Off topic: Dita e Verës, 14 Marsi, një zakon arbëresh
Thread poster: Monika Coulson

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 09:28
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Mar 9, 2004

Dita e Verës, 14 Marsi, një zakon arbëresh


Dita e Verës quhet e tillë sepse më 14 Mars bimësia zgjohet nga gjumi dimëror.

Në këtë ditë bimësia fillon të thithë lëngjet nga toka dhe kështu të rritet.

Shenjat e festimit të këtij zakoni arbëresh janë:



1) Marrja datën 13 Mars të një tufe të vogël bari të njomë bashkë me rrenjët

dhe dheun, me qëllim që të gjendet mëngjezin e datës 14 Mars në shtëpi.



2) Gatimi i ballakumeve, që gatuhen një ose dy ditë përpara datës 14 Mars,

me qëllim që mëngjezi i datës 14 Mars t'i gjejë ballakumet në shtëpi.



GATIMI I BALLAKUMEVE



MASAT

1 kg sheqer, 0.4 kg tëlyn (gjalp), 7-8 kokrra vezë, 1 kg miell misri i situr,

një dorë miell gruri, 1 fixhan kafeje qumësht;

një enë e madhe bakri e pakallajisur ose përndryshe prej qelqi.



GATIMI

Tretet tëlyni dhe lihet te fundërrojnë kripërat e tij. Pastaj tëlyni i vakët

dhe pa kripërat e rëna në fund rrihet me sheqerin deri sa të bëhet një masë

e bardhë. E mira është që rrahja e masës të bëhet me dorë, sepse përfundimi

i përzjerjes ndjehet kur të duket se prek fije me dorën që po përzien masën

e krijuar. Ndërkohë vezët janë përzjerë me qumështin më parë dhe shtohen

dalëngadalë tek sheqeri i rrahur, duke vazhduar përzjerjen e këtij të fundit.



Pastaj hidhet mielli dalëngadalë duke vazhduar perzjerjen me dorë.

Mielli i grurit hidhet nga fundi. Duhet patur kujdes me hedhjen e miellit,

sepse mielli i tepërt i bën të forta ballakumet pas pjekjes. Prandaj, pasi është

harxhuar sasia e paracaktuar e miellit, brumi lihet 15-30 minuta në qetësi

pavarësisht se ai mund të duket i qullët. Kjo kohë mjafton që grimcat e miellit

të thithin lagështirën e brumit të qullët. Nëse shihet se brumi ka mbetur përsëri

si i qullët, atëhere atij mund t'i shtohet edhe një dorë miell.

Kështu me këtë brume ballakumet nuk do të shtrihen gjatë pjekjes.



PJEKJA

Tepsiat lyhen me pak tëlyn dhe spërkaten me pak miell. Pastaj, nga brumi

tashmë i gatuar, formohen me dorë gurabiet me madhësi jo të vogël dhe

vendosen mbi tepsi të larguara nga njëra tjetra. Paraprakisht furra është

nxehur në 170oC. Futet tepsia në furrë dhe lihet aty derisa ballkumet të

formojnë pak kore (jo të skuqen). Nxirret pastaj tepsia nga furra dhe

lihet të ftohet, me qëllim që balakumet të shkëputen lehtësisht nga tepsia.

GĂ«zuar!


 

Vjollca Martinson  Identity Verified
Local time: 09:28
English to Albanian
+ ...
Traditë e zonës së Elbasanit. Mar 9, 2004

Edhe zona e Elbasanit gatuan ballokumet në ditën e verës. (Më duket se i quajnë ballokume, nuk jam shumë e sigurt.)

Më së fundi po vjen!icon_smile.gif


 

Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Romania
Local time: 18:28
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Mmmm..... Mar 10, 2004

Më duket sikur ia ndjej erën. Më të mira nuk bëhen. Unë, kur isha në Tiranë shkoja çdo ditë vere në Elbasan, aty ku edhe festohet edhe më shumë, siç thotë edhe Vjollca. O goca, po rrethi me pe' të kuq e të bardhë rreth dorës, nga e ka nismën dhe ç'do të thotë? Di që ditën e verës (pranverës) duhet t'a vësh në dore dhe ta heqësh kur del pranvera dhe hyn vera (behari...u kuptua, apo jo)duhet ta lësh në një degë trëndafili...ose peme tjetër që ke aty pranë. Në më të mirën e rastave e marrin zogjtë për ta vendosur në materialet që përdorin për ndërtimin e foleve të tyre. Kështu më ka thënë komshia ime në Shqipëri që është elbasanase.

Këto gjëra më pëlqejnë shumë dhe kur isha studente këtë lëndë (Folklor & Etnografi) i lexoja me shumë qejf.

A e ka provuar ndonjë nga ju t'i gatuajë ballakumet? Po gatime të tjera shqiptare?


 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 09:28
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Verorja... Mar 11, 2004

Fabiana Papastefani-Pezzoni wrote:
O goca, po rrethi me pe' të kuq e të bardhë rreth dorës, nga e ka nismën dhe ç'do të thotë? ?


E dashur Fabi,
atë rrethin me pe të kuq e të bardhë ne pe Korçe e quajmë "Verore"icon_biggrin.gif.

E pyeta mamin dhe më tha se zakonisht vihet më 1 mars dhe hiqet më 14 mars (Ditën e Verës). Pastaj vijnë dallëndyshet dhe e marrin dhe të japin shëndeticon_smile.gif

Meqë kemi recetën këtë vit, do përpiqem t'i bëj këto ballokumet, të shohim si do na dalinicon_smile.gif

Gjithë të mirat dhe ju sjelltë pranvera dhe dallëndyshet gjithë shëndetin e dëshiruaricon_smile.gificon_smile.gif
Monikaicon_biggrin.gif

[Edited at 2004-03-11 19:08]


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Dita e Verës, 14 Marsi, një zakon arbëresh

Advanced search






SDL Trados Studio 2019 Freelance
The leading translation software used by over 250,000 translators.

SDL Trados Studio 2019 has evolved to bring translators a brand new experience. Designed with user experience at its core, Studio 2019 transforms how new users get up and running and helps experienced users make the most of the powerful features.

More info »
SDL Trados Studio 2019 Freelance
The leading translation software used by over 250,000 translators.

SDL Trados Studio 2019 has evolved to bring translators a brand new experience. Designed with user experience at its core, Studio 2019 transforms how new users get up and running, helps experienced users make the most of the powerful features, ensures new

More info »



Forums
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search