Office 2003 në Shqip
Thread poster: Orian Cuko
Orian Cuko
Orian Cuko  Identity Verified
Albania
Local time: 22:12
Member
English to Albanian
+ ...
May 26, 2006

Office 2003 në Shqip
Mund ta shkarkoni këtu!

Ky lajm u njoftua në gazetën "Shekulli" para disa ditësh. Unë sot e shkarkova!


[Edited at 2006-05-26 14:51]


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 14:12
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Faleminderit May 26, 2006

Si funksionon? A e provuat?

Monika


 
Orian Cuko
Orian Cuko  Identity Verified
Albania
Local time: 22:12
Member
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Office 2003 May 26, 2006

Nuk arrita ta provoj Office 2003 në shqip, pasi më kërkon diskun për instalimin e Office 2003.

Për këtë arsye u ktheva te faqja e Microsoft në shqip, dhe e para gjë që pashë ishte fjala "ç'do" në vend të "çdo".

Nuk e di si është përkthyer Office 2003, por faqja e udhëzimeve është në dialektin e Kosovës.


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 14:12
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Për të ardhur keq May 26, 2006

Ç'mund të them më shumë? Është për të ardhur keq kur shikon gabime edhe në faqe të tilla si Microsoft...


Monika


fieral wrote:

Nuk arrita ta provoj Office 2003 në shqip, pasi më kërkon diskun për instalimin e Office 2003.

Për këtë arsye u ktheva te faqja e Microsoft në shqip, dhe e para gjë që pashë ishte fjala "ç'do" në vend të "çdo".

Nuk e di si është përkthyer Office 2003, por faqja e udhëzimeve është në dialektin e Kosovës.


[Edited at 2006-05-26 15:24]


 
Eva T
Eva T
English to Albanian
+ ...
Skandal May 26, 2006

Unë gjeta edhe gabime të tjera. Kjo ndodh kur përkthimi u lihet në dorë disa kompanive që punësojnë përkthyesit më të "lirë" të tregut të sotshëm.

Si mundem unë të përdor "korrektuesin" (spell-checker) në shqip nëpërmjet Microsoft, kur ai është i mbushur me gabime të rënda? Shpeshherë përkthyesit "e lirë" të kushtojnë më shtrenjt.



Eva

fieral wrote:

Nuk arrita ta provoj Office 2003 në shqip, pasi më kërkon diskun për instalimin e Office 2003.

Për këtë arsye u ktheva te faqja e Microsoft në shqip, dhe e para gjë që pashë ishte fjala "ç'do" në vend të "çdo".

Nuk e di si është përkthyer Office 2003, por faqja e udhëzimeve është në dialektin e Kosovës.


 
Eva T
Eva T
English to Albanian
+ ...
Ankesë May 26, 2006

Unë u shkruajta sot atyre tek Microsoft për këto gabime.

Eva


 
Eva T
Eva T
English to Albanian
+ ...
Ka vetëm një gjuhë zyrtare shqiptare May 26, 2006

Të nderuar kolegë,
Shpresoj që të më kuptoni para se të filloj, se nuk dua të hap mërira ose grindje dialektesh këtu.

Fakti është se gjuha shqipe tani është e njësuar qysh para 25-30 vjetësh. Ajo tani quhet "gjuha standarde shqipe" dhe është pranuar nga të gjithë shqiptarët (madje nënshkruar edhe nga akademikë gjuhësorë të Kosovës dhe viseve të tjera ku banojnë shqiptarët [Dr. Rexhep Qosja, Prof. Idriz Ajeti, Z. Remzi Nesimi (nga katedra e gjuhës
... See more
Të nderuar kolegë,
Shpresoj që të më kuptoni para se të filloj, se nuk dua të hap mërira ose grindje dialektesh këtu.

Fakti është se gjuha shqipe tani është e njësuar qysh para 25-30 vjetësh. Ajo tani quhet "gjuha standarde shqipe" dhe është pranuar nga të gjithë shqiptarët (madje nënshkruar edhe nga akademikë gjuhësorë të Kosovës dhe viseve të tjera ku banojnë shqiptarët [Dr. Rexhep Qosja, Prof. Idriz Ajeti, Z. Remzi Nesimi (nga katedra e gjuhës shqipe në Shkup), Josif Ferrari (profesor arbëresh në Universitetin e Barit, Ajet Bytyçi, etj., etj.].

