Pages in topic:   [1 2] >
Cili ka qenë përkthimi letrar që ju ka lënë më shumë mbresa
Thread poster: Ledja
Ledja
Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 18:50
English to Albanian
+ ...
Feb 13, 2007

Para disa vitesh kam lexuar "Njëqind vjet vetmi" të Gabriel Garsia Markez, përkthyer nga Robert Shvarc.
Arsyeja pse më është dukur një përkthim i shkëlqyer është se, pavarsisht se nuk kam patur mundësinë të lexoj origjinalin, ende dukej një vepër e denjë për cmimin Nobel. Gjuha ishte e rrjedhshme, krejtësisht e natyrshme - jo e sforcuar, sikurse në disa përkthime ku duken qartë "gjurmët" e një gjuhe të huaj, dhe nuk besoj se qe cënuar gjenialiteti i kësaj krye
... See more
Para disa vitesh kam lexuar "Njëqind vjet vetmi" të Gabriel Garsia Markez, përkthyer nga Robert Shvarc.
Arsyeja pse më është dukur një përkthim i shkëlqyer është se, pavarsisht se nuk kam patur mundësinë të lexoj origjinalin, ende dukej një vepër e denjë për cmimin Nobel. Gjuha ishte e rrjedhshme, krejtësisht e natyrshme - jo e sforcuar, sikurse në disa përkthime ku duken qartë "gjurmët" e një gjuhe të huaj, dhe nuk besoj se qe cënuar gjenialiteti i kësaj kryevepre.
Duhet të theksoj ama se ky përkthim i përket pragut të viteve '90. Ka lexuar njeri ndonjë vepër letrare të përkthyer denjësisht kohët e fundit?


[Edited at 2007-02-13 23:22]
Collapse


 
Eva T
Eva T
English to Albanian
+ ...
Mendimi im personal Feb 14, 2007

Ledja,
Unë po jap mendimin tim personal se cili është përkthimi letrar i konkursit të kësaj jave në ProZ.com, që nuk më ka lënë aspak mbresa.

E di që të paktën tri veta nuk do t'i pëlqejnë aspak fjalët e mira, por i bie drejt, pa dorashka dhe sinqerisht:

Jam habitur dhe tromaksur (më falni për përdorimin e fjalës turke) me cilësinë e dobët të të tri përkthimeve që u dorëzuan. Në fillim mendova se ndoshta ishin shaka, por kur i pashë
... See more
Ledja,
Unë po jap mendimin tim personal se cili është përkthimi letrar i konkursit të kësaj jave në ProZ.com, që nuk më ka lënë aspak mbresa.

E di që të paktën tri veta nuk do t'i pëlqejnë aspak fjalët e mira, por i bie drejt, pa dorashka dhe sinqerisht:

Jam habitur dhe tromaksur (më falni për përdorimin e fjalës turke) me cilësinë e dobët të të tri përkthimeve që u dorëzuan. Në fillim mendova se ndoshta ishin shaka, por kur i pashë të gjitha, ma mori mendja se nuk janë shaka dorëzimi i tyre në konkurs, por puna e bërë nga përkthyesit përkatës.

Së pari, përkthimi i parë: Contest entry #502628

Mbi 60 gabime drejtshkrimore! Sa turp! Nuk ka nevojë të vazhdoj më tutje. Në një tekst me 414 fjalë, mbi 60 prej tyre janë shkruar gabim! Bëhet fjala për një konkurs cilësie apo konkurs gabimesh? Për të vënë kujën.

2. Contest entry #505358

Këtu gjeta më pak gabime drejtshkrimore, por ende përkthimi është tepër i dobët. A përkthehet shprehja “he married her” në shqip si “ai e martoi atë"? Ky vërtet është kulmi! Ne themi: "U martua me të" në shqip. “E martoi atë” do të thotë që ai e martoi atë me dikë tjetër dhe jo se u martua vetë me të. Nuk po vazhdoj më me gabime të tjera atëherë, nuk ia vlen më.

Eh, kështu është kur përkthimet merren përsipër nga diletantë që vetëm se dinë dy gjuhë të ndryshme, por ndoshta asnjëherë nuk i kanë studiuar gjuhët vetë. Edhe ky një përkthim i dobët përsa i përket cilësisë dhe përkthimit fjalë për fjalë të tekstit anglisht. Edhe për këtë përkthim është për të ardhur keq.

