Off topic: Faleminderit dhe mirupafshim
Thread poster: Monika Coulson

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 22:49
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Jul 31, 2009

Mbas 9+ vitesh si moderatore, është radha ime për t’i lënë lamtumirën këtij forumi të gjuhës shqipe, ku me të vërtetë kam mësuar shumë.

Ndihem e gëzuar që pata mundësi të komunikoj këtu me ju për tema gjuhësore apo dhe rubrika argëtuese. Ka qenë një përvojë e shkëlqyer, prej nga kam mësuar së tepërmi. Vendimi për t’u larguar si moderatore ishte i vështirë, por i domosdoshëm për mua. Edhe një herë, ju falënderoj të gjithëve që më keni ndihmuar, këshilluar, qortuar, qoftë me miqësinë tuaj, apo me këshillat dhe mendimet tuaja profesionale.

Gjithë të mirat,
Monika


 

Sherefedin MUSTAFA
Netherlands
Local time: 06:49
Member
English to Macedonian
+ ...
Mirënjohja nuk ka fund, fjalët janë të pafuqishme Jul 31, 2009

E nderuar Monika,

Lajmi juaj është sa i papritur aq edhe i tronditshëm dhe emocionues.

Merita juaj në ngritjen e standardeve profesionale midis përkthyesve shqiptarë, nga të gjitha trojet shqipfolëse, është e paarritshme dhe e pabarazueshme.

Dua t’ju falenderoj personalisht për urtësinë, durimin, diturinë e pasur dhe posaçërisht për gatishmërinë tuaj për ta ndarë atë me kolegë si brënda ProZ.com-it ashtu edhe në kontakte të drejtpërdrejta.

Vendimi juaj është në dëm të secilit anëtar të këtij forumi por megjithatë duhet ta respektojmë.

Ju përshëndes si motër dhe ju them siç do t’i thosha motrës time:
Metsh shnosh ene u najfshim për t’majr!

Sherefedini


[Edited at 2009-07-31 21:11 GMT]


 

Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Romania
Local time: 07:49
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Përshëndetje Aug 2, 2009

E dashur Monika,

Të të them të drejtën më vjen shumë keq që po largohesh nga roli i Moderatores. Ti ke meritën e veçantë e të qenit përherë me logjikë të ftohtë, pa pasur paragjykime. Ke pasur dhe shpresoj të vazhdosh të kesh rolin tënd të ruajtjes së profesionalizmit, pastërtisë së gjuhës shqipe, cilësisë së përkthimeve, integritetit profesional.

Sidomos e kam për zemër këtë të fundit dhe këtu nuk e kam fare fjalën tek ti por tek problemet që disa herë kemi hasur me integritetin e profileve në bashkësinë tonë. Sa kohë që isha moderatore me ty këtu, ne u përpoqëm që ruanim mjedisin të pastër jo vetëm për sa i përket frymës së shëndoshë kolegjiale dhe nivelit të lartë të profesionalizmit gjuhësor dhe përvojës së profesionit tonë të përkthimit, por sidomos kundrejt sjelljeve dhe tentativave të shëmtuara fraudolente me profile e të tjera si këto.

E kam quajtur dhe e quaj këtë ende si një pikë shumë delikate dhe shpresoj që faqja të vazhdojë të bëjë një punë të mirë në këtë drejtim, pasi që këtu lindin dhe rrjedhin në mjedisin tonë shumë probleme të tjera profesionale.

Ju uroj të gjithëve përdorim të mbarë të faqes, punë të mbarë dhe verë të këndshme.

Me respekt, Fabiana


 

Juliana Cullafiq
Albania
Local time: 06:49
Member
English to Albanian
+ ...
Faleminderit juve Monika... Aug 4, 2009

për përpjekjet e bëra gjithë këto vite, për të krijuar një mjedis virtual kaq profesional për ne përkthyesit shqiptarë siç është proz.com-i.
Gjithashtu ju falenderoj për gatishmërinë që keni treguar, për të më ndihmuar sa herë kam pasur nevojë.

Përshëndetje dhe punë të mbarë,
Juliana


 

Eva T
English to Albanian
+ ...
Mirënjohje e thellë, Monika Aug 5, 2009

Monika,
Jam e befasuar nga lajmi. Ky është forumi që ti formove dhe që na ka shërbyer kaq shumë gjatë këtyre viteve...

Ashtu siç thotë edhe Sherefedini, mirënjohja nuk ka fund. Përveç përpjekjeve profesionale në këtë forum të shqipes, me pyetjet KudoZ, dua të të falenderoj edhe për ndihmën personale që më ke dhënë gjatë këtyre viteve. Në çdo kohë u je përgjigjur pyetjeve/kërkesave dhe më ke ofruar ndihmën tënde.

Gjithashtu dua të të falenderoj edhe për ndihmën e qëndrimin e drejtë dhe të paanshëm që ke mbajtur ndaj situatave të ndryshme që janë ngritur gjatë viteve.

Përsëri, faleminderit për gjithçka që ke sjellë mes nesh, qoftë nga ana profesionale, ashtu edhe personale. Të jesh e bindur se përpjekjet e tua na kanë vlejtur të gjithëve.


Sinqerisht,

Eva

p.s. Urime për bebin e vogël dhe me jetë të gjatë!!!!


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Faleminderit dhe mirupafshim

Advanced search






SDL Trados Studio 2017 Freelance
The leading translation software used by over 250,000 translators.

SDL Trados Studio 2017 helps translators increase translation productivity whilst ensuring quality. Combining translation memory, terminology management and machine translation in one simple and easy-to-use environment.

More info »
BaccS – Business Accounting Software
Modern desktop project management for freelance translators

BaccS makes it easy for translators to manage their projects, schedule tasks, create invoices, and view highly customizable reports. User-friendly, ProZ.com integration, community-driven development – a few reasons BaccS is trusted by translators!

More info »



Forums
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search