Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer. Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools. Download and start using CafeTran Espresso -- for free

Buy now! »
Anycount & Translation Office 3000
Translation Office 3000

Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.

More info »