3. Contest entry #508466
15 gabime drejtshkrimore!!! Edhe ky njëlloj si dy të tjerët, është një përkthim fjalë për fjalë, dmth ku janë përkthyer fjalët dhe jo kuptimi mbas tyre dhe që tingëllon po aq shëmtuar (në mos më shumë!) sa edhe dy të tjerët. Edhe për këtë rast, nuk po vazhdoj më me gabime të tjera atëherë, nuk ia vlen më. Ah, oh, edhe në këtë përkthim, "ai e martoi atë"! Terapia e të qeshurit vërtet që jep efektin e vet.

Ky konkurs vërteton edhe një herë atë që është thënë disa herë këtu në ProZ.com: Vetëm blerja e anëtarësisë nuk të bën përkthyes të mirë!

Ne të gjithë bëjmë gabime kur shkruajmë apo përkthejmë, unë të paktën e pranoj këtë gjë për vete. As unë nuk jam e përsosur. Por për një konkurs ta hajë dreqi, do vija të gjitha mundësitë e mia për të dorëzuar diçka më të pranueshme. Pale të mendosh se përkthime të tilla paguhen për të rënë në duart e bashkatdhetarëve tanë. Më vjen vërtet shumë keq që përkthime të tilla përfundojnë në duart e shqipfolësve, të cilët në fakt, meritojnë shumë më tepër.

Eva





[Edited at 2007-02-14 08:17]
Collapse


 
Ledja
Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 18:50
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Kisha vendosur ta qepja, por ... Feb 14, 2007

Ke plotësisht të drejtë, Eva. I lexova përkthimet - ose tentativat për përkthim - dhe meqë rregullat e kërkojnë të mos i diskutojmë derisa të jetë bërë votimi, e përmbajta veten dhe nisa këtë temë. "gjurmët" e gjuhëve të huaja që kam përmendur më lart i referoheshin disa shprehjeve që kishe vënë në dukje edhe ti.

Unë "tentova" ta përktheja fragmentin para se ta merrja vesh se nuk kisha të drejtë pjesëmarrjeje, kështu që në pamundësi, e vura p�
... See more
Ke plotësisht të drejtë, Eva. I lexova përkthimet - ose tentativat për përkthim - dhe meqë rregullat e kërkojnë të mos i diskutojmë derisa të jetë bërë votimi, e përmbajta veten dhe nisa këtë temë. "gjurmët" e gjuhëve të huaja që kam përmendur më lart i referoheshin disa shprehjeve që kishe vënë në dukje edhe ti.

Unë "tentova" ta përktheja fragmentin para se ta merrja vesh se nuk kisha të drejtë pjesëmarrjeje, kështu që në pamundësi, e vura përkthimin në "samples" tek profili im. Kisha patur dëshirë ta krahasoja me ca punë vërtet të frymëzuara e profesionale, po nuk gjeta as njërën, as tjetrën. Kaq do them!

Personalisht, më lënë shumë mbresa librat e përkthyer dikur, pasi kanë qënë punë të njerëzve të penës. Duhet të kesh PAK talent për krijime letrare për të bërë përkthime të cdo natyre, që të mos ndikohesh kollaj nga idiomat e shprehjet e huaja - dhe duhet të kesh SHUME talent për të shqipëruar veprat letrare në mënyrë që të percjellësh talentin origjinal.

Po kërkoj (me dëshpërim) të nxjerr në pah se ende ka shpresa për një shqipe të bukur. Prandaj të shkruajmë dhe t'i ndajmë ato vepra të përkthyera që janë profesionale në tërë kuptimin e fjalës.

Ju lutem, rrëmoni arkivat
Collapse


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albania
Local time: 19:50
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Përkthyesit e vërtetë Feb 14, 2007

Ledja Derveni wrote:

Para disa vitesh kam lexuar "Njëqind vjet vetmi" të Gabriel Garsia Markez, përkthyer nga Robert Shvarc.
Arsyeja pse më është dukur një përkthim i shkëlqyer është se, pavarsisht se nuk kam patur mundësinë të lexoj origjinalin, ende dukej një vepër e denjë për cmimin Nobel. Gjuha ishte e rrjedhshme, krejtësisht e natyrshme - jo e sforcuar, sikurse në disa përkthime ku duken qartë "gjurmët" e një gjuhe të huaj, dhe nuk besoj se qe cënuar gjenialiteti i kësaj kryevepre.
Duhet të theksoj ama se ky përkthim i përket pragut të viteve '90. Ka lexuar njeri ndonjë vepër letrare të përkthyer denjësisht kohët e fundit?