Është punë tjetër që shqiptarët që jetojnë jashtë kufirit të shtetit shqiptar nuk kanë patur mundësinë fizike ta studiojnë me themel gjuhën shqipe në tërësi (as atë standarde, dhe as dialektet).

Prandaj më vjen keq sa herë që ne vetë shqiptarët e bëjmë ndarjen mes dialekteve. Ndryshimet në të folur mes dialekteve janë të vogla që na lejojnë mirë, ne shqiptarët e të dy dialekteve ta kuptojmë njëri - tjetrin.

Problemi qëndron se ka shumë shqiptarë që nuk e kanë studiuar mirë shqipen, (qoftë në shtetin shqiptar, qoftë në viset e tjera). Dhe pastaj ne vetë përpiqemi t'ia veshim fajin dialekteve. Në fakt jemi ne vetë që nuk i dimë mirë të gjitha rregullat e gramatikës dhe të drejtshkrimit dhe për t'u shfajësuar thërrasim "dialekti, dialekti".

E dashur Fieral,
Nuk e kam me ju personalisht. Edhe unë ndonjëherë përmend "dialektet" por puna qëndron diku tjetër, diku më thellë. Qëndron aty se jemi ne vetë (këtu fus të gjithë ne shqiptarët) që jo gjithmonë kemi njohuritë e plota për shqipen dhe ia veshim dialekteve.

Gjithë të mirat,
Eva






fieral wrote:
... faqja e udhëzimeve është në dialektin e Kosovës.


[Edited at 2006-05-26 19:34]
Collapse


 
Sherefedin MUSTAFA
Sherefedin MUSTAFA
Netherlands
Local time: 22:12
Dutch to Albanian
+ ...
Gjuha shqipe dhe interesat e vetjake May 27, 2006

