A mbahen pikat e shkronjës Ë të madhe?
Thread poster: Monika Coulson

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 09:30
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Nov 7, 2002

Me sa mbaj mend unë, kam mësuar në shkollë se pikat nuk vihen mbi Ë-në e madhe. Por DREJTSHKRIMI I GJUHËS SHQIPE jo vetëm që nuk e përmend këtë gjë, por i përdor pikat mbi Ë gjithandej, duke filluar që nga kopertina.



Ndoshta unë nuk e mbaj mend mirë apo DREJTSHKRIMI I GJUHËS SHQIPE e ka gabim?? (E vështirë për t\'u besuar kjo e fundit)!



Ç\'mendoni?

Monika

[ This Message was edited by: on 2002-11-07 22:28 ]


Direct link Reply with quote
 

Anila Mayhew  Identity Verified
United States
Local time: 08:30
English to Albanian
+ ...
Pergjigje e shpejte Nov 8, 2002

Po jap thjesht nje pergjigje te shkurter per shkak mungese kohe per te sjelle nje pergjigje te sakte.



Duke u bazuar thjesht ne perdorimin e shkronjes Ë te madhe ne fjalorin e madh the gjuhes shqipe dhe neper fjalore te tjere \"shqip-gjuhe e huaj\" do te thosha se shkronja e madhe Ë duhet shkruar me dy pika. Nje burim tjeter qe e mbeshtet nje gje te tille eshte thjesht abetarja e gjuhes shqipe per klasen e pare. Nuk besoj se perpiluesit e abetareve do te ishin aq te pakujdesshem sa te mos i kushtonin rendesine e duhur venies se pikave.



Arsyeja qe DREJTSHKRIMI I GJUHES SHQIPE i perdor pikat kudo duke filluar nga kopertina por nuk thote asgje per te eshte sepse nuk se cfare te shpjegoje ne kete rast sepse perdorimi i pikave vetekuptohet dhe nuk ka nevoje per shpjegim sepse shkronja Ë nuk eshte e njejta me shkronjen E.



Eshte gjithashtu e llogjikshme kur mendon se po te mos i veme pikat si mund te dallohet ajo nga shkronja E e madhe. Ne si shqiptare e kemi te lehte ta dallojme por do te ishte mjaft e veshtire dhe konfuze per nje te huaj qe po perpiqet te mesoje shqipen sidomos kur behet fjala per shqiptimin e fjaleve.





Direct link Reply with quote
 
Edlira BABAMUSTA (MCIL)
Local time: 16:30
English to Albanian
+ ...
Shkronja Ë?' Nov 8, 2002

Jam dakort me Anilën. Unë do të thoja që Ë-qoftë ajo \'ë\' e vogël ose \'Ë\' madhe duhen përdorur siç e kërkon drejtshkrimi i fjalës ku përdoret. Unë kam parë shumë përkthime ku \'ë\'-ja e vogël nuk llogaritet fare, pale \'Ë\'-ja e madhe. Unë thjesht do të thoja që gjuha shqipe ka 36 shkronja dhe nëse \'ë\'-ja nuk përdoret atëhere nuk ngelet gjë tjetër vetëm të themi që gjuha shqipe ka 35 shkronja.



Nuk e mbaj mend tani nëse ishte Anila ajo që përmendi abetaren, por me kujtohet në klasë të parë kur mësonin shkronjat, kur e gjithë klasa buçiste \'ë\' e vogël e shtypit, \'Ë\' e madhe e shtypit.



Direct link Reply with quote
 
Edlira BABAMUSTA (MCIL)
Local time: 16:30
English to Albanian
+ ...
Shkronja Ë?' Nov 8, 2002

Unë jam dakort me Anilën. Unë do të thoja ë’-ja qoftë ajo ‘ë’ e vogël ose ‘Ë’ e madhe duhet të përdoret përkatësisht sipas drejtshkrimit të fjalës ku përdoret. Unë kam parë shumë përkthime me shkrim dhe nuk jam dakort që shumë përkthyes nuk e përdorin aspak këtë shkronjë.



