Off topic: Se mos përkthehen vetëm fjalët! Po gjestet?
Thread poster: Fabiana Papastefani-Pezzoni

Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Romania
Local time: 08:09
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Jan 27, 2004

Një ditë Sara, një nga çupat e mia që tani është 5 vjeç e gjysëm, erdhi në shtëpi dhe më tha: “kemi mësuar se si të themi jo, po dhe patjetër”. “Patjetër???? Pa hë njëherë”. Ajo beri “jo” dhe “po” me kokë (“jo” duke kthyer kokën majtas e djathtas dhe “po” para e prapa) pastaj tha “patjetër” duke mënjanuar kokën majtas e djathtas. Ndoshta shumica juaj jashtë Shqipërisë keni kohë që nuk e bëni më këtë lëvizje koke por shpresoj që t’ju kujtohet se për çfarë po flas. T’ju them të drejtën u habita se më erdhi e papritur që mësuesja, kur u mësonte fëmijëve të kopshtit (atëherë 4 vjeç) gjeste që mund të zëvendësonin fjalët e përfshinte edhe atë që në fakt është pjesë e kulturës sonë përsa i përket gjesteve. Fillova të mendoj nëse është e drejtë të konfirmohet ajo qe ne vërtetë bejmë (në Shqipëri) sa herë që duam të themi “patjetër” ose “sigurisht” ose edhe “po” në disa raste. Po pse jo! E dimë të gjithë që në shumë vende të tjera, jo vetëm në SHBA e gjetkë, por edhe komshijtë tanë, nuk e bëjnë këtë gjest; e dimë të gjithë edhe që ne e kemi të trashëguar. Prej sa vitesh e bëjmë kete gjë? Kush e di? A mund të quhet tashmë një gjest që bëjmë ne shqiptarët, njëlloj siç e kanë në Indi? Që nga momenti që e bëjmë, dhe prej shumë vitesh tashmë, mua m’u duk me vend ajo që mësuesja u kishte thënë fëmijëve. Po ju si thoni?

Të dal tek titulli i këtij mesazhi. Tani jemi në Ukrainë. Çupat tani shkojnë në shkollën britanike dhe mësuesja kishte folur për këtë dhe kishte pyetur fëmijë nga vende të ndryshme. Qëllimi ishte që të unifikoheshin disa nga gjestet më të rëndësishme midis gjithë fëmijëve dhe mësuesëve e të tjerë me rradhë. Ajo kishte vënë re që Sara bënte “patjetër” me kokë kur ajo i thoshte të bënte diçka kështu ose ashtu. Sara u përpoq me gjithë mënyrat tua shpjegonte “patjetër”-in por pa shumë sukses. Kur shkova ta marr në shkollë, mësuesja më pyeti dhe unë u përpoqa t’ia shpjegoja. Kuptohet se, si angleze që është, u habit dhe tha se do tua shpjegonte edhe fëmijëve të tjerë. Në këtë mënyrë të gjithë fëmijët e tjerë do ta kuptonin nëse Sara do t’u thoshte ndonjëherë “patjetër” me kokë. Pas disa ditësh mësuesja më tha se të gjithë fëmijët e kishin gjetur shumë të këndshme këtë lëvizje koke dhe bile e përdornin kur flisnin me mësuesen. Më erdhi për të qeshur. I imagjinoni dot fëmijë anglisht folës (anglezë apo amerikanë) që bëjnë këtë lëvizje koke dhe thonë “yes, mum” në shtëpitë e tyre?

