A ju pëlqen përkthimi si profesion i plotë apo vetëm me kohë të pjesshme?
Thread poster: Eva T
Eva T
Eva T
English to Albanian
+ ...
Apr 27, 2004

Ajo që dua të them është a ju pëlqen profesioni i përkthimit si profesion i vetëm i juaji apo e bëni vetëm për të plotësuar kohën dhe rrogën? Do të isha kurioze të dija mendimet tuaj personale dhe të sinqerta

Eva


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 22:05
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Mendimi im Apr 27, 2004

Eva,
mendoj se varet nga njeriu dhe situata e çdo personi. P.sh., në rastin tim, vetë fakti që punoj si përkthyese me kohë të plotë tregon se më pëlqen ky zanat.

Unë kam punuar shtatë vjet si mësuese (6 vjet në Shqipëri dhe 1 vit këtu në SHBA) dhe profesioni i mësuesit më ka pëlqyer jashtëzakonisht. Megjithatë, që kur isha mësuese në Shqipëri dhe më vonë edhe këtu në SHBA fillova t�
... See more
Eva,
mendoj se varet nga njeriu dhe situata e çdo personi. P.sh., në rastin tim, vetë fakti që punoj si përkthyese me kohë të plotë tregon se më pëlqen ky zanat.

Unë kam punuar shtatë vjet si mësuese (6 vjet në Shqipëri dhe 1 vit këtu në SHBA) dhe profesioni i mësuesit më ka pëlqyer jashtëzakonisht. Megjithatë, që kur isha mësuese në Shqipëri dhe më vonë edhe këtu në SHBA fillova të anoja shumë e më shumë nga përkthimi, aq sa erdhi një kohë që nuk munda t'i mbaja dot të dyja punët.

Me thënë të drejtën, profesioni i përkthyesit kishte më shumë anë të mira për mua personalisht se sa ai i mësuesit, kështu që vendosa të punoj si përkthyese me kohë të plotë dhe ta ndërprisja profesionin e arsimtares.

Mua personalisht më pëlqen shumë përkthimi, pavarësisht se ka edhe vështirësitë e veta (sidomos afatet e shkurtra!!!).

Megjithatë, çdo njeri është ndryshe dhe ka kërkesa apo qëllime të ndryshme në jetë. Dikujt mund të mos t'i interesojë që të punojë në shtëpi apo të udhëtojë për përkthime në vende të tjera. Nga ana tjetër, dikujt mund t'i interesojë më shumë që të qëndrojë në shtëpi dhe të punojë nga shtëpia. Ka natyra që nuk mund të punojnë "vetëm" në shtëpi, pasi nuk mund të rrinë dot pa patur shoqëri zyre, të dala për "një kafe" etj. Ka të tjerë që janë të kënaqur kur qëndrojnë në shtëpi dhe punojnë "vetëm", pra pa shoqëri zyre. Mund të ketë përkthyesë që nuk mund të shkojnë shpesh në vende të tjera për të përkthyer (si në gjykatë, në shtete të tjera, etj.) për arsye të ndryshme. Por ama ka përkthyesë që nuk mund të rrinë dot pa udhëtuar në vende të tjera për të përkthyer.

Pra për çdo njeri është ndryshe dhe sikush i peshon vetë anët pozitive dhe negative të profesionit të vet dhe pastaj, zgjedh atë që i intereson më tepër.

Gjithë të mirat,
Monika


Eva T wrote:

Ajo që dua të them është a ju pëlqen profesioni i përkthimit si profesion i vetëm i juaji apo e bëni vetëm për të plotësuar kohën dhe rrogën? Do të isha kurioze të dija mendimet tuaj personale dhe të sinqerta

Eva
Collapse


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albania
Local time: 06:05
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Pak e ngjashme me Monikën... Apr 29, 2004

