Off topic: Konferencë kulturore dhe shkencore në kujtim të Dr. Profesor Mirash Ivanaj
Thread poster: Monika Coulson

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 20:04
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Aug 17, 2003

Tiranë, 22 Shtator 2003
Vendi: Muzeu Kombëtar i Artit

PĂ«r Shtyp: Kontakt: Drita Ivanaj at:
info@ivanaj.org
14 Gusht 2003 URL:
http://www.ivanaj.org


Me datën 22 Shtator 2003, në orën 18:00, Fondacionet Ivanaj, me selitë
respektive në New York dhe Tiranë, do të organizojnë një konferencë në
ambjentet e Muzeut KombĂ«tar me titull “ Martiri Mirash Ivanaj, figurĂ«
madhore e kombit dhe e kulturĂ«s Shqiptare”.

Ky eveniment është një konferencë kulturore dhe shkencore që
organizohet
në kujtim të veprës dhe figurës shumedimensionale të Dr. Profesor
Mirash
Ivanaj në 50 vjetorin e vdekjes së tij.

Mbajtja e kësaj konference është një bashkëpunim i Fondacioneve Ivanaj,
Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Akademisë së Shkencave, Arkivit
të
Shtetit si dhe Bibliotekë Kombëtar.

Pjesëmarresit e kësaj konference përfshijnë Z. Gudar Beqirai, Drejtor
Ekzekutiv i Fondacionit Ivanaj, Pertefe Leka Zv/presidente e këtij
fondacioni si dhe të ftuar të tjerë nderi, siç janë Ministri i Arsimit,
Profesor Luan Memushi, dhe kryetari i Akademisë së Shkencave, Profesor
Ylli Popa.

Referatet kryesore do te mbahen ne lidhje me jetën, punën dhe
kontributin
e Dr. Prof. Ivanaj në kulturën shqiptare dhe reformën arsimore.
Referuesit
janë Prof. Uran Butka, Prof. Iliaz Gogaj, Prof Jorgo Bulo, Dr. Shaban
Sinani dhe Dr. Kaliopi Naska.

Presidentja e Fondacionit Ivanaj, Z. Drita Ivanaj do të mbajë fjalën
mbyllëse në këtë konferencë.

Kjo konferencë do të vazhdojë me hapjen e nje ekspozite nga arkivi i
shtetit me dokumente, fotografi, shkrime dhe relike nga jeta e
vellezerve
Ivanaj.

Më pas do të ketë një koktej.

Për informacion të mëtejshem kontaktoni në këtë adresë emaili:
info@ivanaj.org

* Fondacioni Martin dhe Mirash Ivanaj me seli në New York si dhe
Institut
Fondacionit M&M Ivanaj me seli në Tiranë janë dy organizata
jo-fitimprurëse që zbatojnë programe edukimi për rininë Shqiptare

[Edited at 2003-08-17 23:25]


Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Konferencë kulturore dhe shkencore në kujtim të Dr. Profesor Mirash Ivanaj

Advanced search






PerfectIt consistency checker
Faster Checking, Greater Accuracy

PerfectIt helps deliver error-free documents. It improves consistency, ensures quality and helps to enforce style guides. It’s a powerful tool for pro users, and comes with the assurance of a 30-day money back guarantee.

More info »
CafeTran Espresso
You've never met a CAT tool this clever!

Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer. Accept jobs from clients who use SDL Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools. Download and start using CafeTran Espresso -- for free

More info »



Forums
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search