[Edited at 2007-02-13 23:22]


Eh e dashur Ledja, këta janë ata përkthyesit e vlërtetë që sa herë që lexon një vepër të këndon në vesh dhe nuk të bën të hedhësh nën komodinë librin që po lexon, siç po më ndodh gjithnjë e më shpesh kohët e fundit. Shvarci për mua është një i madh, i hatashëm. Ai ka atë që quhet talent për gjuhët por edhe për përkthimet letrare. Unë kam edhe disa të tjerë të preferuar, por kur të kem pakëz nge do i bisedojmë së bashku.

Sa për përkthimet e konkursit këtu në Proz, të dashura Ledja dhe Eva, kam frikë se keni të drejtë. Janë përpjekje për t'ju afruar një përkthimi të mirë. Janë përpjekur. Ajo që mua më tremb ndonjëherë, dhe pse ta fshesh, edhe më bezdis janë përkthyesit që përkthejnë si t'ju vijë. Janë mes nesh, na përfaqësojnë ndonjëherë, paraqiten si profesionalë. Por së fundi sejcili ka drejtë të besojë atë që do....deri kur fillojnë e ballafaqohen e natyra e profesioni bën punën e vet: përzgjedhjen.

Ju uroj ditë të mbarë të gjithëve, Fabiana


 
Sherefedin MUSTAFA
Sherefedin MUSTAFA
Netherlands
Local time: 19:50
Dutch to Albanian
+ ...
Përkthime të bukura Feb 15, 2007

Ju falënderoj Ledja që hapët këtë temë, temën e përkthimeve të bukura, të përkthimeve që i lexon me bindje se autori i veprës i ka zgjedhur ato fjalë dhe jo dikush që me shumë dashuri fjalët e autorit i ka shkrirë në kallëpet e gjuhës në të cilën është bërë përkthimi.

Desha me këtë rast të përmend një përkthim të Mira Meksit: "Dymbëdhjetë tregime pelegrine" të G.G. Márquez-it. Mbase është përkthimi të cilin e kam lexuar më së shumti, nd
... See more
Ju falënderoj Ledja që hapët këtë temë, temën e përkthimeve të bukura, të përkthimeve që i lexon me bindje se autori i veprës i ka zgjedhur ato fjalë dhe jo dikush që me shumë dashuri fjalët e autorit i ka shkrirë në kallëpet e gjuhës në të cilën është bërë përkthimi.

Desha me këtë rast të përmend një përkthim të Mira Meksit: "Dymbëdhjetë tregime pelegrine" të G.G. Márquez-it. Mbase është përkthimi të cilin e kam lexuar më së shumti, ndoshta gjashtë apo shtatë herë... Sa herë që e lexoj ndjej një farë mburrje se edhe gjuha shqipe mund të mirëpresë vepra shkrimtarësh të kalibrit të Márquez-it.
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 11:50
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Faleminderit / Mundësi e re votimi Feb 15, 2007

Ledja,
Dëshiroj t'ju falënderoj për temën interesante që keni hapur.

Eva dhe të tjerët që mund të jenë të interesuar,
nëse mendoni se asnjë nga përkthimet e paraqitura nuk arrin standardin minimal për të qenë i pranueshëm, duke filluar nga ky çast, ekziston një variant tjetër votimi, me anë të të cilit deklaroni se nuk jepni votën për asnjë prej
... See more
Ledja,
Dëshiroj t'ju falënderoj për temën interesante që keni hapur.

Eva dhe të tjerët që mund të jenë të interesuar,
nëse mendoni se asnjë nga përkthimet e paraqitura nuk arrin standardin minimal për të qenë i pranueshëm, duke filluar nga ky çast, ekziston një variant tjetër votimi, me anë të të cilit deklaroni se nuk jepni votën për asnjë prej tyre. ( http://www.proz.com/post/511542#511542 )
Ky variant u bë i mundur vetëm sot, mbas diskutimit mes moderatorëve të situatave të ngjashme.

