Çështje gramatikore: Shkrimi i fjalĂ«ve me vizĂ« lidhĂ«se nĂ« mes
Thread poster: Monika Coulson

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 05:49
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Oct 5, 2003

Në këtë rubrikë po vendos rregullat e shkrimit të fjalëve me vizë lidhëse në mes, sipas Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.
Shpresoj që të na hyjnë në punë të gjithëve,
Me respekt,
Monika

[Edited at 2003-11-06 01:02]


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 05:49
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Shkruhen me vizë lidhëse në mes: Oct 5, 2003

a) formimet e përftuara nga përsëritja e një fjale në të njëjtën trajtë ose në trajta të ndryshme, nga bashkimi i dy antonimeve, i dy numërorëve themelorë (për të shënuar një sasi të përafërt), formimet onomatopeike të përftuara nga përsëritja e një fjale në të njëjtën trajtë ose në trajtë të ndryshuar:

copë-copë, çika-çika, duar-duar, fije-fije, fletë-fletë, grigje-grigje, grupe-grupe, gunga-gunga, herë-herë, kokrra-kokrra, kortarë-kortarë, kuti-kuti, lara-lara, lloj-lloj, ngjyra-ngjyra, palë-palë, petë-petë, pika-pika, pjesë-pjesë, radhë-radhë, rripa-rripa, shkallë-shkallë, togje-togje, tufa-tufa, thela-thela, valë-valë, vende-vende, vise-vise, vrima-vrima, xhunga-xhunga, zhele-zhele, etj;

dita-ditës, dora-dorës, hera-herës, këmba-këmbës, etj.;

njëri-tjetri, shoqi-shoqin, etj.;

çalë-çalë, fort-fort, gati-gati, hollë-hollë, rëndë-rëndë, shumë-shumë, vonë-vonë etj.

aty-këtu, hyrje-dalje, (punëtorët e) ngarkim-shkarkimit, poshtë-lart, pritje-përcjellje, vajtje-ardhje etj.;

dy-tri orë, dhjetë-pesëmbëdhjetë vjet, 10-15 vjet, katër-pesë veta, pesë-gjashtë ditë, 5-6 ditë, afate dy-tre mujore, periudha njëzet-tridhjetë vjeçare etj.;

bam-bam, ciu-ciu, dër-dër, fiu-fiu, ham-ham, hum-hum, kuak-kuak, llap-llap, osh-osh, tak-tak, zdruj-zdruj etj.;

bam-bum, fap-fup, gau-giu, ham-hum, paf-puf, tik-tak etj.;

gëk-mëk, lecka-pecka, qorr-morr etj.


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 05:49
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Shkruhen me vizë lidhëse në mes: Oct 5, 2003

emërtimet e përbëra të njësive të matjes:

ditë-njeri, ditë-punë, gram-molekulë, kalë-fuqi, kuaj-fuqi, kilovat-orë, orë-makinë, orë-normë, orë-njeri, ton-kilometër, vit-dritë etj.

Kështu shkruhen edhe emërtimet e përbëra të njësive të ndryshme të klasifikimit: grup-kulturë, grup-mallra, grup-moshë etj.


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 05:49
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Shkruhen me vizë lidhëse në mes: Oct 5, 2003

emërtimet jo të thjeshta me lidhje këpujore plotësuese ose me lidhje përcaktore-ndajshtimore ndërmjet pjesëve përbërëse të tyre:

bar-bufe, bar-lulishte, hotel-restorant, kafe-restorant, miniera e hekur-nikelit, (trajta) përsore-vetvetore, postë-telegraf-telefon etj.;

dhomë-muze, shtëpi-muze, qytet-muze, qytet-hero, dyqan-shtëpi, hotel-pension, vagon-cisternë, vagon-restorant, vinç-kullë, vinç-urë, sëpatë-daltë, organizatë-bazë, (punimet e) shpim-kërkimit, (brigada e) shpim-shfrytëzimit, të shpim-vlerësimit, plan-detyrë, qen-ujk etj.


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 05:49
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Shkruhen me vizë lidhëse në mes: Oct 5, 2003

formimet terminologjike të tipit:

(raketa) ajër-ajër, ajër-tokë; tokë-ajër, tokë-tokë etj.


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 05:49
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Shkruhen me vizë lidhëse në mes: Apr 23, 2004

Shkruhen me vizë lidhëse në mes formimet e tjera jo të thjeshta, kryesisht mbiemërore, pjesët e të cilave kanë midis tyre lidhje këpujore që shprehin marrëdhënie plotësuese ose të ndërsjellta:

agraro-industrial, analitiko-sintetik, bujqësor-industrial, ekonomiko-shoqëror, historiko-gjeografik, politiko-kulturor, politiko-shoqëror, tekniko-material, ushtarako-politik etj.;

afro-aziatik, anglo-amerikan, austro-hungarez, balto-sllav, franko-gjerman, greko-romak, shqiptaro-grek, trako-ilir etj.*;

fjalor frëngjisht-shqip, fjalor latinisht-shqip, fjalor shqip-rusisht-frëngjisht etj.

Po kështu shkruhen: maksizëm-leninizëm, marksist-leninist, marksiste-leniniste.

*Kur formimet e këtij tipi shënojnë njësi etnike ose gjuhësore të ngulitura historikisht, shkruhen pa vizë në mes, si një fjalë e vetme: anglosakson, (gjuhët) indoevropiane, istrorumanishtja, retoromanishtja, serbokroatishtja etj.


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 05:49
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Shkruhet me vizë lidhëze pjesëza ish- May 31, 2006

Shkruhet me vizë lidhëze pjesëza ish- përpara emërtimeve të ndryshme:

ish-drejtor, ish-komandant, ish-komisar, ish-kryeqytet, ish-ministër etj.


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 05:49
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Shkruhen me vizë lidhëze në mes emërtimet e përbëra të pikave të horizontit May 31, 2006

Shkruhen me vizë lidhëze në mes emërtimet e përbëra të pikave të horizontit, të formuara prej një fjale të thjeshtë dhe prej një fjale të përbërë:

jug-juglindje, jug-jugperëndim, lindje-verilindje, perëndim-jugperëndim, veri-verilindje etj.


Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Çështje gramatikore: Shkrimi i fjalĂ«ve me vizĂ« lidhĂ«se nĂ« mes

Advanced search






BaccS – Business Accounting Software
Modern desktop project management for freelance translators

BaccS makes it easy for translators to manage their projects, schedule tasks, create invoices, and view highly customizable reports. User-friendly, ProZ.com integration, community-driven development – a few reasons BaccS is trusted by translators!

More info »
Protemos translation business management system
Create your account in minutes, and start working! 3-month trial for agencies, and free for freelancers!

The system lets you keep client/vendor database, with contacts and rates, manage projects and assign jobs to vendors, issue invoices, track payments, store and manage project files, generate business reports on turnover profit per client/manager etc.

More info »



Forums
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search