Off topic: Gëzuar Festën e Pavarësisë
Thread poster: Monika Coulson

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 03:26
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Nov 27, 2002

Dua t\'u uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë Gëzuar Festën e Flamurit dhe Ditën e Pavarësisë!



ASDRENI (Aleksandër Sotir Drenova)



Rreth flamurit të përbashkuar,

Me një dëshirë, me një qëllim,

Të gjithë atij duke iu betuar,

Të lidhim besën për shpëtim.



Prej lufte veç ai largohet,

Që është lindur tradhëtor,

Kush është burrë nuk frigohet,

Por vdes, por vdes si një dëshmor.



Në dorë armët do t\'i mbajmë,

Të mbrojmë atdheun në çdo vend,

Të drejtat tona ne s\'i ndajmë,

Këtu armiqtë s\'kanë vend.



http://albanian.com/main/countries/albania/general/images/flamurimadh.gif



[ This Message was edited by: on 2002-12-13 08:28 ]


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 03:26
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Hymni i flamurit Nov 27, 2002

Fan S. NOLI



Hymni i flamurit



O flamur gjak, o flamur shkabë

O vend, o vatër, o nënë e babë

Lagur me lot, djegur me flakë

Flamur i kuq, flamur i zi.



Flamur që lind Shën Kostandinin

Pajton islamin dhe krishterimin

Shpall midis feve vllazërimin

Flamur bujar për njerëzi.



Me Skënderbenë u lavdërove

Dhe në furtunë i fundmi u shove

Me Malon prapë lart vrapove

Yll i pavdekur për liri.



Përpjetë pri-e Shqipërinë

Përlintj\'a shpirtin dhe fuqinë

Diell për vllanë, yrnek për fqinë

Për botën ëndr\'e qiell i ri.



[ This Message was edited by: on 2002-11-27 15:01 ]


Direct link Reply with quote
 

mergim  Identity Verified
United States
Local time: 05:26
English to Italian
+ ...
Related to the "Gëzuar Festën ..." Dec 7, 2002

Ju përgëzoj dhe ju falënderoj, zonja Coulson, për dy krijimet poetike që na rikujtuat lidhur me flamurin tonë kombëtar. Vetëm do të dëshiroja, siç e bëtë për Imzot Nolin, ta vinit edhe emrin e Aleksandër Sotir Drenovës (Asdrenit) si autor i tekstit të hymnit tonë zyrtar kombëtar.

Me respekt,

Mërgim Korça


Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 03:26
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Vërejtje me vend, Dec 13, 2002

Zoti Mërgim,

faleminderit për këtë hollësi që pata harruar. Është rregulluar tashmë.

Gjithë të mirat,

Monika


Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Gëzuar Festën e Pavarësisë

Advanced search






SDL Trados Studio 2017 for €415/$495 with free eLearning
Get the cheapest prices for SDL Trados Studio 2017 on ProZ.com

Join this translator’s group buy brought to you by ProZ.com and buy SDL Trados Studio 2017 Freelance for only €415 / $495 / £325 / ¥60,000 For this month only – receive SDL Trados Studio 2017 - Getting Started eLearning for FREE.

More info »
Déjà Vu X3
Try it, Love it

Find out why Déjà Vu is today the most flexible, customizable and user-friendly tool on the market. See the brand new features in action: *Completely redesigned user interface *Live Preview *Inline spell checking *Inline

More info »



Forums
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search