Microsoft: Welcome! Me program në gjuhën shqipe
Thread poster: Translation Link

Translation Link
United States
Local time: 22:28
English to Indonesian
+ ...
Mar 24, 2006

http://www.shekulli.com.al/index.php?page=shownews&newsID=92396

Kompania e Bill Gates, “Microsoft”, së shpejti në Shqipëri si investitore. Flet për “Shekullin”, drejtuesi i lartë i Microsoftit që gjendet në Tiranë, Goran Radman. Sot do të lançojë programin e famshëm kompjuterik XP në gjuhën shqipe

Microsoft: Welcome! Me program në gjuhën shqipe


Belina Budini

TIRANË – Programi më popullor në botë sillet nga “Microsoft” edhe në gjuhën shqipe. Bëhet fjalë për lançimin e “Microsoft Office XP”, që është softi më i përdorur në botë sa i përket kompjuterit dhe që, megjithëse ekziston tashmë në të gjitha gjuhët e rajonit, në shqip vjen për herë të parë. Me një çmim prej 750 dollarësh, këtë paketë që përmban të gjitha llojet e programeve për të shkruar dhe për të ndërtuar programe të tjera, mund ta kemi më në fund edhe në gjuhën shqipe. Ky është lajmi që sjell Goran Radman, drejtor i Microsoftit për Evropën Juglindore në Tiranë, ku ka pasur takime zyrtare dhe biznesi, ndërsa sot, pas një konference për shtyp, do të takojë edhe kryeministrin Berisha.
Por duket se lançimi i këtij programi është vetëm guri i parë i provës për kompaninë e madhe Microsoft në Shqipëri. Pas një vonese të gjatë, ndërsa e ka shtrirë tregun e tij në të gjitha vendet tona fqinje, Bill Gates ka vendosur të investojë në Shqipëri teknologji nga më të përparuarat. “Do të na duhen 3-5 vjet që tregu shqiptar të jetë po aq fitimprurës sa edhe të tjerët. Ky është një proces që do të nisë me ekspertizën teknike dhe Microsoftit do t’i duhet të trajnojë qindra njerëz në Shqipëri. Do të na duhet kohë gjithashtu që të arrijmë një marrëveshje përfundimtare, megjithëse Microsoft është i vendosur të futet në tregun shqiptar dhe unë jam i lumtur të konfirmoj që ne këtë proces e kemi filluar. Pjesa tjetër i takon qeverisë, se sa shpejt do të ecë ajo në këtë drejtim. Ne kemi nevojë që qeveria të mbrojë të drejtat tona në Shqipëri”, - thotë për gazetën “Shekulli”, drejtuesi i lartë i Microsoftit për Evropën Junglindore, Goran Radman.
Teknologjia që Microsoft është i gatshëm të sjellë në Shqipëri, pritet t’i shërbejë edhe qeverisë për të ulur kostot dhe që shërbimet e saj për qytetarët e vet të bëhen më të efekteshëm, megjithëse, së pari, asaj do t’i duhet që këtej e tutje të blejë vetëm programe të licencuara, në mënyrë që edhe ky treg të funksionojë sipas rregullave. Por Microsoft është i ndërgjegjshëm që beteja është e vështirë, pasi 80% e atyre që përdorin programe kompjuterike në Shqipëri e bëjnë këtë gjë pa licencë. “Nga ana tjetër, me anë të teknologjive tona të reja, çdo lloj shërbimi bëhet më i lehtë që nga dhënia e licencës për makinën, dhënia e certifikatave deri te pagimi i taksave etj. Do të mund të shpenzohet shumë më pak kohë për të marrë shërbime nga administrata shtetërore. Microsoft është i gatshëm ta ofrojë këtë teknologji”, - shpjegon drejtuesi i kompanisë që i ka shtirë sistemet e veta në 90% të mikrokompjuterëve në të gjithë botën.
Ndërsa kompjuterizimi i shkollave është një nga premtimet elektorale të cilit Berisha i ka mëshuar më fort në fushatën e korrikut, duket se marrëveshja e qeverisë me Microsoftin do të jetë rruga për ta mbajtur këtë premtim. Problemi kryesor në Shqipëri, sipas “Microsoft”, është ai i ligjërimit të programeve, funksionimi me licenca, gjë që deri tani nuk ndodh. E parë si një kompani e shtrenjtë, problem për qeverinë shqiptare dhe për tregun këtu mund të jetë çështja e çmimeve që, sipas drejtuesit kroat në “Microsoft”, nuk mund të jenë të ndryshme nga ato të vendeve të tjera, edhe pse fuqia blerëse në Shqipëri mund të jetë më e vogël. Hapja e një zyre të Microsoftit në Tiranë, por edhe ajo e një qendre kërkimore janë projekte të tjera të Microsoftit për Shqipërinë.

Microsoft: Shqipëria, treg i varfër kompjuterik
Sipas treguesve të tregut, Microsoft ka konstatuar se tregu shqiptar i kompjuterëve është më pak i zhvilluari në Evropën Juglindore. Sipas Radman, numri i blerjeve të kompjuterëve shkon nga 12-17 mijë në vit, ndërkohë që në Maqedoni, për shembull, është pesë herë më i lartë. Kjo do të thotë se përdorimi i teknologjisë së informacionit është shumë i ulët dhe se industria e teknologjisë së informacionit është ende e pazhvilluar. Nuk ka, për shembull, kompani që dizenjojnë programe.

