May 6, 2011 13:59
13 yrs ago
Italian term

signoraggio bancario

Italian to Albanian Bus/Financial Finance (general)
Përshëndetje,
jam duke përkthyer nga italishtja në shqip një intervistë ku haset shpesh shprehja “signoraggio bancario”. Doja të pyesja nëse dikush mund të më japë një shpjegim dhe përkthim të saktë në shqip të kësaj shprehje.
Faleminderit të gjithëve.

Discussion

ΕRѴӀЅ ОЅНΑϜӀ May 13, 2011:
Terma të tillë, me gjithë dëshirën dhe vullnetin tim të mirë kundrejt shqipes, nuk mund të përkthehen sepse, edhe në qoftë se kjo do të bëhej, termi do ta humbte kuptimin e tij. "Sinjarazh Bankar" për mua është përkthimi më i përshtatshëm. Me këtë term e kemi studiuar edhe në shkollë.
BrunildaTernova (asker) May 6, 2011:
Faleminderit Ervis.
Por a mund të themi se përkthimi i saktë i shprehejs është “Zotërimi Bankar” apo “Sinjorazhi Bankar” (ashtu si rezulton në gazetën Start)?

Proposed translations

24 mins

sinjorazh bankar

Në rastin konkret janë të ardhurat që merren nga emetimi (nxjerrja në qarkullim) i monedhës dhe përbën një nga burimet e rëndësishme të të ardhurave qeveritare që përdoren për të financuar borxhin publik.
Note from asker:
Përshëndetje Ervis. A mund të gjendet një përkthim tjetër më i përshtatshëm në gjuhën shqipe sesa "sinjorazh bankar" për të evituar huazimet?
Something went wrong...
2 hrs

e drejta e zotëruesit

Përshëndetje Bruna,

E drejta e zotëruesit përfaqëson diferencën ndërmjet vlerës reale të një kartëmonedhe (letër ose metal monedhë) dhe vlerës monetare që përfaqëson.

Këtë përshkrim e gjen tek fjalori i termave bankare, të biznesit, politikës dhe ekonomisë të Ilir Hotit.
Note from asker:
Përshëndetje Fabiana, Faleminderit për përgjigjen dhe shpjegimin e ofruar. Ajo që më interesonte gjithashtu ishte edhe përkthimi i saktë i shprehejs. Pra, cili version do ishte me i pershtatshëm: “Sinjorazh Bankar” apo “Zotërim Bankar”? Personalisht do dëshiroja te evitoja përdorimin e fjalëve të huazuara nga italishtja dhe të gjej një fjalë në shqip. Ndonjë ide të lutem?
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search