Jun 30, 2010 20:37
14 yrs ago
1 viewer *
Albanian term

proska/prroska

Albanian Tech/Engineering Geology
Çfarë janë prroskat apo proskat në shqip? Nuk jam e sigurt nëse shkruhet me "r" apo me "rr". Fjalori i gjuhës shqipe nuk e ka, në internet e shoh të përdorur dhe mua më duket e dëgjuar si fjalë, po nuk më vjen ndër mend kuptimi...

Falemnderit,
Genta

Responses

+1
11 hrs

përrua i vogël

Për habi ky term nuk është përfshirë as né fjalorin e gjuhës shipe por as në "Fjalorin e Gjeologjisë" të Dëfrim N. Shkupit (Tiranë, 1984) e as në "Fjalorin e termave të gjeologjisë" të Akademisë së Shkencave të RPSSH (shqip-anglisht-frëngjisht-italisht-rusisht), botuar në Tiranë në vitin 1988.

Termi haset në Fjalorin Shqip-Frëngjisht të Vedat Kokonës, Tiranë 1977 dhe është përtkhyer me ravine.

Edhe fjalori Shqip-Serbokroatisht i botuar në Prishtinë në vitin 1981 e njeh këtë term në trajtën PRROSKË dhe e shpjegon si "përrua i vogël".

Po në këtë kuptim përdoret në Maqedoni e Kosovë.

Note from asker:
Falemnderit Sherefedin, në fakt edhe unë e kisha të dëgjuar si fjalë...
Peer comment(s):

agree wodening
356 days
neutral MSc Jonis Buzi : Fjalori i 1988-ës e ka në fakt "ravine" (në anglishte dhe frëngjishte) (fq. 416).
2809 days
Something went wrong...
11 hrs

përroska (sic)

Genta,
Termi që kërkon është shkruar me gabime ndaj dhe nuk arrin ta gjesh. Bëhet fjalë për "përroska" të cilat në fjalorët e shqipes janë përkthyer si "ravine" por kjo nuk është e saktë. Ato quhen sipas vendit: branch, brook, beck, burn, creek, kill, lick, rill, river syke, bayou, rivulet, streamage, wash, or run.
Ja një shembull:
Shpatet lindore të maleve janë vijëzuar nga disa “përroska”, që kalojnë paralel me njëra-tjetrën dhe shumica nuk kanë grykëderdhje. Janë përgjithësisht të cekëta, me gjatësi nga disa dhjetëra metra deri në qindra, me prejardhje karstiko-erozionale.
Unë kam përdorur fjalët brook ose beck.
HTH Elvana

--------------------------------------------------
Note added at 11 hrs (2010-07-01 08:22:44 GMT)
--------------------------------------------------

Glad I could help! E
Note from asker:
Falemnderit Elvi, ja tani do t'i shoh me kujdes të gjitha variantet :)
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search