Nuk është ky forumi i vetëm ku shtrohet “problemi” i gjuhës shqipe. Në hapësirën virtuale të internetit mund të hasen teori dhe botëkuptime nga më skajoret që trajtojnë këtë çështje.
Nuk është lehtë të përcaktohet një gjuhë e lere më gjuhën shqipe. Gjuha është si organizëm i gjallë që jeton një jetë të pavarur. Gjuha nuk mund të përkufizohet as mi ligje e as me dekrete partiake apo të ndonjë natyre tjetër, siç janë munduar personalitete të
... See more
Nuk është ky forumi i vetëm ku shtrohet “problemi” i gjuhës shqipe. Në hapësirën virtuale të internetit mund të hasen teori dhe botëkuptime nga më skajoret që trajtojnë këtë çështje.
Nuk është lehtë të përcaktohet një gjuhë e lere më gjuhën shqipe. Gjuha është si organizëm i gjallë që jeton një jetë të pavarur. Gjuha nuk mund të përkufizohet as mi ligje e as me dekrete partiake apo të ndonjë natyre tjetër, siç janë munduar personalitete të ndryshme në të kaluarën. Gjuha nuk është shtazë që mund ta lidhësh me litarë apo ta ngujosh me gozhda për ta bërë të paprekshme. As rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe të vitit 1974 nuk janë të shenjta. Edhe ato rregulla i bren dhembi i kohës dhe dalin jashtë përdorimit apo i përshtaten kohës së re dhe zhvillimeve që i sjellë ajo.
Si do që të jetë, gjithsecili që ka lexuar së paku 1 libër në jetën e tij e di se çka nënkupton shqipja letrare apo e njësuar dhe se kur e nga kush është përcaktuar si e tillë.
Megjithatë, për fat të keq, për interesa të natyrave të ndryshme, ka folës të gjuhës shqipe që veten e vënë mbi të tjerët dhe me mish e me shpirt mundohen që secilit t’ia bëjnë të qartë se vetëm ata e flasin gjuhën shqipe dhe se “të tjerët” flasin dialekt të veriut, dialekt të Kosovës, apo të Shkupit apo dialekt tjetër që flitet “jashtë kufirit”.
Nga përvoja mund t’ju them se bile edhe një pastrues rrugësh në Tiranë pretendon se flet “shqipen e pastër” apo “shqipen puro”(Sic!) dhe më mirë se kushdo që vjen nga Kosova, Maqedonia apo pjesë tjetër e botës ku flitet shqipja. Kur një gjë e tillë thuhet nga pastruesi i rrugëve të Tiranës secili mund ta mbyllë njërin sy e të vazhdojë punën por është gjë shumë e prekshme dhe për mjeri kur kjo pohohet nga njerëz “të shquar” që merren “profesionalisht” me gjuhë.
Për mendimin tim, gjuha shqipe edhe jashtë kufijve të Shqipërisë mësohet dhe përdoret me dashuri dhe angazhim, varësisht nga mundësitë që dikush i ka (apo dikujt i jepen) për t’u arsimuar. Me krenari përkujtoj prof. Adnan Again, arsimtar i gjuhës shqipe në shkollën fillore ku kam mësuar në Shkup, apo prof. Zyhni Osmanin, profesor i gjuhës shqipe në gjimnazin “Zef Lush Marku” poashtu në Shkup, apo prof. Dr. Remzi Nesimin që më ka ligjëruar gjuhën shqipe në Universitetin “Kiril dhe Metodij” në Shkup. Kam pasur raste që si përkthyes të takohem e të jem në shoqëri me personalitetet të shquara shqiptare (Ali Podrimja, Bajrush Mjaku, Piro Mani, Ismail Kadare, Gjelosh Gjokaj, Ali Shimja, Ibrahim Rugova, Ramiz Alia, Adem Kastrati, Reis Malile, Muhamet Kapllani, Zef Kjaramonti etj.) dhe me secilin prej tyre e me plot dashuri kam përdorur gjuhën shqipe, të vetmen gjuhë shqipe që u takon atyre që atë e pranojnë si të tillë e nuk e ndajnë në lecka e dialekte më pak apo më shumë të vlefshëm.
Si përfundim: si arbëreshi nga Piana degli Albanesi ashtu edhe shkupjani, tiranasi apo gjakovari e shkodrani e ulqinaku, që të gjithë flasin shqip. Pasuria e gjuhës shqipe përbëhet pikërisht nga larmia e gjuhës siç flitet e përdoret në vise të ndryshme.
Ata që shërbehen me etiketa “dialekt kosovar” e të ngjashme së bashku me të tjerë të cilëve u vjen keq kur marrin vesh se diku është përdorur ky dialekt mund të vuajnë vetëm nga egocentrizmi, nga ndjenja e supremacisë së pamerituar dhe nga kuazi-elitarizmi, pa harruar këtu smirën e xhelozinë se sikur Microsoft t’i kishte ngarkuar ata me përkthimin e programit në fjalë atëherë çdo gjë do të kishte qenë në rregull dhe gjuhën që ata vetë do ta kishin përdorur do ta kishin lavdëruar deri në qiell si të vetmen gjuhë shqipe në botë.
Me respekt,
Sherefedin Mustafa
Collapse


 
Eva T
Eva T
English to Albanian
+ ...
Disa gjëra të vërteta May 27, 2006

Sherefedin,
Nuk është lehtë të përcaktohet një gjuhë e lere më gjuhën shqipe. Gjuha është si organizëm i gjallë që jeton një jetë të pavarur. Gjuha nuk mund të përkufizohet as mi ligje e as me dekrete partiake apo të ndonjë natyre tjetër, siç janë munduar personalitete të ndryshme në të kaluarën. Gjuha nuk është shtazë që mund ta lidhësh me litarë apo ta ngujosh me gozhda për ta bërë të paprekshme.


Po, keni të drejtë që gjuha ndryshon, dhe kjo gjuhë ndryshon për të gjithë ne, pra për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, në Shqipëri, apo edhe jashtë saj. Kjo nuk ka të bëjë aspak me fjalët e huaja që janë future në gjuhën e shqiptarëve që jetojnë/kanë jetuar në varësinë e shteteve të tjera, pasi gjuha zyrtare e tyre ka qenë një gjuhë jo shqipe.

As rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe të vitit 1974 nuk janë të shenjta. Edhe ato rregulla i bren dhembi i kohës dhe dalin jashtë përdorimit apo i përshtaten kohës së re dhe zhvillimeve që i sjellë ajo.