Edhe unë jam dakord me Fabianën dhe Sherefedinin përsa u përket përkthyesve të pavdekshëm shqiptarë Robert Shvarc dhe Mira Meksi. Për mendimin tim ka 3 lloj përkthyesish: ata që përkthejnë fjalë për fjalë nga origjinali, por që përkthimi të vret veshin; ata që nuk ruajnë asgjë nga origjinali, por që përkthimi tingëllon bukur dhe ata që ruajnë aq sa të jetë e mundur fjalët dhe ndjenjat e autorit dhe që përsëri tingëllon bukur në përkthim. Këta të fundit i admiroj!

Monika



[Edited at 2007-02-16 06:31]
Collapse


 
Ledja
Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 18:50
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Një përkthyes që më ka pëlqyer/ Votimi Feb 16, 2007

Ju falënderoj për interesin dhe kontributin në këtë temë. Nesër do shkoj në Shqipëri për një javë dhe, meqë nuk më rrihet pa e sjellë me vete ndonjë libër kur kthehem, kësaj radhe them se do t'i hap sytë mirë për emrat e autorëve e të përkthyesve, pasi herën e fundit kam mbetur thellësisht e zhgënjyer.

Një emër që më ka lënë përshtypje të mira kohë e fundit me përkthimet e tij është Amik Kasoruho. Nuk kam ndonjë informacion mbi të - më pë
... See more
Ju falënderoj për interesin dhe kontributin në këtë temë. Nesër do shkoj në Shqipëri për një javë dhe, meqë nuk më rrihet pa e sjellë me vete ndonjë libër kur kthehem, kësaj radhe them se do t'i hap sytë mirë për emrat e autorëve e të përkthyesve, pasi herën e fundit kam mbetur thellësisht e zhgënjyer.

Një emër që më ka lënë përshtypje të mira kohë e fundit me përkthimet e tij është Amik Kasoruho. Nuk kam ndonjë informacion mbi të - më pëlqeu gjuha plotësisht e shqipëruar dhe përshtatjet me vend që kishte përdorur në përkthimin e të famshmit "Harry Potter", ndaj dhe më është ngulitur emri. Kam lexuar gjithashtu një kapitull nga "Engjëj dhe Demonë", dhe them se është një përkthyes nga i cili s'do mbetesha e pakënaqur.

Nëse keni tituj, autorë e përkthyes të tjerë ndërmend, jua di për nder t'i ndani me mua para se të nisem:)

Sa për votimin/mosvotimin kundrejt përkthimeve të konkursit të këtushëm, rrofsh për lajmin, Monika, se s'do të na e kishte zënë syri, por kam përshtypjen se edhe ky variant është privilegj vetëm për anëtarët. Por besoj se dhe "heshtja" e plotë është një votë domethënëse.
Collapse


 
TrueBaller
TrueBaller  Identity Verified
Local time: 13:50
Albanian to English
+ ...
Per te qeshur, por me shume per te qare... Feb 17, 2007

Tungjatjeta te gjitheve!

Kjo bisede po behet akoma me interesante cdo dite...

Nje nga perkthimet e mia te preferuara eshte "Maria Stjuart" e Stefan Cvajgut perkthyer nga Viron Koka. Me ka pelqyer shume dhe e kam lexuar e rilexuar disa here. Pastaj jane novelat e Cvajgut gjithashtu qe me kane pelqyer shume. S'me kujtohet kush eshte perkthyesi e nuk e kam me librin mbasi fola shume per te e sa shume me kish pelqyer dhe nje shoqe ma kerkoi ta lexonte dhe.... s'e ktheu me.
... See more
Tungjatjeta te gjitheve!

Kjo bisede po behet akoma me interesante cdo dite...

Nje nga perkthimet e mia te preferuara eshte "Maria Stjuart" e Stefan Cvajgut perkthyer nga Viron Koka. Me ka pelqyer shume dhe e kam lexuar e rilexuar disa here. Pastaj jane novelat e Cvajgut gjithashtu qe me kane pelqyer shume. S'me kujtohet kush eshte perkthyesi e nuk e kam me librin mbasi fola shume per te e sa shume me kish pelqyer dhe nje shoqe ma kerkoi ta lexonte dhe.... s'e ktheu me. Sjellje tipike e Shqipove, apo jo?

Ledja, po qe se ke shansin ta gjesh "Maria Stjuart" kur te shkosh ne Shqiperi, ndoshta do beje mire ta blije. Ia vlen.

