possession

Albanian translation: lirim/dorëzim (banese)

GLOSSARY ENTRY (DERIVED FROM QUESTION BELOW)
English term or phrase:possession
Albanian translation:lirim/dorëzim (banese)
Entered by: Ledja

17:19 Mar 18, 2008
English to Albanian translations [PRO]
Law/Patents - Law (general)
English term or phrase: possession
"possession order", "possesion proceedings"

I kam parasysh përkthimet që përmban fjalori, por desha të më konfirmojë dikush fjalën që përdoret aktualisht në gjuhën ligjore në lidhje me rastet e mësipërme.
(Do qe akoma më mirë sikur kjo fjalë të ishte e kuptueshme për lexuesin e thjeshtë :), pasi bëhet fjalë për letër të dërguar një individi).
Ju falënderoj paraprakisht.
Ledja
United Kingdom
Local time: 21:49
Shih sugjerimet ...
Explanation:
Një ide:
"Vendim për lirim/dorëzim prone/banese ..."

Shprehja "kthim pronash", kam idenë se në Shqipëri përdoret vetëm për çështjen e rikthimit të pronave të konfiskuara nga regjimi komunist, e nuk mund t'i përshtatet çdo lloj kulture...

Në italisht (sa për kulturë, po e shtoj), flitet për "Procedura di sfratto".

"Përmbarimi/Zyra e përmbarimit/Zyra përmbaruese" është organi që merret me zbatimin e vendimeve të Gjykatës civile dhe akteve të tjera të caktuara me ligj; (pra, rrezja e veprimit të kësaj zyre, nuk kufizohet vetëm me çështjet e pronësisë)

--------------------------------------------------
Note added at 1 day17 hrs (2008-03-20 10:53:16 GMT)
--------------------------------------------------

Që këtu ka shumë pak përmbajtje, është më se e vërtetë.

Megjithatë, sipas meje, kur në pyetjet KudoZ, ndjehet mungesa e kontekstit (mungesë për të cilën Pyetësi në përgjithësi, shpresoj të ketë arsyet e veta të forta), dy janë rrugëzgjidhjet:
1. Nuk përgjigjesh sepse nuk ke elemente të mjaftueshëm;
2. Jep një përgjigje gjithsesi, nëse ke dëshirë të shtosh diçka thjesht sepse pyetja të ngjalli kuriozitet, edhe vajte kërkove paksa, edhe pate kujdes që të shprehesh në përgjigje me fjalë që, nga ana stilistikore, lënë të kuptosh se janë vetëm sugjerime, shoqërime idesh, "spunti di riflessione" etj.

"Sugjerimet" e mia, i përkasin kësaj kategorisë së dytë.

Nga ana tjetër, pyetësi, që e ka parasysh kontekstin, merr ato që i duhen edhe lë ato që nuk i duhen.

Nuk po jap sqarime të mëtejshme lidhur me përmbajtjen, lëndën, prekjet dhe ndarjet mes termave të mësipërm (nuk më premton koha, dhe e di që do të ishte e gjatë si përgjigje), por po e mbyll duke dhënë përkufizimin e konceptit "sfratto" në italisht sipas fjalorit enciklopedik të Treccanit (për ata të cilëve iu ngjall interes edhe e kuptojnë italishten; të më falin të tjerët, sepse ndoshta nuk është ky vendi i duhur).

(Të dashura kolege,
ju kërkoj ndjesë por, siç e shihni, m'u desh ta hiqja dhe rivendosja pyetjen, në mënyrë që të fshija citimin e këtushëm, bërë në gjuhën italiane: shkonte paksa jashtë teme)

Gëzuar të gjithëve!
Gentiana


Selected response from:

Gentiana Kasemi
Albania
Local time: 22:49
Grading comment
Faleminderit, Gentiana. Linku që keni dhënë ishte shumë i lidhur me rastin e letrës.
4 KudoZ points were awarded for this answer



Summary of answers provided
5 +3Urdhër përmbarimi për marrje në pronësi/Procedura lirimi/marrjeje pronësie
Fabiana Papastefani-Pezzoni
4 +1Urdhër përmbarimi
Elvana Moore
3 +1Shih sugjerimet ...
Gentiana Kasemi


Discussion entries: 20





  

Answers


14 mins   confidence: Answerer confidence 4/5Answerer confidence 4/5 peer agreement (net): +1
Urdhër përmbarimi


Explanation:
Në Shqipëri përdoret termi urdhër përmbarimi (Zyra e përmbarimit) - kur bëhet fjalë për ri-zotërimin e pronave, banesave, etj nga banka apo institucione të tjera.

