Vlerësimi i përgjigjeve të Kudoz
Thread poster: Fabiana Papastefani-Pezzoni

Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Romania
Local time: 02:40
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Apr 2, 2004

Përshëndetje të gjithëve. Dua të ndaj me ju diçka që kisha kohë që e mendoja, por tani erdhi rasti të shkruaj. Më ndodhi diçka me Evën, kolegen tonë këtu në Proz, së cilës i kërkoj ende ndjesë, përsa i përket vlerësimit të përgjigjeve. Kisha bindjen (e gabuar) që duke parapëlqyer një përgjigje, të tjerat nuk mund të vlerësoheshin. Më erdhi vetëm keq që Eva u prek aq sa të më quante "rude". Kjo është e fundit gjë që doja të bëja me cilindo nga ju.

Por unë do të pyesja gjithë kolegët e mi mbi diçka që ka të bëjë edhe me këtë rast. Ju si do të bënit në një rast kur sensin e një fjalë e merrni të plotë nga përgjigja numër 1 (ku shpjegohet fale ndonjë lidhjeje, shembulli apo ku e di unë se çfarë) dhe pas pak vjen një përgjigje më e saktë por që tashmë ju keni marrë kuptimin. Duke e menduar gjatë i dhashë vetes një "gratatesta" kur thuhet në italisht...a duhet vlerësuar ajo që të ndihmon me shumë, që edhe të çon tek përkthimi më i vërtetë dhe i saktë, apo përgjigjia e dytë që i ka rënë pak më shumë në të se e para. A vlerësohet se ku gjeta ndihmë më shumë apo ....? Si thoni?
Përshëndetje të gjithëve nga Kievi prapë me temperatura nën zero (uuuufffffff, kur do ngohet moti???)


Direct link Reply with quote
 

Vjollca Martinson  Identity Verified
Local time: 17:40
English to Albanian
+ ...
Mendimi im... Apr 2, 2004

Fabiana,

Për mendimin tim pikët i merr përgjigjja më e saktë. Nqs përgjigjja e Evës ishte më e saktë (siç e thua dhe ti vetë dhe e konfirmuar nga një “agree” nga Edlira), atëherë, pikët i merr Eva. Megjithatë, mendoj dhe shpresoj që qëllimi i Proz të jetë për të ndihmuar anëtarët dhe jo për pikë—kjo e bën akoma më të qartë për mua që pikët duhet t’i jepen përgjigjes më të saktë. Përgjigjja tjetër prapë vlerësohet nga pyetësi/ja për ndihmën që të ka dhënë. Gjithashtu, meqë përgjigjet futen në glossary, përgjigjja më e saktë duhet t’i marrë pikët.

Me sa pashë unë nga shtojca në përgjigjen e Evës, Eva nuk është prekur nga mosmarrja e pikëve, po nga “declining her answer”. Unë mendoj se për çdo përgjigje, e saktë apo e gabuar, ne duhet të vlerësojmë kohën, mundimin, mendimet si dhe dëshirën e kolegëve të tjerë për të na ndihmuar. Besoj se jo vetëm Eva, po edhe kolegë të tjerë mund të preken nëse përgjigjet e tyre refuzohen (sidomos kur përgjigjja është më e sakta dhe ka marrë “agree”).

Megjithatë, si në çdo vend pune tjetër ndodhin dhe keqkuptime apo mosmarrëveshje. Shpresoj që Eva do të jetë OK—më mirë ta lemë Evën të flasë vetë.

Fabiana, më vjen mirë që e ngrite këtë çështje këtu. Gjithë të mirat dhe punë të mbarë.
(Just FYI: Ka ardhur pranvera këtej nga ne )

Kalofsh mirë!
- Vjollca


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:40
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Përgjigjet dhe zgjedhja e tyre Apr 5, 2004

Fabiana shkroi:
Ju si do të bënit në një rast kur sensin e një fjalë e merrni të plotë nga përgjigja numër 1 (ku shpjegohet fale ndonjë lidhjeje, shembulli apo ku e di unë se çfarë) dhe pas pak vjen një përgjigje më e saktë por që tashmë ju keni marrë kuptimin.


E dashur Fabi,
shpresoj që të jesh mirë. Pyetja që ngre në këtë rast, nuk është as e para dhe ndoshta nuk do të jetë as e fundit.

Përsa i përket pyeteve KudoZ, ti mund të vlerësosh atë përgjigje që të ndihmoi ty më shumë për përkthimin. Zakonisht përgjigja që të ndihmon më shumë, të paktën sipas mendimit tim, është ajo që është më e sakta. Megjithatë, ti që bëre pyetjen, e ke vetë në dorë të zgjedhësh këdo përgjigje që mendon se të ndihmoi më shumë, por ama, gjithmonë duhet patur parasysh edhe rezultatin që do të vihet në fjalorin KudoZ. Dua të them që në fjalorin KudoZ gjithmonë duhet të hyjë përgjigja më e saktë (e natyrshme kjo apo jo?). Nëse në fjalor fusim përgjigje që nuk janë dhe aq të sakta dhe lemë jashtë ato që janë të sakta, atëherë sa do t'i besonim ne këtij fjalori dhe sa do të mbështeteshim ne tek ky fjalor pastaj???

