Transkriptimi i toponimeve shqiptare në gjuhë të huaja
Thread poster: Sherefedin MUSTAFA

Sherefedin MUSTAFA
Netherlands
Local time: 14:04
Member
English to Macedonian
+ ...
Jun 8, 2009

Të nderuar kolegë,

A mundeni, ju lutem, të më tregoni se cilat janë parimet kryesore kur bëhjet fjalë për transkriptimin e toponimeve shqiptare në gjuhë të huaja.

Tiranë - Tirana
Gjorokastër - Gjirokastra
Shkodër - Shkodra

por:

Librazhd, Durrës, Pogradec...


Cilave rregulla duhet t'u përmbahemi?

Ju faleminderit.

Sherefedini


 

Klementina Shahini
United States
Local time: 08:04
Member (2009)
English to Albanian
+ ...
Transkriptimi i toponimeve shqiptare në gjuhë të huaja Jun 11, 2009

Z.Mustafa.

Transkriptimi është pjesë e planit mësimor që unë përdor për studentët e vitit të katërt. Nuk jam e sigurt nëse parimet e transkriptimit egzistojnë të shkruara në gjuhën shqipe. Në planin mësimor që unë përdor thuhet se transkriptimet ju nënshtrohen rregullave ndërkombëtare. Në bazë të këtyre rregullave të gjitha transkriptimet e ruajnë origjinalitetin: drejtëshkrimin origjinal të emrave, shkurtimetdhe format e shkurtuara, shkronjat arkaike dhe ato të krijuara nga bashkimi i dy shkonjave të tjera. Nëse emri, në rastin tonë toponimi është shkruar gabim, lihet ashtu sic është duke futur në kllapa fjalën e saktë.

Shifrimet gjithashtu ndryshojnë në sintaksë dhe në asnjë aspekt tjetër të shkrimit.

Duke u bazuar në këto parime mendoj se të dyja format e emrave ( e shquar dhe e pa shquar) do të jenë të pranueshme nëse do ti përmbahesh origjinalitetit të tekstit. Nuk e di a u shpreha qartë, por me këtë të fundit dua të them se nëqoftëse toponimi është përdorur në trajtën e shquar (Tirana) kështu duhet të transkriptohet dhe në rastin tjetër, nëse toponimi është përdorur në trajtën e pashquar (Tiranë) atëhere duhet të lihet sic është.

Shpresoj se përgjigjja ime do tju ndihmoj sadopak.

Përshëndetje,
Klemi


 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 06:04
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Një mënyrë e vetme e drejtshkrimit të fjalëve Jun 11, 2009

E dashur Klemi,
Uroj që të jeni mirë. Po shkruaj me shpejtësi, por nuk mund ta lija pa shprehur mendimin tim në lidhje me fjalinë tuaj të mëposhtme:


Klemi wrote:
... dua të them se nëqoftëse toponimi është përdorur në trajtën e shquar (Tirana) kështu duhet të transkriptohet dhe në rastin tjetër, nëse toponimi është përdorur në trajtën e pashquar (Tiranë) atëhere duhet të lihet sic është.



Nuk mendoj se emrat e toponimeve duhen shkruar ashtu siç janë në gjuhën shqipe, pasi fjalët në gjuhën shqipe marrin mbaresa të ndryshme, jo vetëm në dy trajtat e ndryshme (e shquar, e pashquar), por edhe në pesë rasa të ndryshme.

P.sh., një dëftesë e shkollës së mesme mund të thotë:

Distrikti i Tiranës
Vendlindja: Tiranë
Banimi në Tiranën e Re etj., etj.

Nuk mund të bëhet përkthimi në gjuhë të huaj i të njëjtës fjalë si më poshtë vijon:

Tiranës District
Place of Birth: Tiranë
Residence: "Tiranën e Re"

Kjo mënyrë e të shkruarit do të ngatërronte zyrtarët ku shkon ky dokument i përkthyer. Shpeshherë, kur përkthej nga anglishtja në shqip (!) ndryshimi i rasave të emrave bën që klienti të kthehet e të më pyesë: Pse ky emër (qoftë emër vendi apo personi) ka mbaresa të ndryshme në vende të ndryshme??? Mendo, ky është reagimi i tyre kur përkthehet nga anglishtja në shqip. Le më të shkruash të njëjtin toponim me mbaresa të ndryshme në gjuhë të huaj (anglisht në rastin tim). Prandaj mbahet një mënyrë e vetme e të shkruarit:
Tirana, Gjirokastra, Shkodra etj.
Unë gjithashtu do të shkruaja: Fier, Durrës, Pogradec, etj., për ta mbajtur shqiptimin sa më të thjeshtë për të huajt. Mbaresa "i" në anglisht i ngatërron lexuesit, pasi ndryshon shqiptimin e fjalës.