--------------------------------------------------
Note added at 18 mins (2008-03-18 17:38:17 GMT)
--------------------------------------------------

www.albic.net/pdf/shqip/qend-bur/publikime/analiza/AnalizeK... -

Elvana Moore
United Kingdom
Local time: 21:49
Specializes in field
Native speaker of: Native in AlbanianAlbanian
PRO pts in category: 60

Peer comments on this answer (and responses from the answerer)
agree  Αlban SHPΑTΑ: E saktë. Urdhër përmbarimi.
14 hrs

neutral  Eva T: Urdhër përmbarimi... për çfarë??? Është tepër e përgjithshme, Elvana. Ka lloje të ndryshme urdhërash....
2 days 8 hrs
Login to enter a peer comment (or grade)

1 day 20 hrs   confidence: Answerer confidence 5/5 peer agreement (net): +3
Urdhër përmbarimi për marrje në pronësi/Procedura lirimi/marrjeje pronësie


Explanation:
1) Ledja, së pari, siç e tashë në pyetjen për pyetësin, këtu duhet pak përmbajtje pasi termi mund të marrë forma të ndryshme në
situata të ndryshme.

Për Gentën, dhe të gjithë:

2) Kam frikë se nuk është kuptuar mirë pëdorimin e Kudoz, Genta.

- Është një nga kërkesat kryesore që (pa nxjerrë sekrete) të japësh përmbjatje për pyetjet Kudoz. Lexoni këtë rregull: http://www.proz.com/siterules/kudoz_asking/2.4#2.4
"2.4 Sufficient context must be provided with each question. When there is no context, the subject area and type of document should be indicated. It can be helpful to enter sentences or paragraphs where the term in question occurs".

Ndaj është shumë legjitime dhe me vend që kolegët të kërkojnë përmbajtje, ndryshe pyteja fshihet, pasi rreziukon të nxisë diskutime të panevojshme dhe të rrezikshme.

- Kudoz në rradhë të parë është një platformë professionale, ku jepet ndihmë profesionale për terma që takohen gjatë punës dhe që hyjnë në një fjalor. Përgjegjësia e Fjalorthit duhet të jetë po aq e lartë sa e përkthimet që u dorëzojmë klientëve tanë.
Përkthimet e kudoz nuk janë në asnjë mënyrë "spuntini di riflessione". Ato bëhen të tilla kur një termi nuk i gjendet ana dhe atëherë kolegu/ja të thotë: "nuk jam e sigurt, por shih një herë këtë apo atë mundësi" dhe përcakton një nivel bindjeje shumë të ulët.

- Diskutimin me gjerësi i termit në një gjuhe tjetër, që nuk përfshihet nga çifti i gjuhëve të kërkuara, më mirë ta bëjmë veçmas pasi këtu jo të tërë flasin Italisht ose e flasin pak, dhe mund të ngatërrojë, sidomos në këtë rast kur nuk vlen për të gjitha situatat dhe kur nuk kemi shumë përmbajtje.

Ju uroj të gjithëve KudoZ dhe ProZ të lumtur dhe të frytshme.

Me respekt,

Fabiana

Fabiana Papastefani-Pezzoni
Romania
Local time: 23:49
Works in field
Native speaker of: Native in AlbanianAlbanian, Native in ItalianItalian
PRO pts in category: 4
Notes to answerer
Asker: Sapo kam ardhur në shtëpi dhe lexova përgjigjet e shtuara, që më duken mjaft me vlerë. Kërkoj ndjesë për mungesën e një konteksti më të gjerë, të cilin në fakt e kisha shkruar fillimisht, por pata një problem teknik me postimin e pyetjes. Gjithsesi, konteksti ishte një letër drejtuar qiramarrësit në lidhje me nisjen e procedurës gjyqësore për ta nxjerrë nga banesa. "eviction" mund të qe sinonimi më i përafërt në anglisht. Ndryshe nga "repossession" për banesën apo "confiscation" për mall dhe pronë, këtu nuk bëhej fjalë për pronësi, ndaj dhe nuk desha të gaboja me përdorimin e termit, por as me qartësinë e komunikimit tek personi. Besoj se në përgjigjet tuaja ka material interesant. Do të pres dhe ca për te zgjedhur në rast se keni ndonjë gjë për të shtuar. Faleminderit dhe gjithë të mirat. (Dhe nuk rri dot pa përmendur që këtu në Angli në shkolla kemi pushimet më të favorshme këtë vit: long weekend për pashkë, nga e enjtja deri të hënën, si dhe dy javë të tjera në fillim të prillit. Gëzuar :))


