Glossary entry

English term or phrase:

Desk Review

Albanian translation:

shqyrtim dokumentar

Added to glossary by Blerina
Mar 5, 2018 10:53
6 yrs ago
English term

Desk Review

English to Albanian Other Printing & Publishing
Pjesë metodologjike në hulumtim
"Desk Review"

Discussion

MSc Jonis Buzi Mar 5, 2018:
"dokumentues" nuk është tipar thelbësor i metodës Metodat e kërkimit shkencor në shkencat sociale ndahen në dy grupe: metoda cilësore dhe metoda sasiore.
Secila prej tyre ka nënndarje të mëtejshme. Në metodën cilësore përfshihen, ndër të tjera, intervistimi, fokus grupet (grupet e fokusit), "desk review", intervistat me pyetje të hapura apo të mbyllura, pyetësorët, sondazhet, anketat, etj.
Të gjitha këto teknika të mbledhjes së të dhënave shërbejnë për "dokumentim" dhe pra "si dokument". Edhe një pyetësor apo intervistë shërben si "dokument".
"Desk review" nuk ka të bëjë thjesht me dokumentimin, sepse dokumentimi bëhet edhe përmes teknikave dhe metodave të tjera që përmenda, por me shqyrtimin e dokumenteve/punëve/raporteve/punimeve/librave/literaturës në përgjithësi, që ekziston apo ekzistojnë lidhur me temën në fjalë. "Desk review" është shqyrtim i literaturës ekzistuese lidhur me temën, pra të "burimeve dytësore" përkundër atyre parësore që nënkuptojnë teknikat e tjera.
Për këtë arsye, "dokumentues" nuk është fjalë e përshtatshme, sikurse kam ilustruar me lidhjen e dhënë më poshtë.
Sa për referencën, unë do të kisha qenë më i kujdesshëm me të.
Juliana Cullafiq Mar 5, 2018:
Përkufizimi i "dokumentues" Në "Fjalorin e gjuhës shqipe" përkufizimi i "dokumentues" është: që dëshmon a që vërteton diçka me dokumente; që shërben si dokument: material dokumentues.
Ndërsa, për referencë, në fjalorin e biznesit të Luan Kacelit që përmenda më poshtë, "desk research" është përkthyer "hulumtim dokumentues".

Proposed translations

1 hr
Selected

shqyrtim dokumentar

"Dokumentar" do të thotë "i/e dokumenteve".
"Review" do të thotë "shqyrtim" dhe jo "rishqyrtim".

Në metodat e hulumtimit, qofshin sasiore apo cilësore, termi "desk review" ka hyrë në shqipe si "shqyrtim dokumentar" dhe jo "dokumentues".
"Dokumentues" do të thotë "që dokumenton". Mirëpo shqyrtimi nuk mund të dokumentojë: studiuesi dokumenton.

Referencat e besueshme për këtë term janë të bollshme. Unë po sugjeroj vetëm një referencë.


http://publications.iom.int/system/files/pdf/social_inclusio...


PS: Nga ç'po shoh në historikun e pyetjeve tuaja, duket se ju (sikurse edhe nja "kolegë" të tjerë), pasi merrni një përgjigje, nuk jepni kurrfarë vlerësimi apo reagimi, qoftë edhe negativ. Unë besoj se si unë, ashtu edhe kolegët e tjerë, nuk kanë kohë të tepërt që nuk kanë ku e harxhojnë dhe rrinë duke dhënë sqarime. Minimumi që pritet prej atyre që bëjnë pyetje është të paktën ta mbyllin pyetjen dhe jo ta lënë hapur për vite të tëra apo të mos japin kurrfarë reagimi lidhur me sugjerimet që japin kolegët.
Sa për qartësim, unë sugjerimin tim këtu e dhashë jo për pikë "Kudoz" (sepse, duke parë historikun e pyetjeve që keni parashtruar, nuk besoj se unë apo ndonjë koleg tjetër do të marrë prej jush ndonjë pikë), por thjesht për të të ndihmuar.

--------------------------------------------------
Note added at 1 hr (2018-03-05 12:18:16 GMT)
--------------------------------------------------

(sikurse edhe disa "kolegë" të tjerë")*

--------------------------------------------------
Note added at 3 hrs (2018-03-05 13:57:25 GMT)
--------------------------------------------------

DOKUMENTAR mb. libr.
1. Që paraqitet si dokument, që ka karakterin e një dokumenti; që mbështetet në dokumente a që vërtetohet me dokumente; që u përket dokumenteve, i dokumenteve. Të dhëna (prova) dokumentare. Material dokumentar. Vërtetësi dokumentare. Kontroll dokumentar.
Note from asker:
E pranoj vërejtjen dhe kërkoj ndjesë :). Nuk është që kam parashtruar dhe aq shumë pyetje për të nxjerrë një përfundim të këtillë, por megjithatë siç thash e pranoj vërejtjen.
Something went wrong...
4 KudoZ points awarded for this answer.
15 mins

rishikim/rishqyrtim dokumentues

Ne Financë "review" përkthehet dhe "revizionim". "desk" përkthehet "dokumentues". Marrë nga fjalori i termave të biznesit dhe financës nga Luan Kaceli.
Something went wrong...
8 days

Raport Rivleresimi

Nese do ta perifrazonim "desk review" ka kuptimin e rivleresimit/shqyrtimit te nje hulumtimi/kerkimi te te dhenave te kryera ose mbledhura me pare ne teren. Dmth eshte procesi i dyte, pasi jane grumbulluar te dhenat, tani rishqyrtohen nga "zyra " - (desk).
Example sentence:

The purpose of this desk review was to assess the achievements of the United Nations Population Fund.

Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search