Meqë ra fjala, Kongresi i Drejtshkrimit u mbajt në vitin 1972. Deri tani rregullat e tij janë ende në fuqi dhe asnjë personalitet gjuhësor, qoftë i shtetit shqiptar, apo i shqiptarëve në vise të tjera nuk e ka hedhur poshtë atë.
Çdo gjuhë ka rregulla. Nëse rregullat gjuhësore të Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972 nuk do ishin në fuqi, atëherë gjuha shqipe do të përfundonte në një kaos të vërtetë.
Fatmirësisht dhe fatlumësisht, shumica e shqiptarëve kudo që ndodhen u përmbahen këtyrre rregullave.


Si përfundim: si arbëreshi nga Piana degli Albanesi ashtu edhe shkupjani, tiranasi apo gjakovari e shkodrani e ulqinaku, që të gjithë flasin shqip. Pasuria e gjuhës shqipe përbëhet pikërisht nga larmia e gjuhës siç flitet e përdoret në vise të ndryshme.


My point exactly! Nuk ka ndryshime aq të ndjeshme mes dialekteve, saqë mund të themi plotësisht se ka vetëm një gjuhë shqipe. Por, ama duhet pranuar e vërteta që pjesë të caktuara të shqiptarëve fusin më shumë fjalë të huaja në gjuhën e tyre, pra fjalë jo shqipe, për shkak se janë rritur me to, se gjuha zyrtare e tyre nuk ka qenë shqipja (jo për faj të tyre kuptohet).

smirën e xhelozinë se sikur Microsoft t’i kishte ngarkuar ata me përkthimin e programit në fjalë atëherë çdo gjë do të kishte qenë në rregull dhe gjuhën që ata vetë do ta kishin përdorur do ta kishin lavdëruar deri në qiell si të vetmen gjuhë shqipe në botë.


Këto fjalë janë të papranueshme jo vetëm për mua, por mendoj për të gjithë kolegët e tjerë që morën pjesë në këtë diskutim apo dhe ata që nuk kanë marrë ende.

1. Gabimet në faqen e Microsoft ekzistojnë, edhe sikur juve të mos iu bien në sy. Le të marrim fjalën ç’do. Ç'do në këtë rast nuk do të thotë "secili" po në bazë të rregullave gramatikore, do të thotë "çfarë do", d.m.th. "çfarë dëshironi". Ja pra se çfarë sjell një gabim që juve mund t'ju duket aq i vogël sa shtimi i një apostrofi me vend e pa vend.
2. Në atë faqe ka plot fjalë që nuk janë as fjalë shqipe, gjë që ka ardhur si pasojë e mosnjohjes së plotë të “përkthyesve” të gjuhës shqipe. Një përkthyes serioz dhe profesional nuk do t’i bënte ato gabime. Edhe sikur përkthyesit t’i shpëtonin gabimet, si i shpëtuan redaktorit dhe korrektorit? Pra shkurt, është një punë e dobët.
3. Sa për inatin dhe xhelozinë, më vjen shumë keq që e thoni këtë. Jo vetëm unë, por as edhe kolegët e tjerë këtu nuk kanë inate për shkak se ne jemi dhe kemi qenë në këtë profesion për vite me rradhë dhe përderisa vazhdojmë të jemi këtu, kemi punë plot dhe madje shumë më të mira dhe të paguara se ato që paguhen në Evropën Lindore.

Me respekt,
Eva


[Edited at 2006-05-27 19:26]


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 14:12
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj në këtë diskutim interesant May 27, 2006

Meqenëse tema e kësaj rubrike ndryshoi krejtësisht (filloi me "Office 2003 në shqip" dhe përfundoi me ndryshimet mes dialekteve dhe meqënëse të paktën një pjesëmarrës është ofenduar, atëherë në bazë të rregullave të ProZ.com po e bllokoj vazhdimësinë e saj.

Ju lutem mos bëni përpjekje të mëtejshme për të vazhduar diskutimet e lëna në këtë rubrikë në ndonjë rubrikë të re.

Ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj.

Ditën e mirë,

Monika


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Office 2003 në Shqip






Anycount & Translation Office 3000
Translation Office 3000

Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.

More info »
CafeTran Espresso
You've never met a CAT tool this clever!

Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer. Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools. Download and start using CafeTran Espresso -- for free

Buy now! »