Eva, te admiroj per guximin qe pate ta kthesh kete bisede ne nje bisede te hapur, "pa dorashka". Kur lexova mesazhin tend, une isha tashme e merzitur dhe ndoshta edhe e revoltuar qe pikerisht keto tre perkthime duhej te ishin ato qe perfaqesonin ate qe do te quhej "Albanian translations". Eshte vertet shqetesuese te mendosh se perkthyes te ketij kalibri jane mes nesh, perfaqesojne vendin tone, gjuhen tone, na perfaqesojne ne te gjithe!
Kur lexova mesazhin tend, Eva, sikur u ngushellova pak qe s'jam e vetmja qe jam shqetesuar per kete problem. Fakti se edhe ju te tjeret keni te njejtin mendim me ngrohu zemen. Eshte per te vene kujen tek lexon "ai martoi ate"... apo "ky burre i ri" ( dikush ose eshte burre , ose eshte i ri, s'mund te jete 'burre i ri" mendoj une), apo "ajo u ushqye ( u ushqye ?!) me ato kujtime...., etj. etj... pa permendur ketu gabimet ortografike...
Kush eshte ai Shqipetar qe flet keshtu?!

Sinqerisht, do ta kuptoja faktin se te qenurit larg, ne dhè te huaj patjeter qe ndikon ne rruajtjen e Shqipes ne mendjen e njeriut. Nuk eshte 100% tamam ashtu sic e kishte kur ishte ne Shqiperi. Ka fjale dhe shprehje qe i harron nga mosperdorimi, ka struktura shprehjesh e fjalish qe pa vetedije i perkthen duke ruajtur strukturen e gjuhes me te cilen eshte ne kontakt me teper se i duket sikur tingellojne me mire ( kjo, sepse i degjon me shpesh) ....por perkthime te ketij niveli nuk i kuptoj dot! Une kerkoj ndjese nese fjala ime mund te tingelloje e ashper, por mendoj se keta kolege duhet ri-kthehen studimit per te rifreskuar kujtesen mbi gjuhen shqipe.

Meqe po flasim per perkthime te dobeta, doja tju tregoja se kjo situate me solli ndermend at ndjenje qe kam perjetuar kohet e fundit kur me rane ne dore disa nga perkthimet e bera ne shqip te disa veprave te Danielle Steel. Une i kam lexuar te gjitha veprat e saj ne anglisht duke perfshire edhe disa nga veprat me te fundit te botuara. Nuk eshte e veshtire te kuptosh se ajo eshte nje autore e preferuar per mua. Ime më e di kete gje dhe, para disa kohesh, me dergoi si dhurate per ditelindje disa nga romanet e perkthyera ne Shqip. Shpresoj se e imagjinoni se cfare zhgenjimi pesova kur tentova te lexoja perkthimet ne shqip. Nuk munda te perfundoja as kapitullin e pare. Edhe emrat e personazheve ishin deformuar ne nje menyre te tille qe te benin te pyesje veten "Kush eshte ky personazh?! Nuk e mbaj mend te ishte ne origjinal. Por ajo qe me beri te klith ishte perkthimi madje edhe i emrit te autores nga Danielle Steel ne "Daniel Stiell" (perkthyese: Evis Cerga, romani: "Vetem nje Here ne Jete"). Kush e dinte se ka mes nesh perkthyes aq "te talentuar" qe mund te arrijne deri aty sa te ndryshojne edhe seksin e autorit (apo personazheve) te vepres origjinale!!! Per te qeshur, por me shume per te qare...!
Eshte per te ardhur keq tek sheh qe cilesia e perkthimeve shqiptare ka rene ne toke ne menyre skandaloze.
E vetmja ide qe me ka ngelur ne mendje keto kohet e fundit eshte "Something needs to be done! "

Well, cheer up, guys... TGIF!

Kalofshi nje fundjave te kendshme.

Pershendje te gjitheve.

Mimoza


[Edited at 2007-02-17 00:16]
Collapse


 
Eva T
Eva T
English to Albanian
+ ...
And the winners are Feb 27, 2007

who?

Mezi po pres që të shikoj emrat e konkurruesve sot, por nuk po e gjej dot rubrikën.



Eva


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 11:50
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
There are no winners Feb 27, 2007

Eva,
Për fat të keq, përkthimet në gjuhën shqipe ishin jo vetëm të një cilësie shumë të dobët, por madje të papranueshme nga votuesit.

