Proceset teknike indirekte të përkthimit
Thread poster: Diana Kristo

Diana Kristo
United States
Local time: 22:55
English to Albanian
+ ...
Mar 15, 2003

1. Përkthimi literal(transliterimi). Ky lloj përkthimi që më thjesht do ta quanim përkthimi fjalë për fjalë, do të thotë kalimi i tekstit të origjinalit në tekstin e përkthyer korrekt si nga ana kuptimore ashtu dhe gramatikore e idiomatike. Në rastet më të mira kjo ndodh kur kemi të bëjmë me gjuhë të përafërta të së njëjtës familje, si frëngjishtja me italishten.

Në rastin e shqipes me anglishten gjejmë mjaft transliterime për shkak të koncepteve të njëjtë ose pothuaj të njëjtë jashtëgjuhësorë, huazimeve nga gjuhë të tilla si greqishtja e vjetër, latinishtja dhe frëngjishtja që i gjejmë në të dyja gjuhët si dhe nga konvergimi i mendimit dhe më pak i strukturave gjuhësore.

Por ky proces, i cili shkakton dhe më pak dhimbje koke për përkthyesin, bëhet i rrezikshëm dhe i papranueshëm kur teksti i përkthyer:

1. Merr kuptim tjetër. Këtu është fjala më tepër për shprehjet idiomatike si \"He always ploughs the sand\" por edhe për shumë raste të tjera si \"Dual Language/Two way Immersion Program\";

2. Nuk jep kuptim fare (Mundohuni të përktheni fjalë për fjalë \"He is the twig in your government\".

3.Eshtë i pamundur për arsye strukture si: \"He was listening no more\".

4. Nuk korrespondon me asnjë koncept jashtëgjuhësor të shprehur në origjinal si:

\"He sent him a white feather in an envelope\".

5. Korrespondon me diçka por jo në të njëjtin nivel të gjuhës (në anglisht i drejtohemi me \"you\" edhe fëmijës).

Ka edhe mjaft raste të tjera që hasen gjatë përkthimit dhe që do të dëshëroja t\'i diskutonim këtu.




[addsig]


Direct link Reply with quote
 

Diana Kristo
United States
Local time: 22:55
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Transpozicioni Mar 16, 2003

Transpozicioni është procesi sipas të cilit një formë gramatikore ose pjesë e fjalisë së origjinalit zëvendësohet me një pjesë tjetër pa ndryshuar kuptimin e mesazhit.

Transpozicioni është dy llojesh:

1. I detyruar.

2. Sipas dëshirës.

Në shqip kemi p.sh.: \"Me t\'u ngritur nga shtrati\" ose \"Sapo u grit nga shtrati\". Në anglisht kemi një formë bazë (as soon as he got up).

Kur kemi raste të tilla si \"pasi të kthehet/pas kthimit\" në anglisht e përkthejmë \"after he returns/after his return\" pra i lihet përzgjedhjes së përkthyesit në përshtatje me kontekstin.



Direct link Reply with quote
 

Anila Mayhew  Identity Verified
United States
Local time: 20:55
English to Albanian
+ ...
Faleminderit Mar 17, 2003

E dashur Dr. Kristo,



Thjesht desha t\'ju falenderoj per thesarin e madh te njohurive qe shprehni ketu. Po me ktheni pak mallin e viteve te Fakultetit te Gjuheve te huaja.



Eshte veshtire te jetosh larg vendlindjes dhe artikujt e revistat profesionale ne lidhje me perkthimin t\'i shijosh pothuajse vetem ne gjuhen e huaj.


Direct link Reply with quote
 

Diana Kristo
United States
Local time: 22:55
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Modulimi Mar 17, 2003

Modulimi është një ndryshim i origjinalit për qartësim. Cilësohet edhe si \"gur prove\" për përkthyesin, zotësinë e tij, sepse është tregues i njohurive jashtëgjuhësore të tij. Modulimi është një nga praktikat më formuese të lejuara.

