https://www.proz.com/forum/albanian/19574-referenca_teknike_n%EB_internet.html

Referenca teknike në internet
Thread poster: Silke Blumbach
Silke Blumbach
Silke Blumbach  Identity Verified
Germany
Local time: 21:38
English to German
+ ...
Mar 20, 2004

Të dashur kolegë,

meqë fjalorët teknikë në shqip janë ende mjaft të rallë, dëshiroj t'ju pyes për faqe në internet ku mund të gjej terminologji për tema të ndryshme teknike.
Para pak kohe kisha nevojë për terminologji kompjuterike, ku për fat të mirë tani ekzistojnë mjaft libra në treg (edhe pse jo me terminologji të njësuar). Tani më duhen informata për elektroshtëpiake.
Faqet mund të jenë edhe faqe ndërmarrjesh. Kryesorja është që mund
... See more
Të dashur kolegë,

meqë fjalorët teknikë në shqip janë ende mjaft të rallë, dëshiroj t'ju pyes për faqe në internet ku mund të gjej terminologji për tema të ndryshme teknike.
Para pak kohe kisha nevojë për terminologji kompjuterike, ku për fat të mirë tani ekzistojnë mjaft libra në treg (edhe pse jo me terminologji të njësuar). Tani më duhen informata për elektroshtëpiake.
Faqet mund të jenë edhe faqe ndërmarrjesh. Kryesorja është që mund të gjej shprehje teknike që nuk gjenden në fjalor.

Falëminderit paraprakisht dhe përshëndetje nga Saranda, ku jetoj prej fillimit të këtij viti

Silke Liria Blumbach
Collapse


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albania
Local time: 21:38
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Pyetja juaj.... Mar 24, 2004

Përshëndetje Silke Liria,

Ndoshta unë nuk jam e azhornuar sa duhet, por unë ende nuk kam gjetur në internet asgjë të këtijë lloji. Unë kam pasur një fjalor të vjetër, ...kur them të vjetër, ndoshta i 1976-ës, me terma teknike& inxhenierike por ai më ka humbur. Të të them të drejtën as autori nuk më kujtohet, por seç kam bindjen që ka qënë një grup autorësh. E përsëris, ndoshta nuk jam edhe aq e azhornuar edhe pse tashmë mungoj prej tetë-nëntë muajs
... See more
Përshëndetje Silke Liria,

Ndoshta unë nuk jam e azhornuar sa duhet, por unë ende nuk kam gjetur në internet asgjë të këtijë lloji. Unë kam pasur një fjalor të vjetër, ...kur them të vjetër, ndoshta i 1976-ës, me terma teknike& inxhenierike por ai më ka humbur. Të të them të drejtën as autori nuk më kujtohet, por seç kam bindjen që ka qënë një grup autorësh. E përsëris, ndoshta nuk jam edhe aq e azhornuar edhe pse tashmë mungoj prej tetë-nëntë muajsh nga Shqipëria, por unë nuk kam parë në treg ende një ri-botim të këtijë lloji.

E keqja tjetër është se mungon një shërmib prezantimi botimesh në Shqipëri. Veçse kur merr vesh që ka dalë në shtyp ky apo ai libër. Unë, ama, do përpiqem të të gjej adresën e e-mailit të një librarie (Libraria Friends) në Tiranë që më shkruan herë pas here për botimet më të fundit dhe kur më intereson ndonjë gjë nis mamin ose babin tim të m'i blenë.

Nuk të ndihmova fare, e di, okjo është situata, të paktën me sa di unë.

Përshëndetje dhe shpresoj të shijosh Sarandën e bukur me gjithë ç'ka (meqnëse ra fjala, si po ja bën me ujin aty?).

[Edited at 2004-03-24 12:43]
Collapse


 
Eva T
Eva T
English to Albanian
+ ...
Nuk kam parë Mar 29, 2004

Tung Silke Lirie,
unë nuk kam parë asnjë fjalor me terma elektro-shtëpiake deri tani.

Nuk besoj se ka, megjithatë, nuk i dihet... Me aq sa di unë të paktën, nuk ka.
Paçi fat me përkthimin tuaj.
Gjithë të mirat,
Eva

p.sh. Silke, a jeni shqiptare me origjinë? Më bëri përshtypje emri juaj i dytë, Lirie, prandaj po ju pyes.


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albania
Local time: 21:38
Member (2003)
English to Albanian
+ ...
Adresa e Librarisë Mar 29, 2004

Liri, mirëmëngjes. Sëpari, unë shpresoj të mos jem duke të thirrur me emrin e gabuar. Së dyti, kjo është adresa e e-mailit të librarisë në Tiranë, [email protected], e cila u shërben klientëve edhe me njoftime pëmes postës elektronike.

Së paku të interesohesh sepse fjalor të tillë online unë nuk kam dëgjuar. Më konfirmuan nga Shqipëria se ky fjalor ka ekzistuar dhe se ka qënë botuar andej
... See more
Liri, mirëmëngjes. Sëpari, unë shpresoj të mos jem duke të thirrur me emrin e gabuar. Së dyti, kjo është adresa e e-mailit të librarisë në Tiranë, [email protected], e cila u shërben klientëve edhe me njoftime pëmes postës elektronike.

Së paku të interesohesh sepse fjalor të tillë online unë nuk kam dëgjuar. Më konfirmuan nga Shqipëria se ky fjalor ka ekzistuar dhe se ka qënë botuar andej nga 1975 ose më tej.

Shpresoj të të ndohmojë.

Fabi
Collapse


 
Nick Beqo
Nick Beqo
Local time: 12:38
Albanian to English
+ ...
Terminologji May 16, 2004

Silke Liria Blumbach wrote:

Të dashur kolegë,

meqë fjalorët teknikë në shqip janë ende mjaft të rallë, dëshiroj t'ju pyes për faqe në internet ku mund të gjej terminologji për tema të ndryshme teknike.
Para pak kohe kisha nevojë për terminologji kompjuterike, ku për fat të mirë tani ekzistojnë mjaft libra në treg (edhe pse jo me terminologji të njësuar). Tani më duhen informata për elektroshtëpiake.
Faqet mund të jenë edhe faqe ndërmarrjesh. Kryesorja është që mund të gjej shprehje teknike që nuk gjenden në fjalor.

Falëminderit paraprakisht dhe përshëndetje nga Saranda, ku jetoj prej fillimit të këtij viti

Silke Liria Blumbach


E dashur Lirie
U gezova shume kur pashe emrin tuaj ketu. Jam anetar i ri, dhe kisha ndermend t'ju njoftoja edhe juve qe te vinit e te mernit pjese:)Grupi juaj tek Jahu nuk po behet i gjalle sidoqe juve dhate nje kontribut shume te madh.
Ne lidhje me pyetjen tuaj, do tju rekomandoja te vizitonit faqen e meposhteme:
http://www.iserv.net/~alexx/glossary.htm
Shpresoj tju hyje ne pune sadopak.
Pershendetje
Nick


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Referenca teknike në internet






CafeTran Espresso
You've never met a CAT tool this clever!

Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer. Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools. Download and start using CafeTran Espresso -- for free

Buy now! »
TM-Town
Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business

Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.

More info »