Asnjëri nga përkthimet nuk mori vota të mjaftueshme për të fituar dhe meqë ishin tepër të dobëta, për të shmangur turpërimin e autorëve, emrat po mbahen të fshehur nga publiku. Në gjuhët e tjera kanë dalë fitues për fat të mirë. Shpresoj që të shohim fitues edhe në gjuhën tonë në të ardhmen...
See more
Eva,
Për fat të keq, përkthimet në gjuhën shqipe ishin jo vetëm të një cilësie shumë të dobët, por madje të papranueshme nga votuesit.

Asnjëri nga përkthimet nuk mori vota të mjaftueshme për të fituar dhe meqë ishin tepër të dobëta, për të shmangur turpërimin e autorëve, emrat po mbahen të fshehur nga publiku. Në gjuhët e tjera kanë dalë fitues për fat të mirë. Shpresoj që të shohim fitues edhe në gjuhën tonë në të ardhmen.

Këtu janë shkruar kriteret e shpalljes së rezultateve: http://www.proz.com/post/520006#520006

Florencia wrote:
Contest criteria for publishing the results:

* Only entries with at least two votes will be shown
* The number of votes received by each, and any associated comments, will also be shown.
* The names of voters will not be shown this time around (since we did not ask voters for permission), but may be shown in future contests.
* For each language pair within the contest the poster of the translation that received the most votes (above the threshold of 2 votes) will be declared winner.






Eva T wrote:

who?

Mezi po pres që të shikoj emrat e konkurruesve sot, por nuk po e gjej dot rubrikën.



Eva
Collapse


 
Sherefedin MUSTAFA
Sherefedin MUSTAFA
Netherlands
Local time: 19:50
Dutch to Albanian
+ ...
E pakuptueshme Feb 27, 2007

E nderuar Monika,

Do të ishte mirë si për forumin shqiptar ashtu edhe për besueshmërinë e proz.com-it që të publikohen emrat e autorëve të përkthimeve të propozuara.

Mbase nuk jemi aq barbarë që ata t'i poshtërojmë dhe fyejmë. Kushdo që të jenë duhet të respektohen për guximin e tyre dhe për mundin që e kanë bërë për të prodhuar një përkthim sa më të mirë sipas kritereve personale.

Po qe se nuk publikohen emrat e përkthye
... See more
E nderuar Monika,

Do të ishte mirë si për forumin shqiptar ashtu edhe për besueshmërinë e proz.com-it që të publikohen emrat e autorëve të përkthimeve të propozuara.

Mbase nuk jemi aq barbarë që ata t'i poshtërojmë dhe fyejmë. Kushdo që të jenë duhet të respektohen për guximin e tyre dhe për mundin që e kanë bërë për të prodhuar një përkthim sa më të mirë sipas kritereve personale.

Po qe se nuk publikohen emrat e përkthyesve në fjalë, kjo vetëm mund të çojë drejt spekulimeve të panevojshme dhe ideve të gabueshme për anëtarët e këtij komuniteti virtual.

Kolegëve që paraprakisht janë shprehur ndaj përkthimeve në fjalë mund t'ju sugjeroj vetëm një gjë: Urdhëroni, uluni dhe bëni një përkthim më të mirë, më korrekt, më të përshtatshëm, më të bukur, më letrar, më shqiptar etj.

Për mendimin tim, edhe ju si moderatore e këtij forumi, mbani përgjegjësinë morale për respektimin e cdo anëtari.

Me respekt,

Sherefedin Mustafa
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 11:50
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
SITE LOCALIZER
Konkursi i shqipes... Feb 27, 2007

I nderuar zoti Sherefedin,

Rasti i konkursit të shqipes ishte pak a shumë i veçantë, pasi asnjë nga tri përkthimet e dorëzuara nuk mori dot votat e nevojshme për t'u kualifikuar. Po ju them të vërtetën: unë sapo i pashë, hodha mendimin që emrat e përkthyesve të mbahen të fshehur, pasi, po të isha unë në vendin e tyre, nuk do ndihesha mirë dhe nuk do dëshiroja ta kisha emrin tim me atë përkthim. Tani është vendosur për të gjitha forumet (jo vetëm për kë
... See more
I nderuar zoti Sherefedin,

Rasti i konkursit të shqipes ishte pak a shumë i veçantë, pasi asnjë nga tri përkthimet e dorëzuara nuk mori dot votat e nevojshme për t'u kualifikuar. Po ju them të vërtetën: unë sapo i pashë, hodha mendimin që emrat e përkthyesve të mbahen të fshehur, pasi, po të isha unë në vendin e tyre, nuk do ndihesha mirë dhe nuk do dëshiroja ta kisha emrin tim me atë përkthim. Tani është vendosur për të gjitha forumet (jo vetëm për këtë të shqipes) që të tregohen vetëm përkthimet që kanë marrë të paktën dy vota.