[Edited at 2004-01-27 20:26]


Direct link Reply with quote
 
aneta_xh  Identity Verified
English to Albanian
+ ...
Shumë e lezetshme Jan 29, 2004

E dashur Fabiana,
shumë e lezetshme kjo që shkruan. Është e vërtetë që gjestet "flasin" shumë. Ju uroj fat edhe juve, edhe vajzave në vendin tuaj të ri. Uroj që të mësoni sa më shumë gjëra të reja aty dhe të kënaqeni sa më shumë.
Gjithë të mirat,
Ani


Fabiana Papastefani-Pezzoni wrote:

Një ditë Sara, një nga çupat e mia që tani është 5 vjeç e gjysëm, erdhi në shtëpi dhe më tha: “kemi mësuar se si të themi jo, po dhe patjetër”. “Patjetër???? Pa hë njëherë”. Ajo beri “jo” dhe “po” me kokë (“jo” duke kthyer kokën majtas e djathtas dhe “po” para e prapa) pastaj tha “patjetër” duke mënjanuar kokën majtas e djathtas. Ndoshta shumica juaj jashtë Shqipërisë keni kohë që nuk e bëni më këtë lëvizje koke por shpresoj që t’ju kujtohet se për çfarë po flas. T’ju them të drejtën u habita se më erdhi e papritur që mësuesja, kur u mësonte fëmijëve të kopshtit (atëherë 4 vjeç) gjeste që mund të zëvendësonin fjalët e përfshinte edhe atë që në fakt është pjesë e kulturës sonë përsa i përket gjesteve. Fillova të mendoj nëse është e drejtë të konfirmohet ajo qe ne vërtetë bejmë (në Shqipëri) sa herë që duam të themi “patjetër” ose “sigurisht” ose edhe “po” në disa raste. Po pse jo! E dimë të gjithë që në shumë vende të tjera, jo vetëm në SHBA e gjetkë, por edhe komshijtë tanë, nuk e bëjnë këtë gjest; e dimë të gjithë edhe që ne e kemi të trashëguar. Prej sa vitesh e bëjmë kete gjë? Kush e di? A mund të quhet tashmë një gjest që bëjmë ne shqiptarët, njëlloj siç e kanë në Indi? Që nga momenti që e bëjmë, dhe prej shumë vitesh tashmë, mua m’u duk me vend ajo që mësuesja u kishte thënë fëmijëve. Po ju si thoni?

Të dal tek titulli i këtij mesazhi. Tani jemi në Ukrainë. Çupat tani shkojnë në shkollën britanike dhe mësuesja kishte folur për këtë dhe kishte pyetur fëmijë nga vende të ndryshme. Qëllimi ishte që të unifikoheshin disa nga gjestet më të rëndësishme midis gjithë fëmijëve dhe mësuesëve e të tjerë me rradhë. Ajo kishte vënë re që Sara bënte “patjetër” me kokë kur ajo i thoshte të bënte diçka kështu ose ashtu. Sara u përpoq me gjithë mënyrat tua shpjegonte “patjetër”-in por pa shumë sukses. Kur shkova ta marr në shkollë, mësuesja më pyeti dhe unë u përpoqa t’ia shpjegoja. Kuptohet se, si angleze që është, u habit dhe tha se do tua shpjegonte edhe fëmijëve të tjerë. Në këtë mënyrë të gjithë fëmijët e tjerë do ta kuptonin nëse Sara do t’u thoshte ndonjëherë “patjetër” me kokë. Pas disa ditësh mësuesja më tha se të gjithë fëmijët e kishin gjetur shumë të këndshme këtë lëvizje koke dhe bile e përdornin kur flisnin me mësuesen. Më erdhi për të qeshur. I imagjinoni dot fëmijë anglisht folës (anglezë apo amerikanë) që bëjnë këtë lëvizje koke dhe thonë “yes, mum” në shtëpitë e tyre?

[Edited at 2004-01-27 20:26]


Direct link Reply with quote
 
Borana Moisiu
Albania
Local time: 07:09
English to Albanian
+ ...
Eh, fëmijët... Feb 2, 2004

E dashur Fabiana,
më shkrive me këtë shkrim dhe me nxorre mallin e mbesave që jetojnë në Amerikë. Shumë interesante kjo puna e fëmijëve dhe sidomos komunikimi i tyre. Megjithatë, mosha e tyre e bën edhe më të lehtë mësimin e një gjuhe dhe tradite të huaj. Paci fat në vendin tuaj të ri.
Borana


Fabiana Papastefani-Pezzoni wrote:

