Shkrim "Si të shkruajmë emrat e huaj"
Thread poster: Fabiana Papastefani-Pezzoni

Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Romania
Local time: 18:02
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
May 24, 2009

Mirë mëngjes të nderuar kolegë,

Më erdhi në kutinë e postës elektronike sot ky artikull:
http://pasioni.net/letersi/36-ese/563-sazan-goliku-si-ti-shkruajme-emrat-e-huaj

dhe e gjeta me shumë interes. Unë bile, e lexova me ëndje se ky është një nga kunjat që më rri në kokë përherë.

Javë të mbarë të gjithëve,

Fabiana


 

Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 16:02
Member (2008)
English to Albanian
+ ...
Sapo e vura re këtë afishim Feb 21, 2010

Përshëndetje, Fabiana

E kemi prekur dhe më parë këtë dukurinë e emrave të huaj në shqip. Artikulli m'u duk me interes sidomos për këto aspekte që vë në dukje e me të cilat unë bie dakord plotësisht:

1. Shqipja ka një historik të gjatë të shkrimit të emrave të përveçëm, qofshin njerëzish, shtetesh, figurash historike, fetare etj. Nuk është se ka lindur ndonjë nevojë gjuhësore për të ndryshuar rregullat e shkrimit, është thjesht një ndikim nga marrja lehtësisht e informacionit drejtpërdrejt nga gjuha e huaj dhe shpërndarja e tij pa iu nënshtruar trajtimit gjuhësor. Pajtohem me sugjerimin që, kur është e rëndësishme që emri të shkruhet në formën origjinale, mund të shkruhen mbaresat rasore me vizë ndarëse, pa i rënë kështu në qafë autenticitetit të vetë emrit, ose dhe të vihet veç në kllapa.

2. Është qesharake që disa emra qytetesh të njohura të shkruhen sipas shqipes e disa sipas qejfit të autorit brenda të njëjtit shkrim. Në qoftë se New-York duket i drejtë në shqip, atëherë duhet gjithashtu të themi London, apo jo? Dhe anglisht-folësit duhet të orvaten me emrin "Shqipëri" dhe jo "Albania", "Roma" dhe jo "Rome", "Jeanne D'arc" dhe jo "Joan of Arc" e të tjera si këto. Çdo gjuhë ka veçoritë e veta të shkrimit dhe shqiptimit dhe nuk i bën ndonjë padrejtësi emrit në gjuhën e huaj nëse ia përshtat këtyre veçorive. Mendoni si mund të shqiptohet William Shakespeare nga një lexues që s'ka të bëjë fare me anglishten? (Mendoni që Shekspiri do të mbetej i kënaqur nga ai shqiptim?icon_wink.gif ) Një rast i freskët madje është ai që dëgjova vjet në verë i "Kenju Rivsit". Të gjorit i shqiptohet emri Kianu, por duke e lënë në trajtën "Keanu" nëpër shkrime, dikush diku e ka shqiptuar tjetërsoj, fjala ka marrë dhenë dhe ja ku kemi një aktor që s'do ta njihte kush në Hollivudicon_smile.gif.

3. Emrat e autorëve (dhe titujt e librave, sigurisht) tradicionalisht janë shkruar të shqipëruar në shqip. Në faqen e parë gjendet gjithashtu dhe "titulli i origjinalit", me titullin dhe autorin siç shfaqet në gjuhën nga është marrë vepra. Një argument që kam lexuar diku i tipit "Kur dola me studime jasht shtetit, nuk e dija që autori që po studioja me emrin Freud ishte Frojdi i famshëm" më duket i çalë dhe i pajistifikuar.

Kam vënë re gjithashtu (dhe kam mbetur me gojë hapur) se nëpër dublimet e filmave vizatimorë shpesh degjohen fjali të tilla si: I thashë Adam / Shkova me Meri / S'e pashë gjëkundi Herri... Dhe e bukura fare është që kjo lloj "kulture" e të thënit të emrave të palakuar nuk është kufizuar vetëm tek ata të huajt, por edhe tek shqiptarët. Që të mos duket se po flas përçarticon_biggrin.gif, ja shembulli konkret në listën e artikujve në faqen ku gjendet artikulli për të cilin po diskutojmë: Intervistë me Diana Çuli!!! Mos është gabim shtypi? Jo. Lexoni më poshtë: Intervistë me Agim Vinca!!!

Punë të mbarë të gjithëve

(Shpresoj të jetë duke lexuar dikush që çoku ka në dorë të bëjë ndonjë ndryshim - sidomos andej nga fusha e dublimeve ju lutemicon_biggrin.gif)

Ledja


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Shkrim "Si të shkruajmë emrat e huaj"

Advanced search






memoQ translator pro
Kilgray's memoQ is the world's fastest developing integrated localization & translation environment rendering you more productive and efficient.

With our advanced file filters, unlimited language and advanced file support, memoQ translator pro has been designed for translators and reviewers who work on their own, with other translators or in team-based translation projects.

More info »
SDL Trados Studio 2017 only €435 / $519
Get the cheapest prices for SDL Trados Studio 2017 on ProZ.com

Join this translator’s group buy brought to you by ProZ.com and buy SDL Trados Studio 2017 Freelance for only €435 / $519 / £345 / ¥63000 You will also receive FREE access to Studio 2019 when released.

More info »



Forums
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search