20:37 Mar 4, 2007
Sherefedin, siç mund ta dini, tashmë është përfunduar përkthimi i faqes ProZ.com në shqip. U krijua një ekip përkthyesish dhe ne të gjithë diskutuam disa nga termat e vështira. Nuk them se këto terma janë përfundimtare, pasi nuk janë miratuar nga gjuhëtarët, megjithatë, ato mund t'ju hyjnë në punë me këtë projekt. Nëse dëshironi, kthejeni gjuhën e ProZ.com në shqip (në të majtë, lart është butoni i duhur) dhe në këtë mënyrë mund të gjeni shumë terma që ndoshta do t'ju hyjnë në punë. Ditën e mirë, Monika |