Demostrate apo Demonstrate- kjo eshte ceshtja?
Thread poster: Elda Shuaipi

Elda Shuaipi
Local time: 01:22
Albanian to English
+ ...
Mar 18, 2011

Pershendetje te gjitheve
Marr shkas nga ngjarjet e 21 janarit ne Tirane, manifestimi i fundit kundra qeverise.
Duke jetuar larg Shqiperise si une ashtu dhe shume te tjere degjojme me keqardhje ngjarje te tilla.
Ne lajme, gazetat shqiptare on-line, youtube flitej per demonstrata kjo fjale m'i vrau shume
syte por edhe shqiptimi s'mbetej mbrapa.
Si ka mundesi pyesja veten qe ne lajmet kryesore te stacioneve televizive te shkruajne
e vazhdojne te flasin DEMONSTRATE kur e dime mire qe nuk eshte ajo fjala e duhur
folja eshte demostroj e keshtu demostrate.
Nje gabim qe nuk duhet t'u lejohet asnje gazetari, politikani askujt nga ne shqipetareve
qe flasim shqip...

[Edited at 2011-03-18 12:23 GMT]


 

Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 00:22
Member (2008)
English to Albanian
+ ...
Sipas fjalorit... Mar 18, 2011

Përshëndetje, Elda

Në fakt, fjala e duhur është "demonstratë" / "demonstroj"/ "demonstrues" / "demonstrim". Ja si paraqitet në fjalorin e shqipes:
DEMONSTRATË f. sh.
Manifestim i masave të gjera punonjëse nëpër rrugë e
sheshe, që bëhet për të shprehur haptas një kërkesë
politike, ekonomike a shoqërore, për të kundërshtuar një
padrejtësi etj. (në vendet borgjeze e revizioniste).
Demonstratë antifashiste (antiimperialiste).
Demonstratë proteste. Demonstrata e bukës.
Demonstratë ulur (ndenjur). Në krye (në ballë) të
demonstratës. U hodhën (dolën, morën pjesë) në
demonstratë. Bënë demonstrata.

Besoj se përdorimi "demostratë" vjen nga ndikimi i italishtes, ashtu si me shumë fjalë të tjera të huazuara ("kopetencë" është një që e dëgjoj shpesh - e drejtshkruar duhet të ishte "kompetencë). Përdorimi i një programi korrigjues (spellchecker) do t'i vinte në dukje gabime të tilla dhe do të unifikonte përdorimin e drejtë të paktën në shkrime zyrtare. Duke patur parasysh se huazimet hyjnë nga të katër anët, unifikimi i përdorimit është një faktor me shumë rëndësi.

Faleminderit që e ngre një çështje të tillë. Është mirë të mësojmë nga njëri-tjetri në një atmosferë komunikimi profesionist e të shëndetshëm. Kam dhe unë ca çështje për të ngritur, po do ulem e të shkruaj më me nge.

Punë të mbarë,

Ledja


 

Elda Shuaipi
Local time: 01:22
Albanian to English
+ ...
TOPIC STARTER
Prejardhja e fjales Mar 19, 2011

Pershendetje Ledja

Une jam e re ne Proz me behet qejfi qe ketu kam plot bashkatdhetare
profesionist e te zote qe shkuajne dhe mbrojne gjuhen shqipe nga fjalet e huaja.

Por doja te ndalesha tek prejardhja e fjales demostrate
shqipja e ka huazuar nga greqishtja e vjeter:
DEMOS qe do te thote fuqi,pushtet
STRATOS qe do te thote popull Dmth: fuqia e popullit.




Pune te mbare!

[Edited at 2011-03-19 07:32 GMT]


 

Juliana Cullafiq
Albania
Local time: 01:22
Member
English to Albanian
+ ...
Përshëndetje Elda Mar 19, 2011

ELDA Shuaipi wrote:

DEMOS qe do te thote fuqi,pushtet
STRATOS qe do te thote popull Dmth: fuqia e popullit.


DEMOS do të thotë POPULL në greqishten e vjetër.
Në greqishten e re STRATOS përkthehet USHTRI, por nuk jam e sigurt nëse ka kuptime të tjera në greqishten e vjetër.

