Akti ligjor 18:39 Apr 8, 2010
Hi Ledja,
Ti ke shumë të drejtë kur thua se "act" i referohet ligjeve dhe në Anglisht as unë nuk kam parë të përdoret si ""ruling no.xxx act". Në shqip unë e kam hasur në formën e rastit tuaj shumë herë edhe kur jetoja në Shqipëri edhe vitet e fundit. Pyetjes sime pse shkruhet në kêtë mënyrê në shqip,specialistë të fushës i janë përgjigjur se kjo është gjuhë ligjore. Gjatë viteve 1997 - 2002 kam punuar me emigracionin shumë dhe kam hasur dokumenta të kësaj forme. Kjo më bëri që të kontaktoja shkruesit e këtyre shkresave dhe të kërkoja shpjegime. Nuk e di a i jam përgjigjur sadopak pyetjes tuaj, por ky është shpjegimi i vetêm që kam i cili në një farë mënyre ka kuptim. Edhe në Anglisht ka dokumenta tê tilla që nga ana gramatikore apo strukturale nuk kanë kuptim por janë formularë të cilët shkruhen në formë standarte ligjore.
Me Respekt,
&
Best Wishes
Klemi
|