Oferte skandaloze
Thread poster: Eno Damo (X)

Eno Damo (X)  Identity Verified
Local time: 19:17
English to Albanian
+ ...
Feb 20, 2004

Pershendetje,

Dje u publikua nje oferte skandaloze per perkthime anglisht-shqip, nga nje tip nga Turqia, vetem per $ 0.03 per fjale. E kuptoj se cmime te tilla jane te zakonshme ne Shqiperi dhe se une dikur kam punuar me ato cmime. Por skandaloze eshte se keto cmime paraqiten ne nje forum te tille nderkombetar si proz. Une i shkrova personit ne fjale, duke i shpjeguar se me cmime te tilla do te terheqe persona jokompetente dhe i shpreha shqetesimin tim per oferten e tij. Dua t'ju inkurajoj qe edhe ju te beni te njejten gje. Agjencite apo persona te tille duhet te dine ose te mesojne vleren e vertete te perkthimit, vecanerisht ne nje gjuhe si shqipja, per te cilen nuk ka shume kerkesa.

Gjithe te mirat,

Eno Damo


 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 19:17
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Ç'mund të shtoj tjetër Eno Feb 20, 2004

veçse "Agree" me komentin tuaj?icon_wink.gificon_wink.gif

Monika

Eno Damo wrote:

Pershendetje,

Dje u publikua nje oferte skandaloze per perkthime anglisht-shqip, nga nje tip nga Turqia, vetem per $ 0.03 per fjale. E kuptoj se cmime te tilla jane te zakonshme ne Shqiperi dhe se une dikur kam punuar me ato cmime. Por skandaloze eshte se keto cmime paraqiten ne nje forum te tille nderkombetar si proz. Une i shkrova personit ne fjale, duke i shpjeguar se me cmime te tilla do te terheqe persona jokompetente dhe i shpreha shqetesimin tim per oferten e tij. Dua t'ju inkurajoj qe edhe ju te beni te njejten gje. Agjencite apo persona te tille duhet te dine ose te mesojne vleren e vertete te perkthimit, vecanerisht ne nje gjuhe si shqipja, per te cilen nuk ka shume kerkesa.

Gjithe te mirat,

Eno Damo



[Edited at 2004-02-21 21:34]


 

Eva T
English to Albanian
+ ...
Po shtoj unë diçka Monika Feb 20, 2004

Besoj se të gjithë e njohin mirë marrëdhënien midis veprimit dhe pasojës.
Kompania që mund të arrijë të gjejë përkthyesë të tillë, do të ballafaqohet me pasojën e "çipos" ("cheap translator"). Do të qesh me ta në fund, sidomos kur vjen puna që të redaktohet materiali dhe atëherë do t'u dalin lakrat (kështu e themi??).

Unë asnjëherë nuk pranoj të bëj redaktime pa e parë në fillim materialin. Nëse përmban shumë gabime, gabime përkthimi, gabime drejtshkrimore, etj. nuk e pranoj dhe lajmëroj kompaninë menjëherë. Janë pikërisht këta "çipo" që i shohim shpesh nëpër faqet e KudoZ, që ose bëjnë pyetje për përkthime që janë jashtë ekspertizës së tyre, ose u përgjigjen pyetjeve të të tjerëve me 3-4 gabime brenda një fjalie (të mos përmend pastaj ata që nuk dinë as ta shkruajnë gjuhën shqipe siç duhet), aq sa të dhemb koka dhe syri nga gabimet e tyre drejtshkrimore/gramatikore/semantike etj. Nuk e kam fjalën për gabimet e rastësishme, që mund të na ndodhin të gjithëve. E kam fjalën për gabimet e vazhdueshme dhe të përhershme.

Eno, edhe unë bëra të njëjtën gjë, i shkrova asaj agjencisë por nuk kam marrë përgjigje deri tani. A ju kthyen përgjigje juve?
Ditën e mirë,
Eva


Monika Coulson wrote:

"Agree" me komentin tuaj?icon_wink.gificon_wink.gif

Monika


Eno Damo wrote:

Pershendetje,

Dje u publikua nje oferte skandaloze per perkthime anglisht-shqip, nga nje tip nga Turqia, vetem per $ 0.03 per fjale. E kuptoj se cmime te tilla jane te zakonshme ne Shqiperi dhe se une dikur kam punuar me ato cmime. Por skandaloze eshte se keto cmime paraqiten ne nje forum te tille nderkombetar si proz. Une i shkrova personit ne fjale, duke i shpjeguar se me cmime te tilla do te terheqe persona jokompetente dhe i shpreha shqetesimin tim per oferten e tij. Dua t'ju inkurajoj qe edhe ju te beni te njejten gje. Agjencite apo persona te tille duhet te dine ose te mesojne vleren e vertete te perkthimit, vecanerisht ne nje gjuhe si shqipja, per te cilen nuk ka shume kerkesa.

Gjithe te mirat,

Eno Damo





[Edited at 2004-02-20 18:57]


 

mergim  Identity Verified
United States
Local time: 21:17
English to Italian
+ ...
Lidhur me shpërblimin/fjalë të përkthyer Feb 23, 2004

Është aq e vërtetë, siç e pohon kolegu Eno, se dëndur ofertat e pagesave / fjalë të përkthyer janë tamam fyese për përkthyesit.
Para një muaji u detyrova dhe një kërkese përkthimi nga anglishtja në italisht për 0.04 cents/fjalë, iu përgjigja : ... mos mendoni se përkthyesit janë të vdekur urie ?
Mbasi e nisa mesazhin e pata një farë mëdyshje lidhur me përgjigjen që dhashë, por
... e ngushëllova veten me faktin që ata tamam na fyejnë me të tilla oferta.
Shëndete,
Mërgimi


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Oferte skandaloze

Advanced search






SDL MultiTerm 2019
Guarantee a unified, consistent and high-quality translation with terminology software by the industry leaders.

SDL MultiTerm 2019 allows translators to create one central location to store and manage multilingual terminology, and with SDL MultiTerm Extract 2019 you can automatically create term lists from your existing documentation to save time.

More info »
SDL Trados Studio 2019 Freelance
The leading translation software used by over 250,000 translators.

SDL Trados Studio 2019 has evolved to bring translators a brand new experience. Designed with user experience at its core, Studio 2019 transforms how new users get up and running, helps experienced users make the most of the powerful features, ensures new

More info »



Forums
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search