Peer comments on this answer (and responses from the answerer)
agree  Gentiana Kasemi: Po Fabiana, versioni yt më duket më i ploti në lidhje me pyetjen. Pastaj të gjitha të tjerat rregullohen :) Gëzuar Pashkët!
1 hr
  -> Falemnderit, e dashur Genta, dhe bëfshi Pashkë e pushime të gëzuara. Ne ketu jemi në punë (e kalamajtë në shkollë që të hënën pas pashke :(..

agree  Eva T: Variant i plotë dhe i qartë
11 hrs
  -> Falemnderit Eva

agree  Edlira BABAMUSTA (MCIL)
2 days 11 hrs
  -> Rrofsh, Edlira :)
Login to enter a peer comment (or grade)

2 days 22 hrs   confidence: Answerer confidence 3/5Answerer confidence 3/5 peer agreement (net): +1
Shih sugjerimet ...


Explanation:
Një ide:
"Vendim për lirim/dorëzim prone/banese ..."

Shprehja "kthim pronash", kam idenë se në Shqipëri përdoret vetëm për çështjen e rikthimit të pronave të konfiskuara nga regjimi komunist, e nuk mund t'i përshtatet çdo lloj kulture...

Në italisht (sa për kulturë, po e shtoj), flitet për "Procedura di sfratto".

"Përmbarimi/Zyra e përmbarimit/Zyra përmbaruese" është organi që merret me zbatimin e vendimeve të Gjykatës civile dhe akteve të tjera të caktuara me ligj; (pra, rrezja e veprimit të kësaj zyre, nuk kufizohet vetëm me çështjet e pronësisë)

--------------------------------------------------
Note added at 1 day17 hrs (2008-03-20 10:53:16 GMT)
--------------------------------------------------

Që këtu ka shumë pak përmbajtje, është më se e vërtetë.

Megjithatë, sipas meje, kur në pyetjet KudoZ, ndjehet mungesa e kontekstit (mungesë për të cilën Pyetësi në përgjithësi, shpresoj të ketë arsyet e veta të forta), dy janë rrugëzgjidhjet:
1. Nuk përgjigjesh sepse nuk ke elemente të mjaftueshëm;
2. Jep një përgjigje gjithsesi, nëse ke dëshirë të shtosh diçka thjesht sepse pyetja të ngjalli kuriozitet, edhe vajte kërkove paksa, edhe pate kujdes që të shprehesh në përgjigje me fjalë që, nga ana stilistikore, lënë të kuptosh se janë vetëm sugjerime, shoqërime idesh, "spunti di riflessione" etj.

"Sugjerimet" e mia, i përkasin kësaj kategorisë së dytë.

Nga ana tjetër, pyetësi, që e ka parasysh kontekstin, merr ato që i duhen edhe lë ato që nuk i duhen.

Nuk po jap sqarime të mëtejshme lidhur me përmbajtjen, lëndën, prekjet dhe ndarjet mes termave të mësipërm (nuk më premton koha, dhe e di që do të ishte e gjatë si përgjigje), por po e mbyll duke dhënë përkufizimin e konceptit "sfratto" në italisht sipas fjalorit enciklopedik të Treccanit (për ata të cilëve iu ngjall interes edhe e kuptojnë italishten; të më falin të tjerët, sepse ndoshta nuk është ky vendi i duhur).

(Të dashura kolege,
ju kërkoj ndjesë por, siç e shihni, m'u desh ta hiqja dhe rivendosja pyetjen, në mënyrë që të fshija citimin e këtushëm, bërë në gjuhën italiane: shkonte paksa jashtë teme)

Gëzuar të gjithëve!
Gentiana





    Reference: http://209.85.135.104/search?q=cache:EhUNQRtGXJ0J:www.gjykat...
Gentiana Kasemi
Albania
Local time: 22:49
Native speaker of: Native in AlbanianAlbanian, Native in ItalianItalian
PRO pts in category: 4
Grading comment
Faleminderit, Gentiana. Linku që keni dhënë ishte shumë i lidhur me rastin e letrës.

Peer comments on this answer (and responses from the answerer)
neutral  Eva T: KudoZ rule 1.4 http://www.proz.com/siterules/kudoz_general/1.4#1.4 (Shihni gjithashtu komentet e mia të zgjeruara më sipër)...
23 hrs

agree  Edlira BABAMUSTA (MCIL)
1 day 9 hrs
  -> Falemnderit Edlira
Login to enter a peer comment (or grade)



Login or register (free and only takes a few minutes) to participate in this question.

You will also have access to many other tools and opportunities designed for those who have language-related jobs (or are passionate about them). Participation is free and the site has a strict confidentiality policy.

KudoZ™ translation help

The KudoZ network provides a framework for translators and others to assist each other with translations or explanations of terms and short phrases.


See also:

Your current localization setting

English

Select a language

Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search