Kohë e shkurtër për të dhënë përgjigje për pyetjet Kudoz
Thread poster: Eno Damo
Eno Damo  Identity Verified
Local time: 01:34
English to Albanian
+ ...
Mar 11, 2003

Përshëndetje të gjthëve;



Dëshiroj të ngre për diskutim çështjen e kohës gjatë të cilës pyetjet Kudoz janë të vlefshme për t’u përgjigjur. Psh, dje në mbrëmje vonë (sipas kohës në Shqipëri) u bë një pyetje dhe sot në mëngjes (po sipas kohës shqiptare) dikush kishte dhënë përgjigjen e saktë, dhe ajo ishte e vetmja përgjigje e dhënë. Natyrisht përgjigja ishte krejtësisht e saktë, dhe për këtë kishin rënë dakord edhe disa anëtarë të tjerë të Proz. Kjo nuk është në qendër të interesimit tim. Unë thjesht dëshiroj të tërheq vëmendjen që të lejojmë pak më shumë kohë për shpalljen e përgjigjes së saktë të një pyetje, në mënyrë që të gjithë anëtarët që dëshirojnë, të kenë një mundësi për të marrë pjesë dhe të ofrohen disa alternativa. Shpallja e përgjigjes së saktë (pavarësisht se përgjigja e parë mund të jetë dhe shpesh është e sakta) bën të pavlefshëm dhe të panevojshëm dhënien e përgjigjeve të tjera, duke kufizuar kështu pjesëmarrjen dhe duke ulur interesin për pyetjet Kudoz.



Gjithë të mirat,



Eno



Direct link Reply with quote
 
Edlira BABAMUSTA (MCIL)
Local time: 08:34
English to Albanian
+ ...
Kohë e shkurtër për të dhënë përgjigje për pyetjet Kudoz Mar 11, 2003

Eno, dhe unë jam dakort me këtë që thoni ju, por nga ana tjetër duhet të keni parasysh (nuk e di nëse ju ka ndodhur) që klientët shpeshherë e kërkojnë një përkthim brenda 24 orëve ose dhe brenda 12 orëve ngandonjëherë. Dhe mendoj që ai person që bën pyetjen dhe ka marrë një përgjigje, ndoshta ka pasur një afat të kufizuar për dorëzimin e punës.



Gjithë të mirat,



Edlira



Direct link Reply with quote
 

Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 01:34
Member (2001)
English to Albanian
+ ...
Përgjigja mbas mbylljes së pyetjes Apr 29, 2003

Hi Eno,

edhe pse një përgjigje mund të mbyllet shpejt nga pyetësi, ti përsëri mund të japësh përgjigjen tënde nëse dëshiron. Në këtë mënyrë ende mund të ndihmosh pyetësin, nëse varianti yt sjell diçka të re apo më të saktë.

Të fala,

Monika


Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Kohë e shkurtër për të dhënë përgjigje për pyetjet Kudoz

Advanced search






memoQ translator pro
Kilgray's memoQ is the world's fastest developing integrated localization & translation environment rendering you more productive and efficient.

With our advanced file filters, unlimited language and advanced file support, memoQ translator pro has been designed for translators and reviewers who work on their own, with other translators or in team-based translation projects.

More info »
BaccS – Business Accounting Software
Modern desktop project management for freelance translators

BaccS makes it easy for translators to manage their projects, schedule tasks, create invoices, and view highly customizable reports. User-friendly, ProZ.com integration, community-driven development – a few reasons BaccS is trusted by translators!

More info »



Forums
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search