Unë thjesht do të thoja që gjuha shqipe ka 36 shkronja dhe ‘ë’-ja është një prej tyre. Nëse nuk do ta përdornim aspak këtë shkronjë nuk ngelet gjë tjetër vetëm të themi se gjuha shqipe ka 35 shkronja.



Më duket se Anila përmendi Abetaren. Më kujtohet mjaft mirë kur isha në klasë të parë e gjithë klasa buçiste ‘ë’ e vogël e shtypit, ‘Ë’ e madhe e shtypit.







Direct link Reply with quote
 
mergim  Identity Verified
United States
Local time: 11:30
English to Italian
+ ...
Lidhur me shkronjën "ë" të vogël dhe të madhe. Nov 9, 2002

Të nderuar kolegë. Pyetjes së zonjës Coulson i përgjigjet saktësisht fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe. Të gjitha fjalët që fillojnë me shkronjën \"ë\" i shkruan me \"ë\" të madhe.

Ju përshëndes të gjithëve.


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 09:30
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Faleminderit shumë të gjithëve Nov 9, 2002

Arsyeja kryesore pse e bëra këtë pyetje është se të them të vërtetën diku nga koha e shkollës së mesme mbaj mend si nëpër tym se është përmendur që \"kur fjalia fillon me Ë, shkronjës Ë nuk i vihen pikat\".



Megjithatë, meqënëse asnjëherë nuk kam parë të shkruar në Drejtshkrimin e gjuhës shqipe ndonjë rregull të tillë, nuk kam patur asnjë arsye ta zbatoj atë gjë për të cilën nuk kam qënë e sigurt.



Ka dy raste të fundit që dy redaktorë të përkthimeve të mia (të cilët nuk i njoh) kishin zëvendësuar të gjitha Ë-të me E! Bisedova me manaxherët përkatës të përkthimeve dhe i vetmi argumentim që solla ishte ai i librit \"Drejtshkrimi i gjuhës shqipe\". Megjithatë, meqënëse ndodhi dy herë me rradhë, nga dy redaktorë (besoj të ndryshëm), fillova të dyshoj. Më vjen mirë që edhe kolegët e tjerë (deri tani) mendojnë se duhen vënë pikat mbi Ë



Meqënëse u hap ky diskutim, dua ta vazhdojmë komunikimin tonë edhe për rregullat të tjera të gramatikës. Ndoshta mund të hapim një rubrikë të veçantë ku secili mund të shkruajë një rregull gramatikor (për të cilin është i sigurt se është i saktë) dhe kështu të gjithë mund të ndihmojmë njëri-tjetrin. Kaq për sonte.

Gjithë të mirat të gjithëve,

Monika
[addsig]


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 09:30
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
"Ë" dhe "Ç" të dënuara me "mospërdorim të përjetshëm" Nov 12, 2002

Botuar ditët e fundit në gazetën shqiptare \"Koha jonë\"



Kujtim Dashi



Ende s\'është dekretuar dënimi me \"mopërdorim të përjetshëm\" i

shkronjave

\"Ë\" dhe \"Ç\", por këtë, fatkeqësisht, e kanë bërë fakt të kryer: botues,

kryeredaktorë të gazetave e revistave, redaktorë e gazetarë, korrektorë

e titrues, zyrtarë të gjitha rangjeve, nxënës e studentë, mijëra e

qindra mijëra shikues.



Sikur të mos mjaftonte sulmi i përditshëm ndaj \"gjuhës martire\", me

fjalë të huaja të panevojshme dhe ndërtime morfologjike e sintaksore të

gabuara të huajtura pa hesap nga gjuhët e huaja, beteja, si të thuash,

është drejtuar në një kahje tjetër, drejt themelit të gjuhës,

alfabetit.

