Translation Contest
Thread poster: Klemi

Klemi
United States
Local time: 08:13
Member (2009)
English to Albanian
+ ...
Nov 25, 2012

Urime të gjithë pjesëmarrësve në konkursin "Quotes by Yogi Berra", Ledja, Aurel Manushi dhe Ruzha Likja per kohen, guximinm dhe sidomos talentin e tyre ne fushën e përkthimit. Pjesëmarrja juaj në konkurs ju rreshton ju në rradhën e fituesve. Urime të veçanta për Ledja si fituese e fituesve.

Suksese dhe bekime !

Klemi


Direct link Reply with quote
 

Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 13:13
Member (2008)
English to Albanian
+ ...
Faleminderit, Klemi Nov 25, 2012

Në fakt përkthimi im është dorëzuar pas fazës së mbylljes, më tepër me dëshirën për t'i hapur rrugë kualifikimit për votime edhe në gjuhën tonë.

Zgjodha ta mbaj të fshehtë emrin, madje pas përfundimit kam patur edhe ca shkëmbime mesazhesh me personelin dhe vetë Henry-n, pasi pashë që emri doli "në shesh" gjithsesi. Me ç'duket, kjo alternativa e anonimitetit vlen vetëm për jo-fituesit.

Me gjithë respektin që kam për këdo që merr pjesë (historiku i konkurseve këtu ka provuar se s'është gjë e thjeshtë të shtrosh një punë tënden për diskutim mes dhjetra kolegësh të zellshëm për të dhënë cilësime), besoj se kësaj radhe cilësia e ofruar, në disa aspekte elementare, nuk ka ofruar qoftë dhe sadopak sfidë, ndaj dhe fitoren nuk do ta quaja aq të merituar. Por më pëlqen fakti që, me ç'doli në pah nga pjesëmarrja, konkursi është hapur edhe për anëtarët pa pagesë për disa gjuhë, përfshirë tonën. Kam bindjen se talente ka plot në radhët e atyre pa pagesë dhe një pjesëmarrje më e gjerë do të sillte një numër më të madh versionesh interesante.

Gjithë të mirat,

Ledja

[Edited at 2012-11-25 11:42 GMT]


Direct link Reply with quote
 

Gentiana Kasemi  Identity Verified
Albania
Local time: 14:13
Albanian to Italian
+ ...
Urime Ledja Nov 25, 2012

Cilësia e përkthimit tënd ishte padyshim shumë e mirë.
E në të njëjtën kohë jam e një mendimi me ty kur thua:


Me gjithë respektin që kam për këdo që merr pjesë ..., besoj se kësaj radhe cilësia e ofruar, në disa aspekte elementare, nuk ka ofruar qoftë dhe sadopak sfidë...



Përgëzime sërish,
Gentiana

[Modificato alle 2012-11-25 13:07 GMT]


Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Translation Contest

Advanced search






Wordfast Pro
Translation Memory Software for Any Platform

Exclusive discount for ProZ.com users! Save over 13% when purchasing Wordfast Pro through ProZ.com. Wordfast is the world's #1 provider of platform-independent Translation Memory software. Consistently ranked the most user-friendly and highest value

More info »
CafeTran Espresso
You've never met a CAT tool this clever!

Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer. Accept jobs from clients who use SDL Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools. Download and start using CafeTran Espresso -- for free

More info »



Forums
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search