E di që ke qenë në pozitë të vështirë për të zgjedhur përgjigjen më të mirë. U ndjeva vetë kështu disa javë më parë kur bëra këtë pyetje: http://www.proz.com/kudoz/644208
Pak a shumë edhe mua më ndodhi një situatë e ngjashme: përgjigja që më ndihmoi disi erdhi 3 minuta pas pyetjes sime. Megjithatë, përgjigja vërtet e saktë erdhi mbas gati 20 orësh. U ndodha në një dilemë të vërtetë: cilën përgjigje duhej të zgjidhja, atë që më erdhi menjëherë, por që ishte e përgjithshme, apo ajo që erdhi pas 20 orësh dhe ishte e saktë? U mendova gati 1 javë para se ta mbyllja pyetjen dhe më në fund, pavarësisht se më erdhi keq për përgjigjen e shpejtë, vlerësova përgjigjen më të saktë. E bëra këtë jo vetëm se përgjigjes së saktë i takonte merita të zgjidhej me të drejtë, por edhe për hir të fjalorit, që duhet, ose të paktën duhet të përpiqemi të jetë i saktë. Zotëria që më ndihmoi me përgjigjen e shpejtë më dërgoi mesazh duke më thënë se cilëndo përgjigje të zgjidhja, ne përsëri do të mbeteshim miq të mirë.

Unë gjithashtu marr parasysh edhe komentet e kolegëve ndaj përgjigjeve të ndryshme. Këto komente nuk janë vendimtare për mua, por i marr edhe ato në konsideratë kur vlerësoj një përgjigje të caktuar.

Ashtu siç e thotë edhe Vjollca më lart, mesa kuptoj unë, Eva nuk reagoi për hir të pikëve, por për keqkuptimin e refuzimit të përgjigjes. Megjithatë, meqënëse ti Fabi i kërkove falje publikisht, pasi ishte një keqkuptim nga ana jote, atëherë, mendoj se çështja është zgjidhur dhe shpresoj që të keni komunikuar privatisht me njëra-tjetrën. Edhe një herë Fabi, mos u mërzit për këtë që ndodhi, pasi ndodhi për shkak të një keqkuptimi dhe nuk as është hera e parë dhe as e fundit që ndodh.
Gjithë të mirat.
Monika


[Edited at 2004-04-05 07:18]


Direct link Reply with quote
 
Eva T
English to Albanian
+ ...
E dashur Fabiana Apr 6, 2004

Faleminderit për mesazhin tuaj të sinqertë. Tani e kuptoj se ka qenë vetëm një moskuptim. Në fakt u mërzita kur pashë atë fjalën "Declined" në përgjigjen time, se si m'u duk. Megjithatë, tani që e spjeguat pse ndodhi, e kuptoj dhe dëshiroj që edhe unë t'ju kërkoj falje për komentin tim paksa të nxituar. Shpresoj që ta hedhim këtë "incident" të vogël mbas krahëve dhe të shikojmë përpara. Ashtu siç thotë Monika, ndohsta nuk ishte as hera e parë që ndodhin keqkuptime të tilla, dhe ndohsta nuk do të jetë dhe as hera e fundit. Gjithashtu, faleminderit që e hapët këtë rubrikë në forumin shqiptar dhe që e adresuat këtu dhe me sinqeritet këtë çështje. Dua që falënderoj edhe Vjollcën e Monikën për përgjigjet e tyre.
Gjithë të mirat dhe ditën e mirë.
Eva


Direct link Reply with quote
 

Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Romania
Local time: 02:40
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
As nuk do e quaja incidend.. Apr 6, 2004

Patjetër Eva, bile as që do e quaja incident...vetëm keqkuptim.

Falemnderit për mirëkuptimin dhe punë të mbarë.

Fabiana


Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Vlerësimi i përgjigjeve të Kudoz

Advanced search






PDF Translation - the Easy Way
TransPDF converts your PDFs to XLIFF ready for professional translation.

TransPDF converts your PDFs to XLIFF ready for professional translation. It also puts your translations back into the PDF to make new PDFs. Quicker and more accurate than hand-editing PDF. Includes free use of Infix PDF Editor with your translated PDFs.

More info »
memoQ translator pro
Kilgray's memoQ is the world's fastest developing integrated localization & translation environment rendering you more productive and efficient.

With our advanced file filters, unlimited language and advanced file support, memoQ translator pro has been designed for translators and reviewers who work on their own, with other translators or in team-based translation projects.

More info »



Forums
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search