Por sido që të shkruhet në fillim, ashtu duhet mbajtur gjatë gjithë materialit, pasi ngatërrohet lexuesi.

Gjithë të mirat,
Monika


 

Klementina Shahini
United States
Local time: 08:04
Member (2009)
English to Albanian
+ ...
Përkthim apo transkriptim? Jun 12, 2009

E dashur Monika,


Pajtohem me ty dhe ke shumë të drejtë kur thua se lakimi i emrave dhe trajtat e tyre do ti ngatërojnë lexuesit ose ata që do ta marrin të parët në dorë materialin e përkthyer e sidomos ata që në gjuhët e tyre nuk kanë as lakim apo rasa dhe as trajta të shquara apo të pashquara.

Në rastin konkret ne po japim sugjerime për transkriptimin e një teksti ( në qoftë se unë e kam kuptuar z. Mustafa drejt, në rast të kundërt të më falni pë keqkuptimin)i cili për mendimin tim është ndryshe nga përkthimi. Ndërsa përkthimi është tekst i përkthyer nga një gjuhë në tjetrën(dhe unë jam shumë e sigurt se ju e dini këtë) , transkriptimi është kthimi në gjuhën e sotme i një teksti të shkruar me shkronja e me shenja që ndryshojnë nga sistemi i sotëm i shkrimit. Në një rast të tillë ne duhet ti mbetemi shumë fanatik shkrimit të emrave. Pra, ne duhet të ruajmë origjinalitetin e emrave, i shkruajmë ato ashtu sic janë, në trajta apo rasa të ndryshme. Të paktën kështu thuhet në librat që na janë afruar ne për mësimdhënie. Gjithmonë kam parasysh se flasim për transkriptimin e teksteve e në rastin tonë të toponimeve të cilat janë pjesë e këtyre teksteve.

Edhe një herë bashkohem me ty kur thua se duhet të ketë nje vashdimësi në përkthimin e fjalëve.

Ju uroj gjithë të mirat,
Klemi

[Edited at 2009-06-12 16:43 GMT]

[Edited at 2009-06-12 16:43 GMT]


 

Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Romania
Local time: 15:04
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Sherefedini ndoshta e ndan më mirë se për se ka nevojë Jun 12, 2009

Përshëndetje të gjithëve,

Unë kam ditë që e kam lexuar pyetjen e Sherefedinit mirëpo në të vërtetë ende nuk e kam kuptuar tërësisht se çfarë pyetet.

Ka dy lloje transkriptimi:
1) Ai i hedhjes në të pastër, në një kopjo tjetër, ri shkrimi i, pasqyrimi i notave, i një dokumenti, i partiturave të muzikës, etj. Këtu nuk do kishte pyetje fare pasi po e bën në të njëjtën gjuhë.

Pastaj:

2) Mënyra se si i kuptova unë nevojën e Sherefedinit ishte kjo: në një proces përkthimi të qëllon të kesh emra qytetesh e vendesh, dhe meqenëse nuk është se ato në të vërtetë përkthen në një term krejtësisht tjetër, ky proces për këto fjalë quhet transkriptim (http://www.frenchtranslations.ca/Transcription.pdf). Jap një shembull për italishten:
në italisht Shtutgardi transkriptohet Stoccarda, Mynihu në Monaco, dhe Shqipëria është fare emër tjetër, e kështu me radhë.

Meqenëse këtë punë, gjithmonë me sa mora vesh unë, Sherefedini po e bën një gjuhë tjetër, së pari Target Language Rules Prevail! Këtë e them sidomos për gjuhët si kjo e jona ku thuhet qartë që ato shkruhen si shqiptohen, dhe këtu shyqyr zotit nuk hutohesh shumë se ta thotë vetë rregulli. Pastaj ne, për shkak të strukturës sonë edhe i lakojmë, kështu që e lemë më mirë atë muhabet.