Një ditë Sara, një nga çupat e mia që tani është 5 vjeç e gjysëm, erdhi në shtëpi dhe më tha: “kemi mësuar se si të themi jo, po dhe patjetër”. “Patjetër???? Pa hë njëherë”. Ajo beri “jo” dhe “po” me kokë (“jo” duke kthyer kokën majtas e djathtas dhe “po” para e prapa) pastaj tha “patjetër” duke mënjanuar kokën majtas e djathtas. Ndoshta shumica juaj jashtë Shqipërisë keni kohë që nuk e bëni më këtë lëvizje koke por shpresoj që t’ju kujtohet se për çfarë po flas. T’ju them të drejtën u habita se më erdhi e papritur që mësuesja, kur u mësonte fëmijëve të kopshtit (atëherë 4 vjeç) gjeste që mund të zëvendësonin fjalët e përfshinte edhe atë që në fakt është pjesë e kulturës sonë përsa i përket gjesteve. Fillova të mendoj nëse është e drejtë të konfirmohet ajo qe ne vërtetë bejmë (në Shqipëri) sa herë që duam të themi “patjetër” ose “sigurisht” ose edhe “po” në disa raste. Po pse jo! E dimë të gjithë që në shumë vende të tjera, jo vetëm në SHBA e gjetkë, por edhe komshijtë tanë, nuk e bëjnë këtë gjest; e dimë të gjithë edhe që ne e kemi të trashëguar. Prej sa vitesh e bëjmë kete gjë? Kush e di? A mund të quhet tashmë një gjest që bëjmë ne shqiptarët, njëlloj siç e kanë në Indi? Që nga momenti që e bëjmë, dhe prej shumë vitesh tashmë, mua m’u duk me vend ajo që mësuesja u kishte thënë fëmijëve. Po ju si thoni?

Të dal tek titulli i këtij mesazhi. Tani jemi në Ukrainë. Çupat tani shkojnë në shkollën britanike dhe mësuesja kishte folur për këtë dhe kishte pyetur fëmijë nga vende të ndryshme. Qëllimi ishte që të unifikoheshin disa nga gjestet më të rëndësishme midis gjithë fëmijëve dhe mësuesëve e të tjerë me rradhë. Ajo kishte vënë re që Sara bënte “patjetër” me kokë kur ajo i thoshte të bënte diçka kështu ose ashtu. Sara u përpoq me gjithë mënyrat tua shpjegonte “patjetër”-in por pa shumë sukses. Kur shkova ta marr në shkollë, mësuesja më pyeti dhe unë u përpoqa t’ia shpjegoja. Kuptohet se, si angleze që është, u habit dhe tha se do tua shpjegonte edhe fëmijëve të tjerë. Në këtë mënyrë të gjithë fëmijët e tjerë do ta kuptonin nëse Sara do t’u thoshte ndonjëherë “patjetër” me kokë. Pas disa ditësh mësuesja më tha se të gjithë fëmijët e kishin gjetur shumë të këndshme këtë lëvizje koke dhe bile e përdornin kur flisnin me mësuesen. Më erdhi për të qeshur. I imagjinoni dot fëmijë anglisht folës (anglezë apo amerikanë) që bëjnë këtë lëvizje koke dhe thonë “yes, mum” në shtëpitë e tyre?

[Edited at 2004-01-27 20:26]


Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Se mos përkthehen vetëm fjalët! Po gjestet?

Advanced search






BaccS – Business Accounting Software
Modern desktop project management for freelance translators

BaccS makes it easy for translators to manage their projects, schedule tasks, create invoices, and view highly customizable reports. User-friendly, ProZ.com integration, community-driven development – a few reasons BaccS is trusted by translators!

More info »
Wordfast Pro
Translation Memory Software for Any Platform

Exclusive discount for ProZ.com users! Save over 13% when purchasing Wordfast Pro through ProZ.com. Wordfast is the world's #1 provider of platform-independent Translation Memory software. Consistently ranked the most user-friendly and highest value

More info »



Forums
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search