Tani për tani e kanë pësuar vërtet, duke i kthyer në relikte dy

shkronja

\"Ë\" dhe \"Ç\", po askush nuk mund t\'a dijë se kush është në shënjestër

paskëtaj. Se nuk janë pak, plot 36, domethënë, do të arsyetonte ndonjë

brac se \"ka edhe për të lënë, por edhe për t\'i fshirë fare\".



Nuk e di se çfarë mund të ndodhte me ndonjë popull tjetër \"të lashtë\",

\"heroik\", \"të lavdishëm\", \"patriot\" dhe, natyrisht \"demokrat\" si dhe me

bijtë e bijat e vet që ka dërguar në institucionet shkencore, sidomos



kësaj fushe, po t\'i hiqnin ose pensiononin dy shkronja të alfabetit të

tyre, por sidoqoftë jam i bindur se diçka do të ndodhte. Me siguri, nuk

do të heshtnin, nuk do të heshtnin intelektualët, gjuhëtarët,

shkrimtarët e tij. Gjuha nuk është si depot e armëve! As fabrikë që

pasi

e ke bracnue e hedh në kamion dhe e shet fare lirë \"për bukën e gojës\"

për hekurishte në Nikshiq. \"Kjo gjuhë, që provoi/ Akrepet e

shkretëtirës/ Çdo të thotë përçartje/ E di, oh, e di mirë/ - shkruan I.

Kadare.



Vini re gazetat e revistat, që dalin në një ditë. Shihni librat, që

botojnë disa shtëpi botuese periferike apo shtypshkronja, që siç thonë

në Shkodër \"i kanë dalë për zot punës si magjypi dinit\". Ndiqni titrat

e

një filmi të huaj. Të merr malli të shohësh qoftë edhe njëherë të vetme

përdorimin korrekt të gjuhës shqipe, të dy shkronjave, që po fshihen si

pa gjë të keq nga alfabeti i gjuhës shqipe. Titrues dembelë e të

papërgjegjshëm stamposin gabim në titrat e tyre atë që shkolla (deri në

klasën e VIII-të ?!) ndërton përditë me mund. Më shkurt \"me kokë të

vet\"

fshijnë si pa gjë të keq shkronjat nga alfabeti i gjuhës shqipe, ose i

përdorin, kur dhe si t\'u dojë qejfi.



Faturimi i kësaj katrahure gjuhësore është i thjeshtë dhe \"në maje të

gjuhës\" e kanë shkaktarët: është \"faji\" i kompjuterëve!? Për të mos i

ngrënë kohën e çmuar lexuesit dua të theksoj se edhe ky vëzhgim u

shkrua

në kompjuter. Përkundër kësaj gjendjeje, dhjetra e qindra libra, mjaft

gazeta e revista, plot filma të titruar etj, dëshmojnë për

seriozitetin,

përgjegjësinë dhe skrupulozitetin e botuesve dhe të producentëve.



Në çdo njoftim punësim të ri, në CV, çdo kandidat shënon edhe gjuhët e

huaja që zotëron. Kjo është një gjë e mirë, por do të thosha se do të

ishte e nevojshme që të shënohet: \"kërkohet edhe...gjuha shqipe!\"

[ This Message was edited by: on 2002-11-12 17:43 ]


Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


A mbahen pikat e shkronjës Ë të madhe?

Advanced search






WordFinder
The words you want Anywhere, Anytime

WordFinder is the market's fastest and easiest way of finding the right word, term, translation or synonym in one or more dictionaries. In our assortment you can choose among more than 120 dictionaries in 15 languages from leading publishers.

More info »
Protemos translation business management system
Create your account in minutes, and start working! 3-month trial for agencies, and free for freelancers!

The system lets you keep client/vendor database, with contacts and rates, manage projects and assign jobs to vendors, issue invoices, track payments, store and manage project files, generate business reports on turnover profit per client/manager etc.

More info »



Forums
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search