Nuk ka dyshim që nëse emrin e qytetit po e shkruan në anglisht apo italisht, se paku në këto dy gjuhë që punoj unë, nuk e di në të tjera, shkruhet forma e shquar, rasa emërore.

Kalofshi një fundjavë të mirë.

Fabiana


 

Arta Alla
United States
Local time: 06:04
English to Albanian
+ ...
Traskriptimi i toponimeve Italisht > Anglisht Jun 26, 2009

Përshendetje të gjithëve

Shumë e dobishme hapja e kësaj teme. E kam pyetur veten me qindra herë rreth ketij problemi, sidomos per versionin gjuhë e huaj > shqip.
Kërkoj ndjesë për përgjigjen time të vonshme. Për fat të keq "dukem rralle nga këto anë", por megjithatë po përpiqem thjesht t’ju shpjegoj se si veproj unë.

1) PER SA I PERKET TRANSKRIPTIMEVE GJUHE E HUAJ > ANGLISHT (te pakten italisht > anglisht qe kam studiuar ne Itali) ndjek kete rregull:

Për përkthimin e toponimeve:

a) Zakonisht përkthehen në gjuhën target ato emra që lexuesi i gjuhës target i njeh vetëm në formën e tyre të përkthyer. P.sh për anglishtfolësit Venezia > Venece, Roma> Rome, Milano > Milan, etj.

b) Kur emrat janë të panjohur për lexuesin e huaj atëherë lihen në italisht, të pandryshuar, p.sh vendet e vogla si Acquilla, Abruzzo, etc. që nuk janë kaq të njohuj jashtë Italisë (mund ta vini re edhe tek lajmet që u dhanë mbas tërmetit).

Them se i njejti rregull mund të vlejë edhe për perkthimet shqip > italisht a shqip > anglisht.

Kur zbatoj këtë rregull italian për përkthimet nga shqipja, në të dyja rastet (a; b), mundohem të mos harroj sugjerimin e Monikës: në shqip ne këmi rasat prandaj dhe duhet ruajtur një farë vazhdimësie lidhur me numrin/trajten/rasen e zgjedhur gjate përkthimit.

2) PER SA I PERKET PERKTHIMIT TE TOPONIMEVE GJUHE E HUAJ > SHQIP:
Mbetem ende në kërkim të një përgjigje “zyrtare” për zgjidhjen e këtij problemi. Me zgjidhje zyrtare nënkuptoj një zgjidhje që të na ofrohet nga gjuhëtarët dhe përkthyesit shqiptarë me vendime te marra nëpër institucionet shteterore përkatëse, pra një zgjidhje që të jetë shndërruar në normë në fushën e përkthimit.

Shpresoj te kem qene e qarte. (Per fat te keq manualet i kam lene ne Itali)

Ju uroj ditë të mbarë të gjithëve
Arta


 

Roland Lelaj
Canada
Local time: 08:04
Member (2008)
English to Albanian
+ ...
RE: Transkriptimi i toponimeve shqiptare në gjuhë të huaja Jul 4, 2009

Përshëndetje të gjithëve,

Duke ju përgjigjur shkurt pyetjes që bën Sherefedini unë në praktikë emrat e gjinisë femërore si ato që përmenden më sipër: Tiranë, Shkodër, Korçë i përkthej në trajtën e tyre të shquar Tirana, Shkodra, Korça.
P.sh. "He was born in Tirana..."

Përsa i përket emrave të gjinisë mashkullore i përkthej në trajtën e tyre të pashquar: Librazhd, Durrës, Elbasan etj.
P.sh. "Elbasan is an industrial town...".

Eshtë një rregull i thjeshtë e gjithëpërmbledhës që shkurton punë e në të njejtën kohë ruan njëtrajtshmërinë.

Plot të mira,
Rolandi


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Transkriptimi i toponimeve shqiptare në gjuhë të huaja

Advanced search






Protemos translation business management system
Create your account in minutes, and start working! 3-month trial for agencies, and free for freelancers!

The system lets you keep client/vendor database, with contacts and rates, manage projects and assign jobs to vendors, issue invoices, track payments, store and manage project files, generate business reports on turnover profit per client/manager etc.

More info »
WordFinder Unlimited
For clarity and excellence

WordFinder is the leading dictionary service that gives you the words you want anywhere, anytime. Access 260+ dictionaries from the world's leading dictionary publishers in virtually any device. Find the right word anywhere, anytime - online or offline.

More info »



Forums
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search