"Fuqia e popullit" është pak a shumë kuptimi i fjalës DEMOKRACI.

Gjithë të mirat,
Juliana





[Edited at 2011-03-19 20:03 GMT]


 

Gentiana Kasemi  Identity Verified
Albania
Local time: 01:22
Albanian to Italian
+ ...
Përshëndetje! Mar 20, 2011

Nuk di shumë për etimologjinë e fjalës "demonstratë", por më vijnë menjëherë ndërmend fjalët e italishtes: "dimostrazione", "dimostrare".

Ajo n-ja që kemi në shqip, në ndryshim nga rrënja e fjalës në italisht, më sjell ndërmend për analogji fjalën "institucion", në italisht "istituzione".

Me sa duket pra, këto fjalë të huazuara nga italishtja apo latinishtja (nuk e di me saktësi se nga cila, ka të ngjarë të jetë e dyta, por duhet të thellohem me tej në këtë çështje), në shqip kanë të shtuar n-në në rrënjë:
dimostrazione - demonstratë
istituzione - institucion


Ia kalofshi mirëicon_smile.gif


 

Sherefedin MUSTAFA
Netherlands
Local time: 01:22
Member
English to Macedonian
+ ...
Orvajtje etimologjike Mar 20, 2011

Demonstratio, -onis, latinisht =
1. tregim, paraqitje, çfaqje
2. shpjegim, kthjellim; dëshmi, provë e gjallë
3. argumentim

Demonstratë, pra në kuptimin për të cilin u nis ky muhabet: d.m.th.
paraqitje/çfaqje e mospajtimit/pakënaqësisë/revoltës/kundërshtimit ndaj dikujt ose ndonjë çështje.


 

Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 00:22
Member (2008)
English to Albanian
+ ...
- Mar 20, 2011

Besoj se origjina etimologjike e paraqitur nga Sherefedini është ajo që i bie pikës. Unë po orvatesha me emrin e lashtë Demostratus, se mos nga këtu kishte rrjedhur dhe fjala që po rrahim, po kjo s'më nxori gjëkund.

Me gjithë huazimet e marra botërisht nga disa fjalë bazë të greqishtes së vjetër, shqipja këto huazime nuk i ka përftuar drejtpërdrejt nga populli fqinj, por nga huazimet e stabilizuara nga gjuhë të tjera moderne.

Temë interesante kjo!icon_smile.gif


 

Roland Lelaj
Canada
Local time: 19:22
Member (2008)
English to Albanian
+ ...
demostratë / demonstratë Mar 21, 2011

Përshëndetje,

Në fakt, në vitet e para të shkollës këtë fjalë e kemi lexuar e shkruar normalisht si "demostratë" (besoj për lehtësi shqiptimi dhe nga ndikimi i italishtes).

Më pas, gjithnjë e më tepër, pamë të hynte në qarkullim, në libra, gazeta e radio-Tv, forma e drejtë e kësaj fjale, pra "demonstratë" (bazuar në latinishten dhe e forcuar sot edhe nga anglishtja).

Më bëhet qejfi që sot në Shqipëri vazhdohet të ruhen ende disa fjalë në formën e tyre korrekte ndërkohë kur shumë fjalë të tjera të bukura e domethënëse janë hedhur në koshin e braktisjes.

Punë të mbarë,
roland


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Demostrate apo Demonstrate- kjo eshte ceshtja?

Advanced search






Protemos translation business management system
Create your account in minutes, and start working! 3-month trial for agencies, and free for freelancers!

The system lets you keep client/vendor database, with contacts and rates, manage projects and assign jobs to vendors, issue invoices, track payments, store and manage project files, generate business reports on turnover profit per client/manager etc.

More info »
BaccS – Business Accounting Software
Modern desktop project management for freelance translators

BaccS makes it easy for translators to manage their projects, schedule tasks, create invoices, and view highly customizable reports. User-friendly, ProZ.com integration, community-driven development – a few reasons BaccS is trusted by translators!

More info »



Forums
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search