Edhe unë jam mësuese në të vërtetë, dhe t'ju them të drejtën më ka pëlqyer. Mësimdhënia është shumë e bukur. Përkthimi, më pëlqen, edhe pse është më i vështirëpasi të krijin mundësi të punosh me kategori të ndryshme njerëzish. Por unë t'ju them të drejtën kam më qejf simultaneous. Së pari, më rrjedh pak më mirë puna kur bëj përkthim me gojë në kabinë, dal nga shtëpi, takoj njerëz, paguhet më mirë. Më leverdiste edhe për faktin se kur bëja këtë pu... See more
Edhe unë jam mësuese në të vërtetë, dhe t'ju them të drejtën më ka pëlqyer. Mësimdhënia është shumë e bukur. Përkthimi, më pëlqen, edhe pse është më i vështirëpasi të krijin mundësi të punosh me kategori të ndryshme njerëzish. Por unë t'ju them të drejtën kam më qejf simultaneous. Së pari, më rrjedh pak më mirë puna kur bëj përkthim me gojë në kabinë, dal nga shtëpi, takoj njerëz, paguhet më mirë. Më leverdiste edhe për faktin se kur bëja këtë punë kisha gocën e vogël dhe mund të rrija disa ditë në shtëpi me të e disa të tjera (kur kishte punë) jashtë. Kthehesha e nuk duhej më të punoja në kompjuter. Nuk do t'ju besohet por kur kisha punë me shkrim (në shtëpi) më ikte e gjithë dita pa i parë gocat se nuk mund të dilja nga dhoma pa mbaruar dhe nuk mund të dilja nga dhoma sepse po të më shihnin, kaq ishte.

Për sa i përket faktit tjetër, të mbash veten ose familjen me këtë punë...nuk e di...varet. Kur iu vura me shumë seriozitet (jo punës, por marketingut personal) munda të arrija të siguroja aq sa do më duhej vetëm për vete për ushqim, por qera shtëpie nuk paguan dot dhe kalamajtë nuk i ushqen dot. Kjo është përvoja ime në Shqipëri.

Unë njoh disa (vetëm një në fakt) që punojnë vetëm si përkthyes dhe me shumë sukses bile. Unë kam bindjen që nuk është aq e lehtë të çash tregun, por jo e pamundur. Nuk isha e interesuar se punoja edhe me tim shoq, por edhe mund të kërkoja kolege/kolegë për të bërë një grup të fortë. Pata bindjen se kohët e fundit aty në Tiranë do ishte një ide e mirë sepse kur nuk kisha mundësi të paraqitesha diku, ose kur duheshin dy, fare mirë këtë e bën me atë që ke bisim dhe të nderon. Leqë nuk do as mend as kalem për të kuptuar që skuadra është një ide e mirë.

E dashur Eva, kam bindje që realiteti është i ndryshëm në vende të ndryshme. Për të qënë prapë konkretë në lidhje me të jetuarit me këtë punë (shpresoj ta kem kuptuar drejtë idenë tënde), unë kam frikë se do të duhej të bëja part-time se ndryshe nuk do ta përballoja dot jetesën.

Paç fat, Fabi
Collapse


 
Vjollca Martinson
Vjollca Martinson  Identity Verified
Local time: 22:05
English to Albanian
+ ...
Vetëm kur kam kohë... Apr 30, 2004

Kurse unë kam zgjedhur një profesion tjetër dhe bëj përkthime vetëm kur kam kohë. Përkthimet “simultaneous” nëpër konferenca më kanë pëlqyer shumë sepse kam patur mundësi për të vizituar vende të ndryshme, për të dëgjuar folës të ndryshëm dhe për të mësuar më shumë gjëra të reja. “Simultaneous” nuk kërkon që të rri në kompjuter për një kohë të gjatë dhe sigurisht që pagesa nuk është e keqe.

Gjithë të mirat...
See more
Kurse unë kam zgjedhur një profesion tjetër dhe bëj përkthime vetëm kur kam kohë. Përkthimet “simultaneous” nëpër konferenca më kanë pëlqyer shumë sepse kam patur mundësi për të vizituar vende të ndryshme, për të dëgjuar folës të ndryshëm dhe për të mësuar më shumë gjëra të reja. “Simultaneous” nuk kërkon që të rri në kompjuter për një kohë të gjatë dhe sigurisht që pagesa nuk është e keqe.

Gjithë të mirat,
- Vjollca
Collapse


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


A ju pëlqen përkthimi si profesion i plotë apo vetëm me kohë të pjesshme?






Protemos translation business management system
Create your account in minutes, and start working! 3-month trial for agencies, and free for freelancers!

The system lets you keep client/vendor database, with contacts and rates, manage projects and assign jobs to vendors, issue invoices, track payments, store and manage project files, generate business reports on turnover profit per client/manager etc.

More info »
TM-Town
Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business

Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.

More info »