Shembuj të përkthimeve të kontratave
Thread poster: mensuri

mensuri
English to Albanian
Jul 11, 2004

Jungjatëjeta të gjithëve!

Jam përkthyes i ri dhe para disa javëve kam nënshkruar një kontratë për përkthime të dokumenteve ligjore nga anglishtja në shqipe. Do t'ju jem shumë mirënjohës nëse dikush nga ju mund të më tregojë ndonjë adresë interneti me shembuj të kontratave të tilla të përkthyera në gjuhën shqipe.

Shumë falënderime...


 

Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Romania
Local time: 06:25
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Mirë se erdhët Jul 11, 2004

Së pari mirë se erdhët. Së dyti personalisht nuk di ndonjë faqe interneti ku te jenë publikuar kontrata, të cilat t'ju them të drejtën nuk e kuptova mirë se çfarë janë, apo dokumenta ligjorë. Ose më mirë le të themi se edhe mund të ketë ndonjë dokument ligjor të botuar diku, por ato janë aq të ndryshme njëri nga tjetri sa as nuk numërohen dot.

E vetmja gjë që mund t'ju sugjeroj është që gjatë punës mund të pyesni kolegët tuaj për fraza apo fjalë tek http://www.proz.com/?sp=k2.

Aty do të gjeni përkthyes që janë me përvojë në fushën juridike (ligjore) që do t'ju përgjigjen sa më parë që të munden.

Paçi fat, Fabiana


 

Eva T
English to Albanian
+ ...
A mund të jepni më shumë hollësira? Jul 12, 2004

I dashur Mensur,
mirë se erdhët në ProZ.comicon_smile.gif. As unë nuk kam parë ndonjë faqe interneti me shembuj përkthimi të kontratave. Megjithatë, për çfarë kontratash ligjore e keni fjalën?
Gjithë të mirat,
Eva


mensuri wrote:

Jungjatëjeta të gjithëve!

Jam përkthyes i ri dhe para disa javëve kam nënshkruar një kontratë për përkthime të dokumenteve ligjore nga anglishtja në shqipe. Do t'ju jem shumë mirënjohës nëse dikush nga ju mund të më tregojë ndonjë adresë interneti me shembuj të kontratave të tilla të përkthyera në gjuhën shqipe.

Shumë falënderime...


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Shembuj të përkthimeve të kontratave

Advanced search






WordFinder Unlimited
For clarity and excellence

WordFinder is the leading dictionary service that gives you the words you want anywhere, anytime. Access 260+ dictionaries from the world's leading dictionary publishers in virtually any device. Find the right word anywhere, anytime - online or offline.

More info »
Anycount & Translation Office 3000
Translation Office 3000

Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.

More info »



Forums
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search