LiveCD në shqip
Thread poster: laurenti
laurenti
Local time: 06:58
English to Albanian
+ ...
Sep 15, 2005

Përshëndetje të gjithëve,

nuk jam akoma i sigurt nëse duhej shtuar apo jo "Jashtë-Teme" në subjekt edhe pse, nuk besoj që të jetë tepër jashtë teme në një forum përkthyesish

Sidoqoftë, dua të njoftoj që është vënë në dispozicion për shkarkim* versioni i ri 2.12 i GNOME, në formatin "Live CD", në menyrë që gjithkush të ketë mundësinë të provojë përshtatjen në shqip të ambientit të punës dhe zhvillimit, pa qenë i detyruar të kryejë asnjë lloj instalimi në kompjutër: mjafton në fakt shkarkimi i imazhit .ISO, masterizimi i një CD nga imazhi i shkarkuar dhe rinisja e kompjuterit (duke patur kujdesur zgjedhjen e nisjes së PC nga CD-ROM në BIOS).

E kush më mirë e më shpejt se një përkthyes mund të vlerësojë cilësinë e përkthimeve, dallojë gabimet, propozojë përmirësime** ?

M.q.s së shpejti kemi planifikuar hapjen e një projekti që do të ketë si qëllim nxitjen dhe përmirësimin e metodave të mësimdhënies së informatikës në shkollat shqiptare, duke krijuar për këtë qëllim edhe një shpërndarje GNU/Linux, krejtësisht në shqip, që do të përdorë GNOME si ambient bazë dhe programet më të mirë Open Source kushtuar shkollës dhe edukimit, kritikat dhe korrigjimet në lidhje me përshtatjen aktuale në shqip, do të ishin me të vërtetë një fillim i mbarë për projektin.

Ndërkohë, projekti GNOME në shqip*** është i hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë, në çfarëdolloj forme.

Kush nuk dëshiron/ka mundësi të shkarkojë imazhin ISO mund të kërkojë një CD të gatshme ****.
Mund të shikohet edhe një video**** me versionin live(beta), para se të vendoset shkarkimi i file (dua t'ju kujtoj që ISO është gati 700 MB).

Jeni akoma aty???

* https://sourceforge.net/project/showfiles.php?group_id=56496

** http://gnome-albanian.sourceforge.net/?q=forum

*** http://gnome-albanian.sourceforge.net/?q=

**** http://alblinux.homelinux.org/demo/video/gnome-live.html


Direct link Reply with quote
 

Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Romania
Local time: 07:58
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Mirëdita laurenti Sep 15, 2005

...dhe përshëndetje gjithë kolegëve,

E pranoj që nuk jam kush e di se çë në pështje kompjuterash, por kam frikë se nuk e kam kuptuar mirë se ç'thotë laurenti këtu:

a po flasim këtu për të ndërruar tërësisht mjedisin e punës, si të thuash nga Windows në një tjetër?

Nëse po, a po themi këtu që është (si koncept së paku) pothuaj i ngjashëm me Windos, vetëm se ofron disa përparësi (më kujtohet edhe botimi juaj, laurenti, tek forumi mbi mbrojtjen e kompjuterit. )

Nëse (sërish) po, a do të ishte e mundur që të mbaheshin të dy sistemet (mjediset) në kompjuter? Do përpiqem të lexoj pakëz për të parë se kush janë përparësit sidomos përsa i përket mbrojtjes së kompjuterit, pasi tek forumi i sipër-përmendur nuk tregohej qartë se si do të mbronte mjedisi tjetër kompjuterin aq mirë dhe pa shpenzime shtesë.

Unë doja të pyesja edhe një gjë tjetër: a do të thotë kjo që në Word (apo homologun e Word-it në Linux) a do të jetë e mundr edhe të shkruhen në mjedis shqip, ku edhe të vihen në dukje gabimet me atë vijën e kuqe poshtë e të tilla gjëra?

Falemnderit për këto njoftime, laurenti, dhe shpresoj të marr vesh pak më shumë se ku i dihet...:wink:

Fabiana



[Edited at 2005-09-15 10:47]


Direct link Reply with quote
 
laurenti
Local time: 06:58
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Përshëndetje Fabiana, Sep 15, 2005

Fabiana Papastefani-Pezzoni wrote:

a po flasim këtu për të ndërruar tërësisht mjedisin e punës, si të thuash nga Windows në një tjetër?


Po, bëhet fjalë për një sistem operativ të ri që, pa u futur në shpjegime teknike, ndryshon rrënjësisht nga Windows(C), në menyrën e konceptimit, krijimit, zhvillimit, etikës: GNU/Linux është një sistem operativ i lirë dhe me kod burues të hapur (me pak fjalë gjithkush, me njohuritë e duhura, mund të shikojë se si është krijuar, funksionon dhe si zhvillohet), që shpërndahet falas, dhe që është në evolucion të përhershëm (falë përkrahjes dhe kontributit të disa mijra programues, inxhinjerë, përkthyes, dokumentues nga çdo shtet i botës). Sikur të mos mjaftonte etika, sot nga ana praktike mund të themi që thjeshtësia në përdorim është gati në nivelin e Windows, duke afruar gjith'çfarë mund të nevoitet në punën e përditshme të një përdoruesi të zakonshëm dhe, shumë më tepër në punën e përditshme të një programuesi.


Nëse (sërish) po, a do të ishte e mundur që të mbaheshin të dy sistemet (mjediset) në kompjuter? Do përpiqem të lexoj pakëz për të parë se kush janë përparësit sidomos përsa i përket mbrojtjes së kompjuterit, pasi tek forumi i sipër-përmendur nuk tregohej qartë se si do të mbronte mjedisi tjetër kompjuterin aq mirë dhe pa shpenzime shtesë.


Po, mund të instalohet krahas Windows (dualboot), derisa përdoruesi të mos vendosë të "lirojë pak vend" duke hequr hequr Windows.
Mënyra e funksionimit të filesytem të linux shmang gati në 100% mundësinë e infektimit me virus, programet antivirus/antispam (që në fakt përdoren kryesisht jo për të mbrojtur vetë Linux, por për të mbrojtur kompjuterët e lidhur në rrjet me SO Windows), janë gjithashtu open source dhe falas.


Unë doja të pyesja edhe një gjë tjetër: a do të thotë kjo që në Word (apo homologun e Word-it në Linux) a do të jetë e mundr edhe të shkruhen në mjedis shqip, ku edhe të vihen në dukje gabimet me atë vijën e kuqe poshtë e të tilla gjëra?


Po, pikërisht ashtu (Ekzistojnë projekte për ispell/aspell në shqip, gjithashtu grupi i punës së OpenOffice.org në shqip* është duke plotësuar instrumentin e drejtshkrimit).



>>Falemnderit për këto njoftime, laurenti, dhe shpresoj të marr vesh pak më shumë se ku i dihet...:wink:

>>Fabiana

* http://sq.openoffice.org/

Laurent Dhima
http://www.alblinux.net


Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


LiveCD në shqip

Advanced search






SDL Trados Studio 2017 Freelance
The leading translation software used by over 250,000 translators.

SDL Trados Studio 2017 helps translators increase translation productivity whilst ensuring quality. Combining translation memory, terminology management and machine translation in one simple and easy-to-use environment.

More info »
Across v6.3
Translation Toolkit and Sales Potential under One Roof

Apart from features that enable you to translate more efficiently, the new Across Translator Edition v6.3 comprises your crossMarket membership. The new online network for Across users assists you in exploring new sales potential and generating revenue.

More info »



Forums
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search