Perkthime gojore dhe fjaloret
Thread poster: Anila Mayhew

Anila Mayhew  Identity Verified
United States
Local time: 22:29
English to Albanian
+ ...
Feb 12, 2003

Po e hap kete teme te re per te bere thjesht koment ne lidhje me diskutimin e versionit \"perkthime gojore\" per fjalen \"interpretations\"



Se pari, desha te bej te ditur se ndryshe nga c\'mendon E. K. asnjehere nuk kam pasur synim jo ketu ne proz por asgjekundi qe te \"force my opionion\" sic thote ai. Me sa e kuptoj une ketu ne proz jemi te lire qe te japim mendimin tone per perkthimet. Une kur jap mendimin tim nuk kam parasysh personin qe ka dhene pergjigjen por thjesht pergjigjen. Me pelqen te qendroj larg perkthimit fjale per fjale qe e has pothuajse cdo dite ne punen qe bej. Nje projekt mjaft qe sapo mbarova me nxori shume pune sepse perkthimi ishte bere fjale per fjale.



Fakti se perkthimi i nje fjale apo shprehjeje gjendet ne nje fjalor nuk do te thote se eshte zgjidhja perfundimtare ne perkthim. Ka disa gjera qe duhen shikuar:



1. Evolimi i gjuhes dhe fjalet e reja dhe kuptime te reja te fjaleve ekzistuese. Une kam nje nga fjaloret e pare anglisht-shqip qe s\'para e perdor me sepse eshte goxha i vjeter dhe nuk i pershtatet dhe aq anglishtes se sotme.



2. Fjaloret jane krijuar nga njerez si une e ti dhe kane goxha gabime. Sapo kam lexuar nje artikull nga presidenti i American Translators Association ku flet per shume \"mistranslations\" ne disa fjalore te njohur anglisht dhe frengjisht.



3. Fjaloret shpesh japin kuptime fjalesh pa kontekst dhe kur ne i perdorim ata duhet te tregojme kujdes.



Se fundi, une s\'e kisha degjuar ndonjehere \"perkthime gojore\" por vetem \"perkthime me goje\". Ne kete rast eshte e kunderta e \"perkthime me shkrim\" dhe jo \"perkthime shkrimore\"



Shpresoj te me keni kuptuar.



Anila

[ This Message was edited by:on2003-02-13 05:11]


Direct link
 
Edi  Identity Verified
English to Albanian
+ ...
Shkurt Feb 12, 2003

Po i bie shkurt pasi nuk dua qe ky diskutim te kete fatin e ndonje diskutimi tjeter te ngritur prej jush.

Fakti qe nuk e keni degjuar ndonjehere “perkthime gojore” nuk do te thote se kjo eshte gabim, apo jo?



Ok, eshte e vertete qe fjaloret kane edhe gabime. Por nese mendoni se fjalori qe perdora si reference e paska gabim (!!!), atehere po i referohem nje fjalori tjeter:

Fjalori shqip-shqip

GOJOR – Që bëhet me goje, e jo me shkrim, që thuhet me gojë, që jepet ose që merret gojarisht; që përcillet gojë më gojë. Shembuj: ushtrime gojore, hartim gojor, agjitacion gojor. Të dhëna gojore. Krijimtari gojore. Letërsi gojore (përkthime gojore, burime gojore, tradita gojore e mund te vazhdoj keshtu pa fund).



Tani po i referohem Gramatikes se gjuhes shqipe qe eshte botim i Akademise se shkencave te Shqiperise dhe i Institutit te gjuhesise dhe te letersise ku flitet per mbiemrat me prapashtesen –OR

“Prodhimtari shume te madhe ka prapashtesa -OR, e cila sherben per te formuar mbiemra me kuptim perkatesor, qe tregojne marredhenien e sendit te karakterizuar ndaj nje sendi tjeter, psh.: bimor, dialektor, foshnjor, trupor etj. Disa nga keta mbiemra formohen nga emra abstrakte, psh.: arsimor, armiqesor, burreror, bujqesor, burimor, gojor, madheshtor, mbreteror, mjekesor, njerezor, vajzeror etj.



Shembulli juaj (se nuk perdoret “gojor” pasi nuk perdorim “shkrimor (!!!) nuk eshte i pershtatshem per mendimin tim. Atehere a mund te na thoni pse themi: 1. Lufte 2. Beteje dhe pastaj themi 1. Luftarak por nuk themi 2. Betejarak?

Anila.

Ne fillim ne pergjigjen tuaj thoni se ajo qe ju shqetesonte me shume ishte “Flas shqip” qe per t\'u kuptuar prej atyre shqiptarëve qe nuk jane amerikanizuar ende duhej patjeter te kthehej ne “Flasim shqip”!!!



Pastaj ne nje rast tjeter, thoni se “flas shqip” nuk ishte më gabim, por ishte “gojore” gabim. Pastaj e pranoni vete se i shkruajtet pyetesit privatisht. Pse??? Ne te gjithe te tjeret e dhame mendimin tone hapur e ne mes te te gjitheve, ndersa ju shkoni e i mbushni atij mendjen privatisht. Pse, apo e patë qe ato qe shkruajtet juve nuk qendronin dhe u kundershtuan prej disa perkthyesve?? Megjithate te falenderoj edhe per mesazhin privat qe me derguat, por nuk mendoj se duhet ta vazhdojme ketu kete debat, pasi ky vend eshte caktuar per biseda me te rendesishme.

Sinqerisht

[ This Message was edited by:on2003-02-13 05:11]


Direct link
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Perkthime gojore dhe fjaloret

Advanced search






memoQ translator pro
Kilgray's memoQ is the world's fastest developing integrated localization & translation environment rendering you more productive and efficient.

With our advanced file filters, unlimited language and advanced file support, memoQ translator pro has been designed for translators and reviewers who work on their own, with other translators or in team-based translation projects.

More info »
BaccS – Business Accounting Software
Modern desktop project management for freelance translators

BaccS makes it easy for translators to manage their projects, schedule tasks, create invoices, and view highly customizable reports. User-friendly, ProZ.com integration, community-driven development – a few reasons BaccS is trusted by translators!

More info »



Forums
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search