Ju keni të drejtë, ne të gjithë e meritojmë që të shikojmë emrat e tyre, por në një situatë të tillë është pak e vështirë të vendosësh se cila do të ishte gjëja më e dobishme. Ende besoj se shfaqja e emrave do të çonte në druajtje dhe ndoshta është më e mira që të shmanget kjo gjë. Në fund të fundit, ata patën guxim që të paraqiten dhe ajo që është më kryesorja, ne të gjithë bëjmë gabime. Gjithashtu, është e rëndësishme që të flasim për përkthime dhe jo për përkthyesit.

Mendoj se sugjerimi juaj për paraqitjen e përkthimeve tona është tepër me vend: shembulli ynë do të ishte shumë më i dobishëm se kritikat e përkthimeve të të tjerëve. Ju falënderoj përsëri,
Monika
Collapse


 
Ledja
Ledja  Identity Verified
United Kingdom
Local time: 18:50
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Zbulimi i emrave - ide jo e mirë Feb 27, 2007

I nderuar Sherefedin,

Unë jam e mendimit që, sikurse u zbatuan një më një rregullat e pjesëmarrjes në konkurs dhe votime, është e natyrshme që me po të njëjtën përpikëmëri do të zbatohen dhe ato të shpalljes së fituesve. Vendimi për të zbuluar emrat e autorëve të përkthimeve mund të konsiderohet me tendenca dashakeqe në këtë rast.

Sherefedin MUSTAFA wrote:

Kolegëve që paraprakisht janë shprehur ndaj përkthimeve në fjalë mund t'ju sugjeroj vetëm një gjë: Urdhëroni, uluni dhe bëni një përkthim më të mirë, më korrekt, më të përshtatshëm, më të bukur, më letrar, më shqiptar etj.



Unë shpresoj që komentet ndaj përkthimeve pjesëmarrëse që kam bërë më lart të jenë konsideruar më tepër me qëllimin për t'i rënë përciptas dhe shmangur "degët" në të cilat po hynin diskutimet e shkëmbyera, pasi tema që hapa nuk kishte aspak atë synim. Megjithatë, ju falënderoj që keni njerëzillëkun për të vënë në dukje aspektin pozitiv tek përkthimet në fjalë: guximin për të bërë një përpjekje. Besoj se shumica e diskutuesve janë të indinjuar sepse nuk u mungonte guximi, por mundësia për të marrë pjesë.

Sa për sfidën që na ke paraqitur, unë e kam thënë diku më lart se versionin tim të përkthimit mund ta gjeni tek profili im, në sektorin e shembujve të përthimit. Nuk pretendoj të jetë i përkryer, por duke qenë se jam relativisht e re në profesion, i mirëpres me shumë interes vërejtjet konstruktive të atyre me përvojë - apo qoftë dhe atyre me talent.

Gjithë të mirat,
Ledja


 
Eva T
Eva T
English to Albanian
+ ...
Mendimi im përsëri Mar 2, 2007

Sherefedin MUSTAFA wrote:
Mbase nuk jemi aq barbarë që ata t'i poshtërojmë dhe fyejmë. Kushdo që të jenë duhet të respektohen për guximin e tyre dhe për mundin që e kanë bërë për të prodhuar një përkthim sa më të mirë sipas kritereve personale.


I dashur zoti Sherefedin,
keni shumë të drejtë këtu, kushdo që dorëzoi përkthimin, duhet të respektohet për guximin dhe mundimin, por ama, ju lutem, jo për rezultatet e dobëta të punës së tyre. Këtë nuk e them vetëm unë, por të gjithë ata anëtarë të ProZ.com që dhanë votat e tyre dhe të tjerët, zëri i të cilëve nuk u dëgjua këtë rradhë. Ta themi të vërtetën haptazi tani dhe pa dorashka...

Po qe se nuk publikohen emrat e përkthyesve në fjalë, kjo vetëm mund të çojë drejt spekulimeve të panevojshme dhe ideve të gabueshme për anëtarët e këtij komuniteti virtual.


