Rubrikë drejtshkrimore: grupet e zanoreve dhe diftongjeve IE dhe JE
Thread poster: Monika Coulson

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 03:23
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Sep 2, 2004

Shkruhen me ie dhe jo me je:

emrat, tek të cilët ky grup zanoresh ndiqet nga një bashkëtingëllore e lëngët (l, ll, r) dhe të gjitha fjalët e formuara prej tyre:

e diel, diell, miell, qiell, fier, etj.;
diellor, përmiell, miellzim, qiellor, fierishtë etj.


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 03:23
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Shkruhen me ie dhe jo me je: Sep 3, 2004

foljet, tek të cilat ky grup zanoresh ndiqet nga mbaresa -j:

ziej - zien, ziejnë, zieni, ziejnë, zieja, zieje, ziente, zienim, zienit, zienin, ziem, ziet, zien, ziekam, zieke, (kam) zier;
përziej - përzien, përziejmë, përzieni, përziejnë, përzieja, përzieje, përziente, përzienim, përzienit, përzienin, përziem, përziet, përzien, përziekam, përzieke, (kam) përzier;
ndiej - ndien, ndiejmë, ndieni, ndiejnë, ndieja, ndieje, ndiente, ndienin, ndienit, ndienin, ndien, ndiet, ndien, ndiekam, ndieke, (kam) ndier*.


*p.s.Shkruhet me je në të gjitha trajtat folja ndjej (ia fal fajin dikujt), si edhe formimet prej saj: ndjesë, i ndjeri.


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 03:23
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Grupet e zanoreve IE dhe JE Oct 1, 2004

Shkruhen me je dhe jo me ie:


Trajtat e njëjësit të së kryerës së thjeshtë të dëftores dhe trajtat e dëshirores së këtyre foljeve shkruhen me je:

zjeva, zjeve, zjeu, zjefsha, zjefsh, zjeftë, zjefshim, zjefshin, zjefshin;
përzjeva, përzjeve, përzjeu, përzjefsha, përzjefsh, përzjeftë, përzjefshim, përzjefshi, përzjefshin;
ndjeva, ndjeve, ndjeu, ndjefsha, ndjefsh, ndjeftë, ndjefshim, ndjefshi, ndjefshin.




Shkruhen me ie dhe jo me je:


Trajtat pësore-vetvetore të së tashmes dhe të së pakryerës të këtyre foljeve shkruhen me i:

zihem, zihet, zihen, etj.; zihesha, zihej, ziheshin, etj.; përzihem, përzihet, përzihen etj.; përzihesha, përziheshe, përziheshit etj.; ndihem, ndihet, ndihen etj.; ndihesha, ndihej, ndiheshim etj.


Shënim
Të gjitha fjalët e formuara nga folja ndiej shkruhen me je:

i ndjeshëm, ndjesi, ndjenjë, parandjenjë etj..


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 03:23
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Shkruhen me ie dhe jo me je: May 31, 2006

Shkruhen me ie dhe jo me je foljet, te trajta përfaqësuese e të cilave ky grup zanoresh ndodhet në rrokje të hapur:

bie, biem, bien;
shpie, shpiem, shpien;
shtie, shtiem, shtien.


Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Rubrikë drejtshkrimore: grupet e zanoreve dhe diftongjeve IE dhe JE

Advanced search






DĂ©jĂ  Vu X3
Try it, Love it

Find out why DĂ©jĂ  Vu is today the most flexible, customizable and user-friendly tool on the market. See the brand new features in action: *Completely redesigned user interface *Live Preview *Inline spell checking *Inline

More info »
SDL MultiTerm 2017
Guarantee a unified, consistent and high-quality translation with terminology software by the industry leaders.

SDL MultiTerm 2017 allows translators to create one central location to store and manage multilingual terminology, and with SDL MultiTerm Extract 2017 you can automatically create term lists from your existing documentation to save time.

More info »



Forums
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search