Disa nga ndryshimet:

1. Konkretja për abstrakten: (to sleep in the open - të flesh në qiell të hapur)

2. Shpjegues: (you are quite a stranger - s\'të shohim më, je zhdukur fare)

3.Pjesa për të gjithën: (he cleared his throat - pastroi zërin (përpara se të flasë)

4. pohim për mohim ose e kundërta: (this is easy - kjo nuk është e vështirë)

5. Ndrrim i simboleve (he earns an honest dollar - e fiton bukën me djersë, me ndershmëri).



Direct link Reply with quote
 

Diana Kristo
United States
Local time: 22:55
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
Ekuivalenca Apr 22, 2003

Dy tekste mund të shprehin të njëjtin kuptim duke përdorur mjete krejtësisht të ndryshëm stilistikorë dhe strukturorë. Shembulli klasik i ekuivalencës është kur dikush vret dorën dhe në gjuhë të ndryshme e shpreh dhimbjen duke lëshuar tinguj të ndryshëm (në shqip \"olele\" në anglisht \"ouch\", në frëngjisht \"aie\", etj.). Ky shembull flet qartë për karakterin e veçantë të ekuivalencës. Shpesh ajo ka karakter sintagmatik dhe ka të bëjë me totalin e mesazhit. Në fakt, pjesa më e madhe e ekuivalencës është e fiksuar dhe përbën pjesë të repertorit frazeologjik, pra idiomat, proverbat, etj.

Në përgjithësi, proverbat ofrojnë ilustrimin më të mirë të ekuivalencës, p.sh \"make a mountain out of a molehill\" (bëj mizën buall, bëj qimen tra), \"go off the handle\" (dal nga kapistalli), \"he always plaughs the sand\" (ai gjithënjë rreh ujë në havan), etj.


Direct link Reply with quote
 

Diana Kristo
United States
Local time: 22:55
English to Albanian
+ ...
TOPIC STARTER
PĂ«rshtatja May 11, 2003

Konsiderohet edhe si kufiri më i largët ku mund të arrijë përkthimi. Përdoret në ato raste kur mesazhi nuk ekziston në gjuhën në të cilën përkthejmë. Në të tilla raste kemi zëvendësim të një situate me një tjetër. Mund të quhet edhe ekuivalencë situatash. Ky lloj përkthimi merr parasysh ndryshimet intelektuale, kulturore dhe gjuhësore që ekzistojnë midis të dyja gjuhëve. Po sjell si shembull katër vargje nga \"Hamleti\" dhe përkthimin e tyre nga Noli:

Doubt thou the stars are fire

Doubt that the sun doth move

Doubt truth to be e lier

But never doubt I love.



Thuaj yjtë s\'janë zjarr,

Thuaj dielli u shua

Thuaj jeta është varr

Po mos thuaj që s\'të dua



Sikurse shihet, përkthimi i Nolit ndryshon nga origjinali edhe në formë edhe në përmbajtje. Origjinali është varg me shtatë rrokje, ndërsa përkthimi i është përshtatur vargut më popullor të gjuhës shqipe, tetë rrokëshit. Origjinali ka 23 fjalë ndërsa përkthimi 18, pra janë lënë jashtë pesë fjalë dhe janë ndryshuar shtatë të tjera. Kështu fjala \"doubt\" është përkthyer me fjalën e bukur shqip \"thuaj\", fjala \"move\" me \"u shua\", duke ndryshuar krejt figurën e origjinalit, fjalët \"e vërteta\" dhe \"gënjeshtër\" Noli i ka zëvendësuar me \"jetë\" dhe \"varr\" duke ndryshuar kështu edhe kuptimin edhe metaforën. Nga të katër vargjet dy janë ndryshuar krejtësisht, dmth gjysma e strofës i përgjigjet qëllimit por jo kuptimit dhe figurave artistike të autorit.



Edhe Faik Konica e ka përkthyer këtë pjesë por ka ndjekur metodën franceze të përkthimit, pra atë të përkthimit të poezisë në prozë:

\"Ki dyshim se yjtë janë zjarr; ki dyshim se dielli tundet; ki dyshim se e vërteta është gënjeshtër; po kurrë mos ki dyshim se të dua\".

Si përfundim mund të them se Noli nuk ka bërë një përkthim të thjeshtë siç është transliterimi i fjalëve, por një rikrijim poetik, në të cilin arti i autorit është kryqëzuar me atë të përkthyesit dhe ka dhënë një hibrid të mrekullueshëm, një perlë të poezisë shqiptare.



Direct link Reply with quote
 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Proceset teknike indirekte të përkthimit

Advanced search






LSP.expert
You’re a freelance translator? LSP.expert helps you manage your daily translation jobs. It’s easy, fast and secure.

How about you start tracking translation jobs and sending invoices in minutes? You can also manage your clients and generate reports about your business activities. So you always keep a clear view on your planning, AND you get a free 30 day trial period!

More info »
Wordfast Pro
Translation Memory Software for Any Platform

Exclusive discount for ProZ.com users! Save over 13% when purchasing Wordfast Pro through ProZ.com. Wordfast is the world's #1 provider of platform-independent Translation Memory software. Consistently ranked the most user-friendly and highest value

More info »



Forums
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search