Pema e gjuhëve indo-evropiane
Thread poster: Monika Coulson

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 14:06
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Dec 10, 2004

Edhe pse mund ta keni parë tashmë këtë pemë, mendoj se është me interes për të gjithë.


Pema e gjuhëve indo-evropiane:
http://www.eliznik.org.uk/RomaniaHistory/language_tree_2.htm




Direct link Reply with quote
 

Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Romania
Local time: 23:06
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Vërtetë interesante Dec 10, 2004

Unë kisha parë një version tjetër të kësaj radhitjete gjuhësh, por edhe kjo më pëlqeu, t'ju them të drejtën. Unë nuk e di nëse ju ndjeheni apo jo krenarë për këtë çështje (unë po) por kam hasur në një diskutim mbushur me kundërshti në një faqe tjetër interneti. Aty nga disa thuhej se nuk kishte kurrëfarë rëdnësie kjo radhitje, dhe se nuk e kuptonte se pse ndiheshin të tjerët krenarë. Argumenti i tij ishte se nuk kishte vend për krenari, kur shumica e shqiptarëve flasin e shkruajnë një shqipe të keqe. E mendova gjatë atë që thoshte ky person dhe prapë se prapë unë vazhdova të ndjehem krenare. Do të vijë shpejtë (shpresoj) koha kur shkolla në Shqipëri do bëhet më serioze dhe gjendja do të jetë më e mirë. Përveç kësaj mendova edhe një gjë tjetër (për të cilën gjithashtu jam krenare): unë nuk besoj se janë pak 500 vjet pushtimi të huaj (otoman) i cili nuk bëri gjë tjetër veçse mbytje dhe denigrim të gjuhës dhe kulturës shqiptare. Besoj se nuk ka nevojë të them se sa e si rrojti, u trashëgua dhe arriti në gjëndje shumë të mirë deri tek ne. Janë dashur edhe më pak ne vende të tjera për te zhdukur fare gjuhën e një vendi, si p.sh. këtu në Ukrainë ku jam unë.

Isha shume e bindur se të dyja gjuhët ishin shumë të ngjashme, mirëpo u binda këtu se kjo nuk ishte e vërtetë. Fatkeqësisht këtu vetëm një pjesë e popullatës së vendit flet rrjedhshëm ukrainisht, ka një grup që e kupton dhe ka një shumicë që as nuk e flet dhe as nuk e kupton. E kam shumtë të qartë që shumë familje këtu janë ruse dhe se regjimi që impononte gjuhën ruse ishte edhe më i rreptë se sa ai otoman, ndoshta. Ka edhe të tjerë faktorë, të them të drejtën, që ndikojnë në situata të këtij lloji, por ajo që doja të thoja është se jam krenare sidomos për faktin se shqipja ka rezistuar shume mirë një kohë kaq të gjatë dhe se kjo nuk ndodh kudo.

Paçi një fund-jave të mirë,

Fabiana


Direct link Reply with quote
 
anxhela
Local time: 22:06
English to Albanian
+ ...
faleminderit Monika May 25, 2005

Shume interesante
Po sipas ketij grafiku Ilirishtja na del memma e te gjitha gjuheve,apo gabohem?


Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Pema e gjuhëve indo-evropiane

Advanced search






Anycount & Translation Office 3000
Translation Office 3000

Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.

More info »
Across v6.3
Translation Toolkit and Sales Potential under One Roof

Apart from features that enable you to translate more efficiently, the new Across Translator Edition v6.3 comprises your crossMarket membership. The new online network for Across users assists you in exploring new sales potential and generating revenue.

More info »



Forums
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search