Hmmm, edhe shumë e vështirë nuk është për t'u marrë me mend se cilët janë ata që dorëzuan veprat e tyre: Merrni listën e anëtarëve me pagesë, shikoni ata që nuk kanë marrë pjesë në këtë bashkëbisedim këtu dhe që kanë njëfarë aktiviteti me përgjigjet KudoZ. Plus, krahasoni emrat e tyre me përgjigjet e tyre KudoZ = me tre pjesëmarrësit e konkursit. Për fat të keq, nuk ishte dhe shumë e vështirë për t'i identifikuar.

Kolegëve që paraprakisht janë shprehur ndaj përkthimeve në fjalë mund t'ju sugjeroj vetëm një gjë: Urdhëroni, uluni dhe bëni një përkthim më të mirë, më korrekt, më të përshtatshëm, më të bukur, më letrar, më shqiptar etj.

Unë do dëshiroja të merrja pjesë, por nuk u lejova, pasi jam anëtare pa pagesë. Por, po të kisha marrë pjesë, ju siguroj se nuk do të dorëzoja një punë aq të dobët, se kam aq dinjitet dhe pastërti, si morale ndaj klientëve të mi që më paguajnë për punën e premtuar me cilësi nga ana ime, ashtu edhe dinjitet profesional.

Për mendimin tim, edhe ju si moderatore e këtij forumi, mbani përgjegjësinë morale për respektimin e cdo anëtari.
Edhe pse në fillim mendova se duhej t'i shihnim emrat e tyre, tani jam plotësisht e bindur që u bë më mirë që nuk dolën haptazi në publik emrat e tyre. Në fund të fundit, asnjërit nuk do t'i vinte mirë të ishte në vendin e tyre.

Sherefedin, faleminderit për fjalët tuaja me vend.

Ditën e mirë,
Eva



[Edited at 2007-03-02 05:16]


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albania
Local time: 19:50
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Jam dakord me shumicën Mar 2, 2007

Sherefedin MUSTAFA wrote:

Për mendimin tim, edhe ju si moderatore e këtij forumi, mbani përgjegjësinë morale për respektimin e cdo anëtari.



Përshëndetje të gjothëve,

Jam dakord me shumicën dhe me atë që është vendosur për të gjtha gjuhët, që të mos shpallen emrat. Kjo nuk do të jepte ndonjë kontribut kush e di se çë. E rëndësishme është të falsim për përkthimet, të cilat linin goxha për të dëshiruar.

Jam dakord me gjithë çka thatë përveçse gjej pak pa vend komentin që kam zgjedhur këtu në shkrimin tim. Pikërisht falë asaj përgjegjësie që ndjen/ndjejnë moderatorja/rët u propozua nga Monika në forumin e moderatorëve që të mos shpalleshin emrat, pasi, siç e theksova më sipër, u mendua që nuk sillte ndonjë kontribut kush e di se çë, dhe së dyti mund të shkaktonte ndonjë problem, sado të vogël dhe këtë më mirë ta mënjanonim. Pikërisht për të ruajtur sa më shumë që të ishte e mundur emrin e secilit, u mor ky vendim për të gjitha gjuhët. Nuk mundeshim ama, të mos lejonim diskutimet për përkthimet. Ndryshe për se do të flasim nëse nuk flasim për to.

Le të kemi pak më shumë gjerësi, mirëkuptim dhe më pak ton të thartë e luftarak në jetën tonë dhe në forumet tona. Nuk i hyn në punë askujt, dhe kjo vlen për të gjithë.

Ju uroj të gjithëve një fundjave të mirë dhe të qetë.

Fabiana


 
Pages in topic:   [1 2] >


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Cili ka qenë përkthimi letrar që ju ka lënë më shumë mbresa






Wordfast Pro
Translation Memory Software for Any Platform

Exclusive discount for ProZ.com users! Save over 13% when purchasing Wordfast Pro through ProZ.com. Wordfast is the world's #1 provider of platform-independent Translation Memory software. Consistently ranked the most user-friendly and highest value

Buy now! »
Trados Business Manager Lite
Create customer quotes and invoices from within Trados Studio

Trados Business Manager Lite helps to simplify and speed up some of the daily tasks, such as invoicing and reporting, associated with running your freelance translation business.

More info »