Microsoft: Perspektiva që shohim në Shqipëri
Megjithatë, Microsoft ka hetuar edhe të dhëna pozitive në tregun teknologjik. “Kështu, për shembull, tregu i telefonisë është shumë i egër dhe përdoruesit të shumtë. Ka një perspektivë, pasi janë të shumtë ata që studiojnë informatikë, matematikë dhe shkenca. Do të na pëlqente të hapnim një qendër të teknologjive të reja në Shqipëri, një lloj parku teknologjie. Një ide tjetër është hapja e një rrjeti (network) mes shqiptarëve të diasporës dhe kompanive lokale në Shqipëri për transportimin e njohurive”, - përshkruan Goran Radman perspektivën që sheh Microsoft në Shqipëri.

Microsoft: Shqiptarët, sa të ftohtë me kompjuterët!
Edukimi me teknologjinë e informacionit është, sipas drejtorit të Evropës Juglindore për Microsoftin, rruga kryesore për t’i afruar shqiptarët më tepër me kompjuterin dhe teknologjitë e së ardhmes. “Interneti duhet të jetë i disponueshëm në të gjitha shkollat, ndërkohë që ne dimë që nëpër shkolla nuk ka ende as kompjuterë. Qeveria duhet t’i motivojë njerëzit që të blejnë kompjuterë, për shembull, duke reduktuar taksat. Deri tani duket se ka vetëm përpjekje individuale”. Sipas Radman, bashkëpunimi i universiteteve dhe bashkive do të ishte i domosdoshëm për përhapjen e teknologjive të reja kompjuterike në Shqipëri.

Microsoft: Pirateria e programeve, na dekurajon
Sipas Radman, qeveria duhet ta marrë seriozisht zhvillimin me teknologji kompjuterike, ashtu si edhe nismën e licencimit. “Problemi më i madh që na dekurajon në lidhje me investimin në Shqipëri është se tregu nuk është i rregulluar dhe produktet shiten në mënyrë pirate. Dëmi më i madh në këtë aspekt është se teknologjia e informacionit mbetet e pazhvilluar. Një pirat mund të fitojë, por kur klienti e merr produktin pa licencë, dekurajohet, për shembull, ai inxhinieri shqiptar i kompjuterëve që ka shpenzuar vite studimi për të nxjerrë një program dhe të nesërmen mund ta gjejë falas në treg. Ndërkohë që edhe qeveria, nëse programet shiten ligjërisht, merr të ardhura në taksa dhe nxjerr mjaft përfitime”, - shprehet Radman.

Kush është Goran Radman?
Përfaqësuesi i lartë i Microsoftit në Tiranë
Në rolin e tij si drejtor i Microsoftit për Evropën Juglindore, Goran Radman, nga Kroacia, punon me komunitetet institucionale dhe politike për të ndërtuar marrëdhënie strategjike. Ai ka ardhur në Shqipëri për të linçuar programin XP në gjuhën shqipe dhe për të konfirmuar hapjen e procesit për investime teknologjike të Microsoft në Shqipëri. Punon pranë Microsoftit që nga 1996, në fillim si menaxher i përgjithshëm i Microsoftit për Kroacinë, mandej mori përgjegjësi në rajonin e Adriatikut. Tani merret me vendosjen e marrëdhënieve strategjike dhe të biznesit në Evropën Juglindore.




17/03/2006
KATEGORIA: Metropol


Direct link Reply with quote
 

Translation Link
United States
Local time: 22:28
English to Indonesian
+ ...
TOPIC STARTER
Tastiera 'Shqipe' me Ë, ë, Ç dhe ç Apr 19, 2006

Këto janë disa udhëzimet për zgjedhjen e tastaturës shqipe e cila ka qenë pjese e Windows që nga versioni 3.11 dhe në OS/2 që nga verzioni 1.16.

http://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:Tastatura_shqip

Kurse për SPELL CHECKER shqip shkoni këtu:
http://www.7kosova.com/kde-shqip/ispell/ispell.html

Vini re që pas ndërimit të shtrirjes së tasteve,
z paraqitet te y
ç - [
ë - ;
; - <
: - >
" - @
kurse për
< shtyp ALT-,
> shtyp ALT-.
÷ shtyp ALT-[

Gjithë të mirat,

Kate


Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Microsoft: Welcome! Me program në gjuhën shqipe

Advanced search






PDF Translation - the Easy Way
TransPDF converts your PDFs to XLIFF ready for professional translation.

TransPDF converts your PDFs to XLIFF ready for professional translation. It also puts your translations back into the PDF to make new PDFs. Quicker and more accurate than hand-editing PDF. Includes free use of Infix PDF Editor with your translated PDFs.

More info »
SDL Trados Studio 2017 Freelance
The leading translation software used by over 250,000 translators.

SDL Trados Studio 2017 helps translators increase translation productivity whilst ensuring quality. Combining translation memory, terminology management and machine translation in one simple and easy-to-use environment.

More info »



Forums
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search